Zyra e IdentiTek në Himarë, të hapura edhe të shtunën e të dielën, në 27-28 Korrik si dhe të shtunën, 3 Gusht - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Zyra e IdentiTek në Himarë, të hapura edhe të shtunën e të dielën, në 27-28 Korrik si dhe të shtunën, 3 Gusht

Zyra e IdentiTek SHA në Himarë do të jetë e hapur çdo ditë edhe të shtunën e të dielën, në datat 27 – 28 Korrik si dhe të shtunën, 3 Gusht.

Çdo qytetar që aplikon për letërnjoftim në këtë bashki, ku ka zgjedhje të pjesshme në datën 4 gusht, para datës 1 gusht, do të mund të tërheqë letërnjoftimin e ri deri në 3 gusht, pra nuk do të presin 2 javë.

Ministri i Brendshëm Taulant teksa ishte në zyrat e “Identitek”, ku u njoh nga afër me masat e marra për lehtësimin e procesit për të gjithë shtetasit pasi tashmë shërbimet ofrohen edhe ditëve të shtuna, ndërsa për rastet e përshpejtuara, aplikimi mund të bëhet në të gjithë vendin, pavarësisht vendbanimit.

Këto ndryshime kanë për qëllim t’ua lehtësojnë procedurën shtetasve që punojnë e jetojnë jashtë vendit dhe janë kthyer në atdhe për pushime.

Ministri Balla vlerësoi angazhimin e kompanisë IdentiTek dhe stafit në këto ditë të nxehta vere, pasi ky ritëm pune do të vijojë edhe përgjatë 3 javëve të para të muajit gusht.

Për bashkëatdhetarët që kthehen për pushime, IdentiTek do të shërbejë edhe të shtunave për tre javët e para të gushtit. Aplikimi me kupon të përshpejtuar ku është rivonim dokumenti mund të bëhet në çdo zyrë në të gjithë vendin.

Pra nëse gjendjen civile p.sh. e ke në Shkodër, por ndërkohë po kalon pushimet në Vlorë, mund ta bësh pasaportën direkt aty ku ndodhesh. Kjo nuk vlen vetëm për shtetasit që pajisen për herë të parë me dokument.

Previous Ministrja Muzhaqi nga Durrësi dhe Librazhdi: Dialog me të rinjtë për përmirësimin e Ligjit të Rinisë dhe Vullnetarizmit