Zjarri në Sazan, Shqipëria mbështetet nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Zjarri në Sazan, Shqipëria mbështetet nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE

Pas një operacioni prej 48 oresh për vënien në kontroll dhe fikjen e zjarrit në ishullin e Sazanit, ndonëse është bëre e mundur vendosja në kontroll dhe në perimeter u vlerësua e nevojshme ndërhyrja nga ajri.
Për këtë qëllim një avion tip Canadair CL 415 që vjen nga Greqia aktivizohet sot, herët në mëngjes për shuarjen nga ajri të zjarrit në ishullin e Sazanit. Avioni Canadair CL 415 do të hyjë në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian (Emergency Response Coordination Centre – ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë.

Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në një terren tejet të vështirë, ku megjithë punën e palodhur të Forcës Tokësore nuk është arritur të izolohen të gjitha vatrat.
Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, puna në terren, krijimi i brezit të shpyllëzimit mbeten thelbësore për izolimin total të zjarrit në një zonë të ish-repartit ushtarak.

Avioni Canadair CL – 415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, pas një sërë kontaktesh falënderoi autoritetet atje për përgjigjen në kohë ndaj Shqipërisë.

Previous “Camp Nivica”- kampingu luksoz ekologjik, investimi i parë suedez në Shqipëri në fushën e turizmit të qëndrueshëm

Leave Your Comment