"Zgjidh Zanatin" në Elbasan, Manastirliu: 170 nxënës janë transferuar nga gjimnazet, në shkollat profesionale - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Zgjidh Zanatin” në Elbasan, Manastirliu: 170 nxënës janë transferuar nga gjimnazet, në shkollat profesionale

Fushata e komunikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Zgjidh Zanatin”, ka vijuar në qytetin e Elbasanit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, deputetin dhe drejtuesin politik Damian Gjiknuri, kanë vijuar fushatën e komunikimit për promovimin dhe nxitjen e arsimit profesional me mësues, nxënës dhe prindër në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës.
“Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për më shumë zanatçinj, për më shumë kapacitete apo burime njerëzore të orientuara drejt profesioneve, drejt zanatit. Ka zhvillime të rëndësishme në disa sektorë, sikurse është turizmi, nga ana tjetër kemi një zhvillim të infrastrukturës publike, kemi një zhvillim të teknologjisë dhe informacionit, inovacionit që kërkojnë profesionistë”, – tha Ministrja Manastirliu.
Duke falenderuar të gjithë mësuesit për punën e tyre në këtë fushatë intesive komunikimi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u shpreh se transferimi i nxënësve drejt shkollave profesionale do të vijojë:
“Nga nisma që kemi ndëmarrë për transferimin e nxënësve të klasave të 10-ta brenda muajit dhjetor, në gjithë vendin më shumë se 170 nxënës të janë transferuar nga gjimnazet drejt arsimit profesional”,- tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja Manatirliu bëri me dije edhe risinë për informimin e prindërve lidhur me aftësitë apo prirjet e fëmijëve të tyre: “Duke filluar nga viti që vjen, çdo prind, nëpërmjet sistemit SMIP, do të marrë në postën e tij, sugjerimin e vetë mësuesit se si ai vlerëson, që fëmija të ndjekë arsimin profesional apo atë të përgjithshëm, ku janë prirjet e fëmijëve apo ku duhet orientuar”.

Gledian Llatja, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit tha se zhvillimi i turizmit kërkon më shumë të rinj të formuar në zanate.
“Sot flasim për një mbështetje të qeverisë për arsimin profesional, kjo ka ardhur e nevojshme nga ekonomia. Kemi një rritje të turizmit dhe ne duhet të bëhemi gati për këtë”,- tha Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja.

Duke ftuar nxënësit të orientohen drejt arsimit profesional, Drejtuesi Politik i PS-së në Elbasan, Damian Gjiknuri tha: “Gjithë kjo infrastrukturë që po investohet, duhen njerëz të zanatit që duhet t’i mirëmbajnë, sepse pas investimit duhet të mirëmbahen, ndaj dua t’ju bëj një ftesë të rinjve të fokusohen tek zanati”.

Në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan, është mirëpritur fushata “Zgjidh Zanatin” nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit, për orientimin drejt arsimit profesional, fushatë e MAS, e cila do të vijojë në të gjithë vendin.

Previous Miratohet urdhri për vetëdeklarimin e punonjësve të Policisë, AMP e Gardës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC/Encro Chat