Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Dhjetor 2024:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E BUXHETIT PËR AGJENCINË E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT, PËR VITIN 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 7/1, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e buxhetit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), për vitin 2025, sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Të ardhurat e krijuara nga AZHT-ja deri në fund të vitit 2024 trashëgohen në vitin buxhetor 2025 dhe përdoren nga AZHT-ja për mbulimin e kostove dhe shpenzimeve të veta.
3. Të ardhurat e arkëtuara deri në fund të vitit 2024 transferohen në llogarinë bankare të AZHT-së, në bankën e nivelit të dytë.
4. Ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2025.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.725, DATË 2.9.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, nenit 7/1, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.725, datë 2.9.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikën 4, të kreut II, numri “120” zëvendësohet me “100”;
b) Titulli i kreut V, “Procedurat e rekrutimit”, zëvendësohet me “Procedurat e rekrutimit dhe nivelet e pagave të punonjësve të Agjencisë”;
c) Pas pikës 3, të kreut V, shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
“4. Elementet përbërëse të pagës bruto mujore dhe vlerat për secilin element të tyre për punonjësit e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit janë, si më poshtë vijon:
a) Paga për pozicion, që shpërblen vlerën relative të çdo pozicioni pune dhe që përcaktohet në kolonën 2, të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
b) Shtesa për vjetërsi në punë, që jepet në masën:
0.6 (zero pikë gjashtë) % pas çdo viti punë për 10 (dhjetë) vitet e para (1 – 10 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
0.8 (zero pikë tetë) % pas çdo viti punë për 10 (dhjetë) vitet e dyta (11 – 20 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
1 (një) % pas çdo viti punë për 10 (dhjetë) vitet e treta (21 – 30 vjet) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit.
c) Shtesa për natyrë të veçantë pune, që përcaktohet sipas kolonës 3, të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
ç) Në pikën 1, të kreut VI, numri “120” zëvendësohet me “100”.
2. Kudo në vendimin nr.325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, përcaktimet që lidhen me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit shfuqizohen.
3. Ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DEKLARIMIN “PASURI KULTURORE” TË ZONAVE ARKEOLOGJIKE NËNUJORE “A” DHE “B” TË QYTETIT TË DURRËSIT, MIRATIMIN E ZONIFIKIMIT DHE TË PLANIT PËR RUAJTJEN, MBROJTJEN DHE ADMINISTRIMIN E TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “ç”, të pikës 3, të nenit 9, të nënndarjes “iv”, të shkronjës “b”, të pikës 3, të nenit 53, dhe të nenit 153, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Deklarimin “pasuri kulturore” të zonave arkeologjike nënujore “A” dhe “B” të qytetit të Durrësit.
2. Miratimin e zonifikimit të zonave arkeologjike nënujore “A” dhe “B” të qytetit të Durrësit, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE DHE TË ORGANEVE QË FUNKSIONOJNË PRANË SAJ”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të neneve 14, pika 5, dhe 15, pika 2, të ligjit nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, të ndryshuar, si dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe të organeve që funksionojnë pranë saj”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.360, datë 26.4.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave””, i ndryshuar, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave për zbatimin e kësaj rregulloreje.
Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi në datën 1 janar 2025.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E DOKUMENTACIONIT PËR PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË PRIVATIZIMIT, MËNYRËN E PËRLLOGARITJES SË VLERËS SË PAGESËS SË MBETUR DHE AFATET E PAGESËS SË PRIVATIZIMIT TË OBJEKTEVE TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.18/2023, “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Qëllimi i këtij vendimi është të përcaktojë dokumentacionin, mënyrën e përllogaritjes së vlerës së pagesës së mbetur dhe afateve të shlyerjes së saj për objektet e ish-ndërmarrjeve bujqësore, për të cilat ka filluar procesi i privatizimit nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore.
2. Ky vendim nuk zbatohet dhe procesi i privatizimit nuk kryhet, kur:
a) objekti është shembur dhe nuk ekziston;
b) objekti apo trualli nën objekt janë pjesë e një procesi gjyqësor, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë.
3. Procedura për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore, për të cilat ka filluar ky proces, fillon vetëm me paraqitjen e kërkesës me shkrim nga subjektet e interesuara pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
4. Kërkesa përmban identitetin e kërkuesit, të dhënat e objektit për të cilin kërkohet përfundimi i procesit të privatizimit, kopje të kontratës së shitjes (nëse ka), mandate të pagesave të vlerës së plotë apo të pjesshme të privatizimit (nëse ka).
5. Dokumentacioni i kërkuar për përfundimin e procesit të privatizimit për objektet e përmendura në shkronjën “a”, të pikës 1, nenit 4, të ligjit nr.18/2023, “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, është, si më poshtë vijon:
a) Akti i miratimit të privatizimit për objektin;
b) Pasqyra nr.2 për gjendjen faktike dhe llogaritjen e vlerës së privatizimit;
c) Kontrata e shitjes së objektit / truallit;
ç) Genplani apo planimetria e objektit/ truallit;
d) Mandatet e pagesës së vlerës së plotë të objektit / truallit.
6. Dokumentacioni i kërkuar për përfundimin e procesit të privatizimit për objektet e përmendura në shkronjën “b”, të pikës 1, nenit 4, të ligjit nr.18/2023, “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, është, si më poshtë vijon:
a) Akti i miratimit të privatizimit për objektin;
b) Pasqyra nr.2 për gjendjen faktike dhe llogaritjen e vlerës së privatizimit;
c) Kontrata e shitjes së objektit apo truallit;
ç) Genplani apo planimetria e objektit/ose truallit;
d) Pagesat pjesore të kryera.
7. Dokumentacioni i kërkuar për përfundimin e procesit të privatizimit për objektet e përmendura në shkronjën “c”, të pikës 1, nenit 4, të ligjit nr.18/2023, “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, është, si më poshtë vijon:
a) Akti i miratimit të privatizimit për objektin;
b) Pasqyra nr.2 për gjendjen faktike dhe llogaritjen e vlerës së privatizimit;
c) Genplani apo planimetria e objektit;
ç) Pagesat e kryera.
8. Dokumentacioni i kërkuar për përfundimin e procesit të privatizimit për objektet e përmendura në shkronjën “ç”, të pikës 1, nenit 4, të ligjit nr.18/2023, “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, është, si më poshtë vijon:
a) Akti i miratimit të privatizimit për objektin;
b) Pasqyra nr.2 për gjendjen faktike dhe llogaritjen e vlerës së privatizimit;
c) Genplani apo planimetria e objektit;
ç) Pagesat pjesore të kryera.
9. Dokumentacioni i kërkuar për përfundimin e procesit të privatizimit për objektet e përmendura në shkronjën “d”, të pikës 1, nenit 4, të ligjit nr.18/2023, “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, është, si më poshtë vijon:
a) Akti i miratimit të privatizimit për objektin;
b) Akti i dorëzimit;
c) Pagesa e kryer;
ç) Genplani apo planimetria e objektit.
10. Për objektet, për të cilat janë shpalluar debitorë poseduesit aktualë, procesi i përfundimit të privatizimit vijon me pagesën e vlerës së plotë të objektit, sipas vlerës fillestare të kontabilizuar. Arkëtimi i pagesave të kësteve të mbetura nga vlera e privatizimit të objektit/truallit bëhet 100% në lekë.
11. Debitorët privatë, për objektet ndërtimore të kontabilizuara, sipas vendimit nr.403, datë 15.8.1994, të Këshillit të Ministrave, “Për arkëtimin e detyrimeve financiare në ndërmarrjet në varësi të Agjencisë Qendrore të Ristrukturimit dhe Privatizimit të NB-ve”, shlyejnë detyrimet, sipas parashikimit në pikën 1, të këtij vendimi.
12. Afati i pagesës së vlerës së kësteve të mbetura pa paguar është 30 (tridhjetë) ditë nga momenti i marrjes së faturës për arkëtim të lëshuar nga ministria përgjegjëse për bujqësinë.
13. Të ardhurat e përfituara nga ky proces kalojnë në buxhetin e shtetit.
14. Kur Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, në territorin e së cilës ndodhet objekti, nuk e administron praktikën e privatizimit apo mungojnë akte ose dokumente, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pranon dokumentacionin origjinal nga subjekti i interesuar. Subjekti paraqet deklaratë noteriale, nëpërmjet së cilës merr përsipër përgjegjësinë për origjinalitetin dhe vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar, që nuk ka transferuar të drejtat te të tretët, si dhe që titulli i pronësisë nuk është shpallur i pavlefshëm me një vendim gjyqësor të formës së prerë.
15. Gjatë kryerjes së procedurave administrative, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural verifikon në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës statusin juridik, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, nëse objekti i privatizuar apo trualli nën objektin e privatizuar është ende në pronësi shtetërore dhe nuk ka kaluar në pronësi të të tretëve.
16. Në rastet kur konstatohet se të drejtat për objektin e privatizuar apo trualli nën objektin e privatizuar janë transferuar te të tretët, procesi i kalimit të pronësisë realizohet në favor të tyre. Subjektet paraqesin dokumentacionin, sipas pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.18/2023, “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”.
17. Për efekt regjistrimi, një kopje e kontratës dhe planvendosjes së objektit dhe truallit funksional të tij, kur është rasti, në origjinal, i përcillet drejtorisë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, që ushtron aktivitetin në territorin ku ndodhet objekti i privatizuar. Regjistrimi në regjistrat kadastralë bëhet pas paraqitjes së kërkesës së subjektit përfitues, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, dhe me aktet nënligjore në fuqi.
18. Ngarkohen ministria përgjegjëse për bujqësinë, ministria përgjegjëse për financat, ministria përgjegjëse për ekonominë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, DOKUMENTACIONIT DHE PROCEDURAVE PËR MBLEDHJEN E TË DHËNAVE PËR IDENTIFIKIMIN E PERSONAVE QË U PËRKASIN PAKICAVE KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbledhja e të dhënave për identifikimin e personave, që i përkasin pakicave kombëtare, kryhet në përputhje me të drejtën e tyre për vetidentifikim të lirë.
2. Personi, që pretendon se i përket një pakice kombëtare dhe kërkon të identifikohet si i tillë, paraqet formularin e vetidentifikimit, sipas aneksit 1, të këtij vendimi, pranë të njëjtit komision të ngritur në ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme për shqyrtimin e kërkesave për njohjen e një pakice kombëtare (në vijim komisioni). Në përbërjen e komisionit duhet të përfshihet gjithashtu një përfaqësues nga pakica kombëtare, pjesë e së cilës personi është vetidentifikuar, përveç rasteve kur kjo pakicë është e përfaqësuar në përbërjen e përhershme të komisionit.
3. Ky komision mblidhet të paktën 2 (dy) herë në vit dhe sa herë vlerësohet e nevojshme me kërkesë të 1/4 së anëtarëve të tij.
4. Komisioni pranon vetidentifikimin dhe pasqyron të dhënat në listën përkatëse për pakicat kombëtare, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga depozitimi i formularit të vetidentifikimit.
5. Në raste përjashtimore, bazuar në arsye, të cilat hedhin dyshime serioze për saktësinë e të dhënave të vetidentifikuara, mund të kërkohet verifikim i mëtejshëm i vetidentifikimit, me një shumicë prej 2/3 së anëtarëve të komisionit, në rastet kur:
a) ka paraqitje të një numri të shtuar dhe të pazakontë vetidentifikimesh, brenda një periudhe gjashtëmujore;
b) personi i vetidentifikuar banon në një njësi të vetëqeverisjes vendore, e cila, faktikisht, nuk shfaq karakteristika të dallueshme kulturore, etnike, gjuhësore, fetare apo karakteristika tradicionale, c) të evidentuara nga informacionet përkatëse, ndër të tjera, siç është mungesa e përfaqësimit kolektiv, përmes një mungese të qartë të pranisë aktive, të vazhdueshme dhe të konsoliduar të aktiviteteve të përfaqësimit kolektiv, përfshirë shoqatat e minoritetit kombëtar përkatës në njësinë e vetëqeverisjes vendore në fjalë etj;
ç) ka ndryshime të gjenealiteteve të personit të vetidentifikuar, krahasuar me dokumente të mëparshme.
6. Komisioni mund të kërkojë, në rastet kur nis një procedurë verifikimi, informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, me qëllim verifikimin e vërtetësisë së të dhënave të paraqitura, në përputhje me parashikimet e pikës 1, të nenit 3, dhe të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i dërgon kërkesën për verifikim zyrës përkatëse të arkivit të gjendjes civile të degës përkatëse të qarkut, duke u bazuar në të dhënat e vetidentifikimit të personit.
8. Zyra e arkivit të gjendjes civile kryen verifikimet, nëse:
a) personi rezulton i regjistruar në regjistrin përkatës të gjendjes civile, të administruar nga zyra e arkivës së gjendjes civile, ku janë evidentuar të dhëna lidhur me përkatësinë etnike, të ndryshme nga ajo shqiptare;
b) personi ka lindur nga të paktën një prind me përkatësi etnike joshqiptare dhe në aktin e lindjes së tij rezulton e evidentuar një përkatësi etnike tjetër;
c) në aktin e lindjes së personit, përpara vitit 2011, ka qenë përcaktuar një përkatësi etnike, e ndryshme nga ajo shqiptare;
ç) në dokumentet e arkivuara të gjendjes civile për periudhat e regjistrimeve të popullsisë për shtetasit që i përkasin një pakice etnike, të ndryshme nga ajo shqiptare, ose për paralindësit e tyre, janë evidentuar të dhëna që lidhen me përkatësinë etnike, të ndryshme nga ajo shqiptare;
d) ka të dhëna plotësuese, që i referohen përkatësisë tjetër etnike, për elemente të gjendjes civile, që gjithashtu mund të rezultojnë në aktet e martesës dhe të vdekjes të administruara prej saj.
9. Zyra e arkivit të gjendjes civile i paraqet komisionit informacionin e mbledhur, lidhur me elementin e përkatësisë etnike. Komisioni rishikon dokumentacionin e mbledhur, sipas pikës 8, të këtij vendimi, duke i dhënë peshë vendimtare zgjedhjes subjektive të individit. Faktorë, si gjuha, feja, kultura ose traditat ofrojnë një bazë të mjaftueshme për qëllimin e vetidentifikimit. Dokumentacioni i marrë, sipas pikave 7 dhe 8, të këtij vendimi, shërben si tregues, ndihmës në marrjen e mendimit nga ana e komisionit.
10. Komisioni, në rast të mosprovimit të vetidentifikimit, sipas pikave 7 dhe 8, të këtij vendimi, u drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe institucioneve të tjera, nëse kanë dokumente zyrtare që mbështesin përkatësinë e shtetasit në një pakicë kombëtare.
11. Procedura e mbledhjes së të dhënave kryhet në përputhje me pikën 2, të nenit 6, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
12. Zyrat e arkivit të gjendjes civile në degët e qarkut lëshojnë të dhëna, që i referohen regjistrimit të shtetasve, sipas regjistrave themeltarë për periudhat e regjistrimit kur janë kryer. Përpunimi i këtij informacioni kryhet në bazë të konsultimit të të dhënave në regjistrat themeltarë, ku konfirmohen të dhënat e shtetasve me përkatësi etnike, të ndryshme nga ajo shqiptare. Personi i interesuar mund të paraqesë dokumentacione ose çdo material tjetër të nevojshëm në mbështetje të vetidentifikimit.
13. Komisioni, pasi shqyrton informacionin e marrë nga institucionet e lartpërmendura dhe nga personi për të cilin bëhet procedura e vetidentifikimit, vijon me marrjen e vendimit për konfirmimin ose jo të vetidentifikimit, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e iniciimit të kryerjes së verifikimit, sipas përcaktimeve të pikës 4, të këtij vendimi. Periudha e nisjes së këtij afati fillon nga data e njoftimit nga komisioni për palën e interesuar. Në rast se nuk merret një vendim brenda afatit të përcaktuar, vetidentifikimi konsiderohet i konfirmuar.
14. Vendimi i arsyetuar i komisionit i njoftohet menjëherë personit për të cilin është kryer procesi i verifikimit.
15. Në rastet kur personi kërkon të apelojë vendimin e komisionit, krijohet një komision apelimi.
16. Komisioni i apelit kryesohet nga përfaqësuesi i ministrisë përgjegjëse për çështjet e brendshme dhe ka në përbërje:
a) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e brendshme;
b) një përfaqësues nga Avokati i Popullit;
c) një përfaqësues nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi;
ç) një përfaqësues i emëruar nga Komiteti për Pakicat Kombëtare;
d) një përfaqësues nga një organizatë e shoqërisë civile, i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në lidhje me pakicat kombëtare, të propozuar nga Komiteti i Minoriteteve Kombëtare.
17. Kundër vendimit të komisionit të apelimit, personi ka të drejtë të paraqesë ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative, sipas parashikimeve të ligjit nr.49/2012, “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar.
18. Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e brendshme, komisioni, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, prefektët e qarqeve, zyrat e arkivit të gjendjes civile në degën e qarkut dhe institucionet e tjera shtetërore, që administrojnë dokumente, të dhëna zyrtare në lidhje me përkatësinë e shtetasve shqiptarë në një pakicë kombëtare, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, me përjashtim të shkronjës “a”, të pikës 5, e cila hyn në fuqi pas dy vjetësh nga botimi i këtij vendimi dhe nuk ka efekt prapaveprues për vetidentifikimet e paraqitura deri në përfundim të afatit.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.31, DATË 22.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN, PËRBËRJEN, FUNKSIONIMIN DHE STATUSIN E AUTORITETIT TË KONTROLLIT SHTETËROR TË EKSPORTEVE, PËRCAKTIMIN E AFATEVE, TË MËNYRËS DHE TË PROCEDURËS PËR SHKËMBIMIN E INFORMACIONIT DHE TË MARRJES SË MENDIMIT NGA INSTITUCIONET E TJERA TË PËRFSHIRA NË TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE TË KONTROLLUARA, SI DHE PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR LËSHIMIN E GARANCIVE DHE KRYERJEN E KONTROLLIT SHTETËROR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 9, pika 4, e 35, pika 8, të ligjit nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në kreun IV, të vendimit nr.31, datë 22.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin, përbërjen, funksionimin dhe statusin e Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, përcaktimin e afateve, të mënyrës dhe të procedurës për shkëmbimin e informacionit dhe të marrjes së mendimit nga institucionet e tjera të përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave të kontrolluara, si dhe përcaktimin e procedurave për lëshimin e garancive dhe kryerjen e kontrollit shtetëror”, bëhen këto ndryshime:
2. Në pikën 29, fjalia e dytë “Kriteret për lëshimin e certifikatave përcaktohen me urdhër të kryetarit të AKSHE-së, në përputhje me pikën 3, të nenit 26, të ligjit nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë””, hiqet.
II. Në pikën 32, fjalët “… dhe ligjin nr.10433, datë 16.6.2021, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” …” zëvëndësohen me “ … dhe legjislacionin në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë …”.
Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KRITEREVE, RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE PËR PËRFITIMIN E LEHTËSIRAVE TË TJERA NGA SUBJEKTET QË KRYEJNË AKTIVITET NËPËRMJET PARTNERITETIT ME SHOQËRINË SHTETËRORE TË PRODHIMIT, DEMILITARIZIMIT DHE TREGTIMIT TË ARMËVE, MUNICIONEVE, PAJISJEVE DHE TEKNOLOGJIVE USHTARAKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 27, të ligjit nr.87/2024, “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
1.Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë kriteret që duhet të plotësojnë subjektet aplikuese pranë Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, dokumentacionin dhe procedurat për të përfituar lehtësirat e parashikuara në pikën 2, të nenit 26, të ligjit nr.87/2024, “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.
2. Objekti i këtij vendimi është përcaktimi i;
a) kritereve të përgjithshme për të cilat kryhet vlerësimi i aplikimit nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes dhe procedurat e kryerjes së këtij vlerësimi;
b) dokumentacionit që duhet të plotësojnë subjektet aplikuese për përfitim të lehtësirave të parashikuara në pikën 2, të nenit 26, të ligjit nr.87/2024.
3. Në këtë vendim, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Lehtësira të tjera”, të gjitha lehtësirat e parashikuara në pikën 2, të nenit 26, të ligjit nr.87/2024, “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, për të cilat subjekti aplikues kërkon të kualifikohet;
b) “Subjekt aplikues”, çdo person juridik privat, vendas apo i huaj, të cilët do të kryejnë aktivitet në industrinë ushtarake dhe janë përzgjedhur nga ana e shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., për partneritet me të, sipas procedurave të përcaktuara në nenin 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.
II. DOKUMENTACIONI SHOQËRUES PËR PËRFSHIRJE NË PROCEDURAT APLIKUESE PËR PËRFITIMIN E LEHTËSIRAVE
1. Çdo subjekt aplikues, i interesuar për të përfituar lehtësitë, paraqet pranë Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes kërkesën, sipas formularit standard të aplikimit të plotësuar dhe i firmosur nga përfaqësuesi ligjor i subjektit aplikues, së bashku me dokumentacionin shoqërues, si më poshtë vijon:
a) Kopjen e certifikatës së regjistrimit të subjektit në Qendrën Kombëtare të Biznesit;
b) Ekstraktin historik të biznesit dhe ekstraktin për të dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues;
c) Dokumentacionin provues për miratimin nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë shtetërore “Kayo”, sh.a., për bashkëpunimin me personin juridik privat;
ç) Relacionin shpjegues për partneritetin me shoqërinë Kayo, sh.a., formën e bashkëpunimit, përshkrimin e aktiviteteve që do të realizohen, mundësitë e punësimit, përfshirjen e teknologjive, ndikimin mjedisor, analizën e impaktit ekonomik, social, mundësitë e përfitimit publik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes;
d) Kopjen e plotë të planit të biznesit afatshkurtër 3-vjecar;
dh) Pasqyrën financiare të audituar për të paktën 3 vitet e fundit në vendet e origjinës së subjekteve aplikuese ose, në rast të subjekteve të reja, deklaratën financiare të audituesit të miratuar;
e) Dokumentacionin financiar, që provon kapacitetet financiare për kryerjen e aktiviteteve në industrinë ushtarake;
ë) Dokumentacionin që përshkruan nevojat për infrastrukturë ndihmëse;
f) Listën e punonjësve të planifikuar për punësim dhe programin e trajnimit për kualifikimin e tyre;
g) Dokumentacionin që provon se subjekti nuk është në procedurë falimentimi ose likuidimi dhe se kapitalet dhe asetet nuk janë objekt i procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm;
gj) Vërtetimin se subjekti aplikues nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale;
h) Vërtetimin që subjekti i ka përmbushur të gjitha detyrimet në lidhje me pagesat e taksave, tatimeve, kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
i) Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose një dokument të lëshuar nga një autoritet tjetër kompetent, që vërteton se personat që janë anëtarë të një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i tij, aksionar/ortak ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrëse apo kontrolluese brenda tij, të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje ose financim në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë të armatosur, organizatë terroriste, pastrim parash ose financim të terrorizmit, vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, gjenocid, torturë, vrasje, vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike, armëmbajtje pa leje, tregti të paligjshme armësh, krime ushtarake, sulme kibernetike, organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe i veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve, si dhe shfrytëzim i punës së të miturve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore;
j) Autorizimin me shkrim të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes për të kryer verifikimet e nevojshme të të dhënave të paraqitura me aplikimin për përfitimin nga lehtësirat.
2. Dokumentacioni i kërkuar paraqitet në formën dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës për personat juridikë të huaj. Për këta të fundit, kërkohet i legalizuar me vulë apostile ose noterizuar dhe përkthyer në shqip.
III. KRITERET E PËRGJITHSHME PËR TË CILAT KRYHET VLERËSIMI DHE PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË APLIKIMIT NGA AGJENCIA E INDUSTRISË SË MBROJTJES
1. Vlerësimi për kualifikimin e subjekteve aplikuese për përfitimin e lehtësirave mbështetet në kriteret e mëposhtme:
a) Verifikimi i saktësisë së dokumentacionit të subjektit aplikues;
b) Vlerësimi i impaktit të aktivitetit të subjektit në aspektin social, ekonomik dhe strategjik;
c) Vlera e shtuar që aktivitetet e subjektit do të prodhojnë në industrinë ushtarake dhe në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes;
ç) Ofrimi i teknologjive të reja.
2. Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, pas marrjes së formularit të aplikimit dhe dokumentacionit përkatës, kryen procedurën e vlerësimit të aplikimit. Vlerësimi konsiston me verifikimin e dokumentacionit të subjektit aplikues, lidhjen e lehtësirave me aktivitetin që subjekti do të kryejë në industrinë ushtarake, shqyrtimin e informacionit të administruar nga institucionet publike, me të cilat lidhen lehtësirat, si dhe me vlerësimin strategjik dhe impaktin në fushën e sigurisë e të mbrojtjes.
3. Në rast se Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes konstaton se dokumentacioni i subjektit aplikues është i paplotë ose i paqartë apo vlerëson se i duhen informacione shtesë, i kërkon me shkrim subjektit aplikues plotësimin e të gjitha dokumenteve dhe të dhënave të kërkuara brenda 10 (dhjetë) ditëve punë nga data e marrjes së dosjes. Subjekti duhet të plotësojë dokumentacionin brenda 10 (dhjetë) ditëve punë nga data e marrjes së njoftimit. Afati për plotësimin e dokumenteve dhe të dhënave të kërkuara pezullon afatin e përgjithshëm të shqyrtimit të aplikimit, parashikuar në pikën 5, të këtij kreu.
4. Agjencia koordinohet dhe shkëmben informacion me institucionet e tjera shtetërore, me të cilat lidhen lehtësitë e kërkuara, në funksion të kryerjes së vlerësimit të subjektit aplikues, përfshirë por pa u kufizuar me Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqërinë “KAYO”, sh.a., Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ministrinë përgjegjëse për çështjet e ekonomisë, çështjet e sipërmarrjes, të infrastrukturës dhe energjisë, Ministrinë e Mbrojtjes.
5. Vlerësimi i aplikimeve, pas koordinimit me institucionet e tjera shtetërore, me të cilat lidhen lehtësitë, përfundon brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga paraqitja e dosjes së plotë dhe përmbyllet me hartimin e një raporti vlerësues nga ana e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes.
6. Raporti vlerësues i Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes ka në përmbajtje vlerësimin për kualifikimin e subjektit për lehtësirat, analizën, procedurat e kryera në lidhje me to, si edhe propozimet e rekomandimet përkatëse për miratim ose refuzim dhe, brenda 5 (pesë) ditëve nga përfundimi i vlerësimit, i dërgohen për shqyrtim dhe miratim Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.
7. Komiteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë, pas shqyrtimit të raportit të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, merr vendim në lidhje me miratimin apo refuzimin e lehtësirave për të cilat ka aplikuar subjekti, brenda një afati prej 30 (tridhjetë) ditësh pune nga data e dorëzimit të propozimit nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes.
8. Vendimi i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë i njoftohet i arsyetuar subjektit aplikues dhe institucioneve publike me të cilat lidhen lehtësirat e kërkuara. Ky njoftim realizohet nëpërmjet Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes.
IV DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
1. Deri në momentin e ngritjes së infrastrukturës së nevojshme për ofrimin e shërbimit on-line, kërkesat për aplikim do të paraqiten nëpërmjet shërbimit postar.
2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Qendra Kombëtare e Biznesit, shoqëria “KAYO”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RRUGA BERAT – BALLABAN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rruga Berat – Ballaban”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall”, “pemëtore”, “kullotë” dhe “ullishte”, me vlerë të përgjithshme prej 4 396 574 (katër milionë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër) lekësh.
4. Masa e shpërblimit për pronarët, që shpronësohen, është 4 396 574 (katër milionë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë dhe përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, si dhe regjistron aktin e kalimit në përgjegjësi administrimi për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për Autoritetin Rrugor Shqiptar për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit në përgjegjësi administrimi për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKITË KRUJË DHE KURBIN TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 19, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te bashkitë Krujë dhe Kurbin të 140 (njëqind e dyzet) apartamenteve, në 11 (njëmbëdhjetë) ndërtesa me njësi banimi (pallat), përkatësisht, sipas listave të inventarit, që i bashkëlidhen këtij vendimi, detajuar, si më poshtë vijon:
a) 122 (njëqind e njëzet e dy) apartamenteve në 10 (dhjetë) ndërtesa me njësi banimi (pallat) në Bashkinë Krujë;
b) 18 (tetëmbëdhjetë) apartamenteve në 1 (një) ndërtesë me njësi banimi (pallat) në Bashkinë Kurbin.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkitë Krujë dhe Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË DURRËS, KAMZË, MIRDITË, SHIJAK, KRUJË DHE VORË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97, datë 7.12.2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 1 421 144 250 (një miliard e katërqind e njëzet e një milionë e njëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në bashkitë Durrës, Kamzë, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Durrës, në masën 341 609 690 (treqind e dyzet e një milionë e gjashtëqind e nëntë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë) lekë pa TVSH;
b) Bashkisë Kamzë, në masën 173 720 000 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e njëzet mijë) lekë pa TVSH;
c) Bashkisë Mirditë, në masën 126 653 347 (njëqind e njëzet e gjashtë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e dyzet e shtatë) lekë pa TVSH;
ç) Bashkisë Shijak, në masën 116 705 361 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e pesë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë pa TVSH;
d) Bashkisë Krujë, në masën 310 460 416 (treqind e dhjetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë pa TVSH;
dh) Bashkisë Vorë, në masën 351 995 436 (treqind e pesëdhjetë e një milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e katërqind e tridhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH.
2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2024, nga bashkitë Durrës, Kamzë, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë, në masën 919 202 014,60 (nëntëqind e nëntëmbëdhjetë milionë e dyqind e dy mijë e katërmbëdhjetë presje gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 204 965 814 (dyqind e katër milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH;
b) Bashkisë Kamzë i transferohet fondi, në masën 173 720 000 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e njëzet mijë) lekë pa TVSH;
c) Bashkisë Mirditë i transferohet fondi, në masën 126 653 347 (njëqind e njëzet e gjashtë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e dyzet e shtatë) lekë pa TVSH;
ç) Bashkisë Shijak i transferohet fondi, në masën 70 023 216,60 (shtatëdhjetë milionë e njëzet e tre mijë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë presje gjashtëdhjetë) lekë pa TVSH;
d) Bashkisë Krujë i transferohet fondi, në masën 132 642 375 (njëqind e tridhjetë e dy milionë e gjashtëqind e dyzet e dy mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH;
dh) Bashkisë Vorë i transferohet fondi, në masën 211 197 262 (dyqind e njëmbëdhjetë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë pa TVSH.
3. Efekti financiar, për vitin 2024, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet bashkive Durrës, Kamzë, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.
4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe bashkitë Durrës, Kamzë, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË KAMZË, MIRDITË, SHIJAK DHE KRUJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97, datë 7.12.2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 621 985 790,80 (gjashtëqind e njëzet e një milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë presje tetëdhjetë) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të banesave individuale në bashkitë Kamzë, Mirditë, Shijak dhe Krujë, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Kamzë , në masën 42 100 570 (dyzet e dy milionë e njëqind mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) lekë pa TVSH;
b) Bashkisë Mirditë, në masën 17 108 695 (shtatëmbëdhjetë milionë e njëqind e tetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH;
c) Bashkisë Shijak, në masën 182 321 595 (njëqind e tetëdhjetë e dy milionë e treqind e njëzet e një mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH;
ç) Bashkisë Krujë, në masën 380 454 930,80 (treqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e tridhjetë presje tetëdhjetë) lekë pa TVSH.
2. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2024, nga bashkitë Kamzë, Mirditë, Shijak dhe Krujë, në masën 549 057 152,80 (pesëqind e dyzet e nëntë milionë e pesëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e dy presje tetëdhjetë) lekë pa TVSH, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Kamzë, në masën 42 100 570 (dyzet e dy milionë e njëqind mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) lekë pa TVSH;
b) Bashkisë Mirditë, në masën 17 108 695 (shtatëmbëdhjetë milionë e njëqind e tetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH;
c) Bashkisë Shijak, në masën 109 392 957 (njëqind e nëntë milionë e treqind e nëntëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH;
ç) Bashkisë Krujë, në masën 380 454 930,80 (treqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e tridhjetë presje tetëdhjetë) lekë pa TVSH.
3. Efekti financiar do të përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe u transferohet bashkive Kamzë, Mirditë, Shijak dhe Krujë në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e riforcimit të banesave individuale për ata individë, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë, që rezultojnë me shkallë dëmi DS4 e që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, në bazë të aktekspertizave të thelluara.
4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe bashkitë Kamzë, Mirditë, Shijak dhe Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.412, DATË 15.6.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË KAMZË DHE LEZHË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.412, datë 15.6.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
a) Pas pikës 2/2 shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:
“2/3. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, nga Bashkia Lezhë, në masën 10 024 380 (dhjetë milionë e njëzet e katër mijë e treqind e tetëdhjetë) lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, sipas aktekspertizave të thelluara, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Lezhë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
b) Pas pikës 3/1 shtohet pika 3/2, me këtë përmbajtje:
“3/2. Efekti financiar për vitin 2024 përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Lezhë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKIA TIRANË TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 19, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kalimin te Bashkia Tiranë të 586 (pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë) apartamenteve, në 9 (nëntë) ndërtesa me njësi banimi, përkatësisht, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT NË BASHKINË KAMZË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 24 750 000 (njëzet e katër milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Kamzë.
2. Efekti financiar do të përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, dhe i transferohet Bashkisë Kamzë në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.980, DATË 2.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E PROJEKTIMIT, ZBATIMIT TË PUNIMEVE, MBIKËQYRJES DHE KOLAUDIMIT TË QENDRËS SË SHËRBIMEVE DHE ADMINISTRIMIT TË MJETEVE TË TRANSPORTIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 3/1, të vendimit nr.980, datë 2.12.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 3/2, me këtë përmbajtje:
“3/2. Përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, për financimin e projektimit, të zbatimit të punimeve, të mbikëqyrjes dhe të kolaudimit të Qendrës së Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, të jetë në masën 29 915 490 (njëzet e nëntë milionë e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë) lekë pa TVSH dhe të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.502, DATË 27.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), BASHKIA KURBIN, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KURBIN SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.502, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Kurbin, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 103 958 252.99 (njëqind e tre milionë e nëntëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e dy presje nëntëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH, për rindërtimin në truallin ekzistues të 2 (dy) njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Kurbin, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.501, DATË 27.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), BASHKIA KURBIN, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KURBIN SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.501, datë 27.7.2022, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Kurbin, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 133 064 451,61 (njëqind e tridhjetë e tre milionë e gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e një presje gjashtëdhjetë e një) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit në truallin ekzistues të 2 (dy) njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Kurbin, i cili përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.489, DATË 21.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), BASHKIA KURBIN, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KURBIN SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.489, datë 21.7.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Kurbin, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 132 025 098 (njëqind e tridhjetë e dy milionë e njëzet e pesë mijë e nëntëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, për rindërtimin në truallin ekzistues të 2 (dy) njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Kurbin, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024.”.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikave 1, 2, dhe 2/1…”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kurbin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.493, DATË 21.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKINË KAVAJË DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAVAJË SI NJËSI ZBATUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.493, datë 21.7.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkisë Kavajë, në buxhetin e vitit 2024, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 98 003 159,35 (nëntëdhjetë e tetë milionë e tre mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë presje tridhjetë e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të 2 (dy) objekteve arsimore në Bashkinë Kavajë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2024, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Rindërtimi i kopsht/çerdhe në fshatin Luz i Vogël, Bashkia Kavajë, në masën 53 000 000 (pesëdhjetë e tre milionë) lekë pa TVSH;
b) Rindërtimi i kopsht/çerdhe në fshatin Golem, Bashkia Kavajë, në masën 45 003 159, 35 (dyzet e pesë milionë e tre mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë presje tridhjetë e pesë) lekë pa TVSH.”.
b) Në pikën 3, togfjalëshi “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohet me “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …”.
2.Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.465, DATË 26.7.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR PËRMIRËSIMIN E NIVELIT TË KONTROLLIT TË MJETEVE MOTORIKE E RIMORKIOVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 88, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 7, të vendimit nr.465, datë 26.7.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, togfjalëshi “… 31 dhjetor 2024.” zëvendësohet me “… 31 dhjetor 2025.”.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES SË KANCELARISË SË URDHRAVE DHE MEDALJEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Objekti
Ky vendim ka si objekt përcaktimin e rregullores së kancelarisë së urdhrave dhe medaljeve, si tërësia e rregullave për organizimin dhe funksionimin e këtij organi, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë vendim, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Kancelaria”, Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve;
b) “Ligj”, ligji nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”;
c) “Kolegji”, Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve.
Neni 3
Organizimi i kancelarisë dhe funksionet e saj
1. Kancelaria e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror, me të njëjtin nivel organizimi, si drejtoritë e përgjithshme.
2. Kancelaria ushtron funksionet e përcaktuara në nenin 25, të ligjit, si dhe:
a) i paraqet Kryeministrit propozimet për përshkrimet e specifikimet teknike të urdhrave dhe medaljeve, si dhe të certifikatave e letrave njoftuese për dorëzimin e tyre, të cilat duhet të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas nenit 19, të ligjit;
b) kryen procedurat e prokurimit, në cilësinë e organit qendror blerës, për blerjen e dekoratave, si dhe të certifikatave e letrave njoftuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.
Neni 4
Blerja e përqendruar
1. Kancelaria kryen procedurën e prokurimit në emër dhe për llogari të autoriteteve kontraktore, të përcaktuara në nenin 6, të ligjit, deri në lidhjen e kontratës për dekoratat, si dhe certifikatat e letrat njoftuese.
2. Autoritetet kontraktore duhet t’i dërgojnë kancelarisë, në rrugë shkresore dhe/ose elektronike, kërkesat sasiore dhe fondin limit, duke u mbështetur në nevojat dhe parashikimet e tyre, në përputhje me përcaktimet e nenit 22, të ligjit, për numrin vjetor të dekorimeve.
Neni 5
Kancelari
1. Kancelaria drejtohet nga kancelari, i cili raporton para Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit për veprimtarinë e kancelarisë dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretët.
2. Kancelari emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra nga Kryeministri. Ai duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në pikën 3, të nenit 30, të ligjit.
3. Shkaqet e lirimit nga detyra janë, si më poshtë vijon:
a) Ka mbushur moshën për pensionin e pleqërisë;
b) Është deklaruar i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor;
c) I është kufizuar ose i është hequr zotësia për të vepruar, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
ç) Gjendet në një situatë të konfliktit të vazhdueshëm të interesit;
d) Ka humbur shtetësinë shqiptare;
dh) Jep dorëheqjen nga detyra.
4. Shkaqet e shkarkimit nga detyra janë, si më poshtë vijon:
a) Dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
b) Kryen shkelje të rënda gjatë detyrës.
5. Kancelari ushtron detyrat e përcaktuara në nenin 31, të ligjit.
6. Ai është mbajtës i shkallës së përcaktuar në pikën 5, të nenit 30, të ligjit, si dhe i nënshtrohet rregullave të parashikuara në pikën 6, të të njëjtit nen.
7. Kancelari mbështetet në veprimtarinë e tij administrative të kancelarisë nga një zëvendëskancelar, i cili emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra nga kancelari.
Neni 6
Kolegji dhe thirrja e mbledhjeve
1. Përbërja, emërimi dhe mbarimi i mandatit të anëtarit të kolegjit, si dhe detyrat e kolegjit janë sipas përcaktimeve të neneve 27, 28 dhe 29, të ligjit.
2. Kolegji mblidhet me kërkesë të kancelarit, në cilësinë e kryetarit të tij, në varësi të propozimeve të paraqitura për dekorim. Për ushtrimin e detyrave të përcaktuara në shkronjat “ç” dhe “d”, të nenit 29, të ligjit, kolegji mblidhet të paktën 2 (dy) herë në vit.
3. Kryetari i kolegjit thërret mbledhjen e vendos rendin e ditës, datën dhe kohën e zhvillimit të saj.
4. Kryetari përcakton në njoftimin e thirrjes së mbledhjes, nëse për shqyrtimin e çështjeve të rendit të ditës, kolegji do të qëndrojë i mbledhur për një kohë më të gjatë se dita e caktuar për fillimin e mbledhjes. Në këto raste, kolegji qëndron i mbledhur deri në përfundim të shqyrtimit të çështjeve, në varësi të nevojës dhe urgjencës që ato përmbajnë, në mbështetje të detyrave funksionale, objektivave apo planit të punës së kancelarisë.
5. Në rastet kur kërkohet me shkrim, nga të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të kolegjit, kryetari është i detyruar të thërrasë mbledhjen e kolegjit në datën, kohën dhe me rendin e ditës, të përcaktuar nga anëtarët nismëtarë.
Neni 7
Rastet e pamundësisë për thirrjen e mbledhjes së kolegjit
1. Në rast se kryetari gjendet në kushtet e pamundësisë objektive ose të pengesës ligjore, siç janë papajtueshmëria apo konflikti i interesit, të konstatuara prej tij, ai ose punonjësi i ngarkuar prej tij njofton zëvendëskryetarin, i cili duhet të kryejë veprimet përgatitore dhe thirrjen e mbledhjes në vend të kryetarit.
2. Në pamundësi objektive ose pengesë ligjore (papajtueshmëri, konflikt interesi), si të kryetarit ashtu edhe të zëvendëskryetarit, ky i fundit ose punonjësi i ngarkuar prej kryetarit njofton anëtarët e kolegjit për këtë fakt. Mbledhja në këtë rast mund të thirret nga një ose më shumë prej anëtarëve dekanë të urdhrave, të cilët propozojnë edhe datën, kohën e mbledhjes dhe rendin e ditës. Në këtë rast, puna përgatitore dhe mbledhja e kolegjit drejtohet nga anëtari i kolegjit i dekoruar me Yllin e Madh të Urdhrit Suprem të Shqiponjës ose nga anëtari dekan më i vjetër në moshë.
Neni 8
Kuorumi dhe vendimmarrja
1. Mbledhja e kolegjit është e vlefshme, nëse në të janë të pranishëm të paktën 6 (gjashtë) anëtarë.
2. Vendimet merren me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të pranishëm. Në rastet kur nga votimi nuk arrihet shumica, vendimmarrja përcaktohet nga vota e kryetarit.
Neni 9
Sekretari
Gjatë mbledhjeve të kolegjit, roli i sekretarit kryhet nga punonjës të kancelarisë, të ngarkuar me këtë përgjegjësi nga kancelari, në përputhje me rregullat e Kodit të Procedurave Administrative.
Neni 10
Stema dhe vula e kancelarisë
1. Stema e kancelarisë përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.
2. Vula e kancelarisë ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 11
Rregullorja e brendshme
Rregullorja, që përcakton metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit, miratohet me urdhër të Kryeministrit, me propozim të kancelarit.
Neni 12
Dispozita kalimtare dhe të fundit
1. Kancelari emërohet brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
2. Deri në plotësimin e strukturës së kancelarisë, kancelari do të mbështetet në detyrat e tij nga nëpunësit e Kryeministrisë.
3. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga miratimi i këtij vendimi, organet e përcaktuara në nenin 27, të ligjit, emërojnë anëtarët përkatës të kolegjit dhe ia njoftojnë kancelarit.
4. Struktura dhe organika e kancelarisë miratohet duke respektuar përcaktimet e legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
5. Në kuptim të nenit 39, të ligjit, funksionimi i kancelarisë konsiderohet i nisur pas marrjes në dorëzim prej saj të medaljeve (dekoratave), sipas përshkrimeve dhe specifikimeve teknike, të përcaktuara në aktin nënligjor, të parashikuar në nenin 19, të të njëjtit ligj. Ky proces përmbyllet brenda 8 (tetë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja në dorëzim të tyre, kancelari njofton në rrugë zyrtare të gjitha autoritetet, që sipas ligjit, kanë të drejtë të japin medalje, si dhe të propozojnë dhënien e tyre, për nisjen e funksionimit të kancelarisë. Deri në atë çast, vijojnë të zbatohen dispozitat dhe modelet e medaljeve, të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore të mëparshme, në përputhje me nenin 39, të ligjit.
Neni 13
Institucioni zbatues
Ngarkohet Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve për zbatimin e këtij vendimi.
Neni 14
Hyrja në fuqi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
Edi Rama
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ARQILE NDONI LIPE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Arqile Ndoni Lipe, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. FLORINDA VANGJEL MAZREKU
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Florinda Vangjel Mazreku, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. MARJANA NDUE LEKA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Marjana Ndue Leka, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ZEF LUDOVIK ÇOBA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Zef Ludovik Çoba, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. SUZANA ZIJA TURKU
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Suzana Zija Turku, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ILIR MIHALLAQ POJANI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Ilir Mihallaq Pojani, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. HAXHI HAJDAR BALLGJINI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Haxhi Hajdar Ballgjini, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. BASHKIM DALIP HOXHA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Bashkim Dalip Hoxha, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. SULEJMAN HAXHI MEMA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Sulejman Haxhi Mema, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ANDREA LLUKA MARKO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Andrea Lluka Marko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ROBERT SELADIN KUQO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Robert Seladin Kuqo, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. BUJAR HAXHI LUCA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Bujar Haxhi Luca, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. PJERIN LUIGJ BUSHATI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Pjerin Luigj Bushati, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. SHPËTIM IBRAHIM KUSHTA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Shpëtim Ibrahim Kushta, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. SKËNDER NUMAN GJONDEDAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Skënder Numan Gjondedaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË ZHVILLIMIT TË SIPËRMARRJES INOVATIVE 2024 – 2030 DHE TË PLANIT TË SAJ TË VEPRIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024 – 2030 dhe të planit të saj të veprimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, ministritë e linjës dhe institucionet e tjera përgjegjëse të përcaktuara në strategji dhe në planin e veprimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE KUNDËR KORRUPSIONIT 2024-2030, PLANIT TË VEPRIMIT 2024-2026 NË ZBATIM TË SAJ DHE PASAPORTËS SË TREGUESVE TË PERFORMANCËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2024-2030, planit të veprimit 2024-2026 në zbatim të saj dhe pasaportës së treguesve të performancës, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, ministritë e linjës dhe institucionet e tjera përgjegjëse, të përcaktuara në strategji, në planin e veprimit dhe në pasaportën e treguesve të performancës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL, DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR, NË LIDHJE ME BASHKËPUNIMIN FINANCIAR PËR PROGRAMIN “EKONOMIA BLU – PORTET DHE MOLET E PESHKIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe qeverisë së Republikës Italiane, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në lidhje me bashkëpunimin financiar për programin “Ekonomia blu – portet dhe molet e peshkimit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.517, datë 1.8.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe qeverisë së Republikës Italiane, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në lidhje me bashkëpunimin financiar për programin “Ekonomia blu – portet dhe molet e peshkimit””, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.893, DATË 27.12.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “EKIPET SPORTIVE NË SHKOLLA”, NË KUADËR TË LËVIZJES OLIMPIKE SHQIPTARE TË KOMITETIT OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR (KOKSH)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, pika 1, dhe 15, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “a”, të pikës 13, të nenit 11, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.893, datë 27.12.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e projektit “Ekipet sportive në shkolla”, në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Titulli i vendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për financimin e projektit “Ekipet sportive në shkolla”, në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare, dhe për aktivitete në kuadër të ndërkombëtarizimit të sporteve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)”.
b) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Financimin në masën 750 000 000 (shtatëqind e pesëdhjetë milionë) lekë të projektit “Ekipet sportive në shkolla”, në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), dhe financimin në masën 200 000 000 (dyqind milionë) lekë të projektit “Ekipet sportive në shkolla”, në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe për aktivitete në kuadër të ndërkombëtarizimit të sporteve, të ndarë, si më poshtë vijon:
a) 250 000 000 (dyqind e pesëdhjetë milionë) lekë nga fondet buxhetore të vitit 2022;
b) 350 000 000 (treqind e pesëdhjetë milionë) lekë nga fondet buxhetore të vitit 2023;
c) 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë nga fondet buxhetore të vitit 2024;
ç) 200 000 000 (dyqind milionë) lekë nga fondet buxhetore të vitit 2024 për projektin “Ekipet sportive në shkolla” dhe për aktivitete në kuadër të ndërkombëtarizimit të sporteve.”.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.597, DATË 4.9.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS MUJORE TË PËRFITIMIT TË NDIHMËS EKONOMIKE DHE PËRDORIMIT TË FONDIT SHTESË MBI FONDIN E KUSHTËZUAR PËR NDIHMËN EKONOMIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 12, pikat 1, 4, e 5, 16, pika 2, dhe 21, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në kreun I bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Pas pikës 3 shtohen pikat 3.1, 3.2 dhe 3.3, me këtë përmbajtje:
“3.1. Për familjet përfituese në skemën e ndihmës ekonomike, anëtarët madhorë orientohen me prioritet drejt programeve të nxitjes së punësimit, riintegrimit social dhe punëve publike në komunitet, me qëllim fuqizimin e familjes dhe riintegrimin e saj në shoqëri.
3.2. Anëtarit të familjes përfituese të ndihmës ekonomike, të përfshirë në këto programe punësimi, nuk i llogaritet masë përfitimi e ndihmës ekonomike sipas strukturës së familjes. Në të ardhurat e familjes nuk llogariten pagesat e anëtarëve që ndjekin formimin profesional, të ardhurat nga bursat e fëmijëve që ndjekin arsimin profesional dhe të ardhurat e fëmijëve të angazhuar në arsim dhe në formimin profesional në formën e dyfishtë.
3.3. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, monitoron ecurinë e ndjekjes së programeve nga përfituesit, përmes ndërveprimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar të ndihmës ekonomike dhe Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Punësimit, si dhe në përputhje me mekanizmin e referimit për punësimin dhe integrimin social të individëve në moshë aktive pune, përfitues të skemës së ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar, të miratuar çdo vit nga ministri përgjegjës për çështjet sociale dhe ministri përgjegjës për çështjet e punësimit.”.
b) Në pikën 4.1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
i) Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) Për familjet në nevojë, që në përbërje të tyre kanë invalidë pune apo persona me aftësi të kufizuara, që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, krahas dokumentacionit të përcaktuar në pikën 4.1, të këtij kreu, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror merr vërtetimin e komisionit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, nëpërmjet ndërveprimit me Regjistrin Elektronik Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar.”.
ii) Shkronja “d” shfuqizohet.
iii) Në shkronjën “e”, fjalët “… mesëm të lartë apo të …” hiqen.
iv) Pas shkronjës “e” shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:
“f) Familjet në nevojë, që në përbërje të tyre kanë anëtarë madhorë, paraqesin dy herë në vit vërtetimin për hyrje-daljet nga territori shqiptar, të lëshuar nga portali “e-Albania”.”.
c) Shkronja “c”, e pikës 4.2, shfuqizohet.
ç) Pas pikës 4.5 shtohet pika 4.6, me këtë përmbajtje:
“4.6. Për fëmijët e familjeve në nevojë, prindërve me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë, dhe jetimët, të cilët ndjekin arsimin bazë, vërtetimi për ndjekjen e shkollës për të përfituar pagesën shtesë merret me ndërveprim nga Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar.”.
2. Në kreun II bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Fjalia e parë, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Administratori shoqëror identifikon familjet e individët në nevojë, i informon për regjistrimin si punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës dhe për të vijuar me procedurat e punësimit përpara aplikimit për përfitimin e ndihmës ekonomike. Administratori shoqëror referon për t’i regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës anëtarët madhorë në moshë aktive pune të familjeve në nevojë, që jetojnë në fshat, të cilët kanë firmosur vetëdeklarimin se janë të gatshëm për punë pranë zyrave përkatëse të punës. Individët e referuar paraqiten në zyrën e punës pranë vendbanimit të tyre brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike.”.
b) Pas pikës 1 shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje:
“1.1. Administratori shoqëror hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar, të dhënat për familjet që aplikojnë për herë të parë për ndihmë ekonomike. Aplikimi vlerësohet nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar pas ofrimit nga zyra e punës të ofertave të përshtatshme të punësimit për anëtarët madhorë të familjeve aplikuese, të gatshëm për punë, por jo më vonë se deri në fund të muajit të aplikimit.”.
c) Në pikën 2, fjalët “… brenda muajit të aplikimit …” zëvendësohen me “… brenda 20 (njëzet) ditëve të muajit të aplikimit …”.
ç) Pas pikës 2 shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje:
“2.1. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, për familjet që aplikojnë për herë të parë, kryen verifikimin në terren pas vlerësimit social-ekonomik të kryer nga administratori shoqëror.”.
d) Në pikën 7, fjalët “… në formë shkresore dhe elektronike …” zëvendësohen me “… në formë elektronike …”.
dh) Shkronja “b”, e pikës 11, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda 10 (dhjetë) ditëve punë nga dita e depozitimit në llogarinë bankare/kryerjes së pagesave nga Posta Shqiptare, sh.a., me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme, si ato shëndetësore apo fatkeqësi.”;
e) Pika 14 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“14. Vërtetimi për përfitimin ose jo të ndihmës ekonomike lëshohet nëpërmjet portalit “e-Albania”.”.
II. Formulari i aplikimit “Për ndihmë ekonomike”, formulari i verifikimit të situatës social-ekonomike, bashkëlidhur vendimit nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohen me formularët me të njëjtët tituj, përkatësisht sipas shtojcave 1 dhe 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
III. Shtojca 5, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
IV. Ngarkohen të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MBËSHTETJEN FINANCIARE TË DISA KATEGORIVE TË VEÇANTA, PËR VITIN 2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2024, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, përfituesit e ndarë sipas kategorive të mëposhtme:
a) Familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike sipas nenit 7, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfshirë edhe ata që përfitojnë nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike;
b) Fëmijët pa kujdes prindëror të vendosur në familje kujdestare;
c) Personat me aftësi të kufizuara, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të nenit 8, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;
d) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar;
dh)Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar, sipas shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të kësaj pike.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 2 166 525 000 (dy miliardë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e pesëqind e njëzet e pesë mijë) lekë dhe përballohen nga fondi për mbështetjen financiare për shtresat në nevojë, miratuar për vitin 2024.
3. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.538, DATË 26.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LICENCAT DHE LEJET QË TRAJTOHEN NGA APO NËPËRMJET QENDRËS KOMBËTARE TË BIZNESIT (QKB) DHE DISA RREGULLIME TË TJERA NËNLIGJORE TË PËRBASHKËTA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 15 e 36, të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në aneksin 1, “Kategoritë e licencave e lejeve që si rregull trajtohen nga ose nëpërmjet QKB-së”, në fushën X, “Kujdesi shoqëror dhe punësimi”, për kategorinë X.2, “Shërbime të ndërmjetësimit në tregun e punës dhe/ose formimit profesional”, kreu IV, pika 9.1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9.1 Të gjitha subjektet, që disponojnë licencë për formim profesional, kanë detyrimin të aplikojnë për ndryshimet e nevojshme, në përputhje me kriteret e reja, me qëllim mbajtjen e licencës, brenda datës 30 gusht 2025, në të kundërt ajo do të revokohet.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PROCEDURËN E PARAQITJES SË KËRKESËS, AFATET KOHORE, PËRGJEGJËSITË DHE ROLET E PËRDORUESVE TË SISTEMIT PËR PËRFITIMIN NGA PROGRAMET E STREHIMIT SOCIAL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ky vendim ka si objekt përcaktimin e procedurës së kërkesës, afateve kohore, përgjegjësive dhe roleve të përdoruesve të sistemit për përfitimin nga programet e strehimit social.
2. Aplikimi për përfitimin e programit të strehimit social kryhet on-line në portalin unik qeveritar “e-Albania”.
3. Procesi për përfitimin nga programi i strehimit social kryhet sipas procedurës, si më poshtë vijon:
a) Pas aplikimit në shërbimin elektronik në portalin unik qeveritar “e-Albania”, struktura përgjegjëse e strehimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore shqyrton aplikimin brenda 7 (shtatë) ditëve nga data e aplikimit në portal;
b) Në rast se struktura përgjegjëse konstaton të meta, njofton aplikuesin nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, në seksionin “Dokumentet e mia/mesazhet e mia” të korrigjojë pasaktësitë, brenda afatit 5-ditor;
c) Kur aplikuesi nuk korrigjon të metat, brenda afatit të caktuar, aplikimi refuzohet dhe njoftohet nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” në seksionin “Dokumentet e mia/mesazhet e mia”;
ç) Kur aplikuesi plotëson kriteret, struktura përgjegjëse për strehimin bën shqyrtimin dhe vlerësimin dhe e dërgon për miratim te drejtuesi i strukturës për strehim;
d) Pas miratimit nga drejtuesi i strukturës përgjegjëse për strehimin, aplikuesit njoftohen nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” në seksionin “Dokumentet e mia”, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e miratimit të listës nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.
4. Aplikuesi ngarkon vetëm dokumentacionin që sigurohet nga entitete të tjera private, të cilat nuk sigurohen nga nëpunësit e administratës. Pagesa për tarifat e nevojshme për procesin e aplikimit për personat me aftësi të kufizuara apo dhe familjeve pa të ardhura sigurohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 4, të nenit 14, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar.
5. Struktura përgjegjëse për strehimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore njofton nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” aplikuesit jofitues, duke arsyetuar vendimmarrjen, të drejtën e ankimit dhe afatet kohore për ushtrimin e kësaj të drejte. Vendimi gjenerohet me vulë elektronike të institucionit ose me nënshkrim elektronik dhe postohet në seksionin “Dokumentet e mia në portalin unik qeveritar “e-Albania”.
6. Rolet e përdoruesve të sistemit të strehimit social janë, si më poshtë vijon:
a) Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore konfiguron sistemin e banesave sociale, sipas organigramës së vet nëpërmjet rolit të administratorit. User-i i administratorit ka rolin e hapjes së përdoruesve në sistem;
b) Punonjësi i ngarkuar me rolin e vlerësuesit bën vlerësim dhe shqyrtim të dokumentacionit të ngarkuar nga aplikuesi dhe e përcjell atë për miratim te roli i përgjegjësit;
c) Përgjegjësi bën vlerësim të aplikimit të shqyrtuar nga vlerësuesi dhe e dërgon për miratim te roli i kryetarit të Këshillit Bashkiak;
ç) Kryetari i Këshillit Bashkiak vlerëson aplikimin e ardhur nga përgjegjësi dhe e dërgon për miratim në Këshillin Bashkiak;
d) Punonjësit e ministrisë përgjegjëse për strehimin kanë rolin e audituesit, si dhe tagrin e nxjerrjes së raporteve në nivel kombëtar për numrin e aplikuesve, numrin e përfituesve, numrin e familjeve në listë pritje apo të filtruara, sipas kategorive përfituese dhe bashkive;
dh) Arkivuesit në njësinë e vetëqeverisjes vendore janë përgjegjës për vendosjen në dispozicion të informacionit për të dhënat e aplikuesit, datën e regjistrimit të aplikimit, dokumentacionin shoqërues;
e) Importuesi është një rol me të drejta të veçanta, i cili mund të shtojë aplikime në sistem, që gjenden në regjistrin e familjeve të pastreha, përpara krijimit të sistemit të strehimit.
7. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE GIS PËR VEPRIMTARINË ARKEOLOGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 135, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10 325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin dhe funksionimin e bazës së të dhënave GIS për veprimtarinë arkeologjike në Republikën e Shqipërisë.
2. Baza e të dhënave GIS është “Databaza gjeografike për regjistrimin e veprimtarisë arkeologjike në terren dhe harta arkeologjike e Shqipërisë” (në vijim baza e të dhënave GIS).
3. Në këtë vendim, termat, si “baza e të dhënave”, “subjekt i interesuar”, “dhënësi i informacionit”, “institucioni administrues”, “ndërveprimi”, “të dhëna parësore dhe dytësore” kanë të njëjtin kuptim, siç përcaktohet në legjislacionin në fuqi për bazat e të dhënave shtetërore.
4. Institucioni administrues i bazës së të dhënave është Drejtoria e Shërbimit Arkeologjik në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (në vijim IKTK).
5. Baza e të dhënave GIS është në formë elektronike.
6. Baza e të dhënave GIS përmban të dhënat parësore dhe dytësore.
7. Të dhëna parësore të hapura për publikun janë:
a) vëzhgimet arkeologjike të kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë:
i.Shtresë poligon për vëzhgimet arkeologjike;
ii. Shtresë poligon për zonifikimet arkeologjike, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
b) sondazhet arkeologjike të kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë:
– Shtresë poligon për sondazhet arkeologjike.
c) gërmimet arkeologjike të kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë:
– Shtresë pikë për gjetjet arkeologjike.
ç) gërmimet arkeologjike të shpëtimit të kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë;
d) zonifikimet arkeologjike të miratuara sipas vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave;
dh) ndarja territoriale, sipas territorit në administrim të drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore (në vijim DRTK), referuar funksionimit dhe mënyrës së zhvillimit të veprimtarive të DRTK-ve, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave;
– Shtresë poligon për ndarjen e territorit në administrim të DRTK-ve.
e) harta arkeologjike e Shqipërisë:
i. Shtresë pikë për site-t dhe gjetjet arkeologjike;
ii. Shtresë linjë për rrugët antike.
7.1. Të dhëna parësore të mbyllura për publikun janë:
a) të dhëna grafike dhe përshkrimore, në funksion të bazave të të dhënave GIS;
b) të dhëna për projektin, të cilat përmbajnë:
i. emrin e projektit, zhvillimor apo shkencor;
ii. të dhëna për subjektin zbatues.
c) materiale digjitale:
i. Planvendosja e projektit me koordinatat përkatëse;
ii. Gjurma e zonës së vëzhguar apo gërmuar/testuar;
iii. Koordinata të vendgjetjeve;
iv. Raport i procesit arkeologjik;
v. Relacioni i gjetjeve;
vi. Skeda të terrenit, imazhe.
ç) të dhënat për hartën arkeologjike:
i. Koordinatat e vendgjetjes;
ii. Burimi i informacionit;
iii. Imazhe, kur është e mundur;
iv. Format dhe rilevim grafik, në rast strukturash.
7.2 Të dhëna dytësore të hapura për publikun janë:
i. imazhi i hartave bazë;
ii. emërtimet gjeografike;
iii. modeli digjital i terrenit.
7.3 Të dhëna dytësore të mbyllura për publikun janë:
i. të dhëna për aplikantin;
ii. të dhëna për zhvilluesin.
8. Dhënës të informacionit për bazën e të dhënave GIS janë:
a) Instituti Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore;
b) drejtoritë rajonale të trashëgimisë kulturore;
c) Akademia e Shkencave;
ç) Instituti i Arkeologjisë;
d) parqet arkeologjike;
dh) subjektet e licencuara për veprimtari arkeologjike dhe veprimtari arkeologjike nënujore;
e) institutet/institucione kërkimore-shkencore dhe institucionet e arsimit të lartë.
9. Subjektet e interesuara për bazën e të dhënave janë, si më poshtë vijon:
a) Institucionet e specializuara, sipas nenit 28, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar;
b) Subjektet e licencuara për veprimtari arkeologjike dhe veprimtari arkeologjike nënujore;
c) Universitetet;
ç) Publiku i gjerë, përfshirë subjekte private të licencuara në fushën e arkeologjisë;
d) Institucionet publike e private;
dh) Persona fizikë/juridikë, që kanë interes për qëllime informimi.
10. Niveli dhe mënyra e aksesit në sistem e subjekteve të interesuara është, si më poshtë:
a) Si konsultues (viewer) të informacionit nëpërmjet web-it;
Të gjithë të interesuarit kanë nivel aksesi si lexues e konsultues, lidhur me informacionin e vënë në dispozicion, nëpërmjet aplikimit webGis, në faqen e internetit të IKTK-së.
a) Si administrator, përpunues dhe përditësues i bazës së të dhënave është Drejtoria e Shërbimit Arkeologjik.
11. Për punonjësit e IKTK-së, niveli i aksesimit përcaktohet në rregulloren e brendshme të organizimit dhe të funksionimit të sistemit webGis për menaxhimin e veprimtarisë arkeologjike në terren dhe hartës arkeologjikë të Shqipërisë.
12. Baza e të dhënave GIS ndërvepron me:
a) Gjeoportalin Kombëtar, administruar nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor;
b) Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
c) Regjistrin Tregtar, administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
13. Informacioni i shtresave gjeografike të databazës përcillet me anë të WMS-së publike, duke e bërë këtë informacion të konsultueshëm nga sisteme të ngjashme të tjera dhe/ose në programe GIS Desktop.
14. Të dhënat personale të përfshira në bazën e të dhënave GIS përpunohen në përputhje me dispozitat e ligjit nr.9 887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar. IKTK-ja përdor bazën e të dhënave edhe për përpunimin e statistikave, kërkimeve, studimeve dhe analizave të të dhënave, si dhe për komunikimin ose shpërndarjen e mundshme të tyre, vetëm në formë anonime.
15. Baza e të dhënave GIS ka 4 nivele përdoruesish (users, levels):
a) Administratori;
b) Specialisti GIS i sektorit përgjegjës për menaxhimin e të dhënave të kësaj baze të dhënash;
c) Specialisti për kontrollin e dokumentacionit;
ç) Subjekti i licencuar në arkeologji/institucioni i specializuar.
16. Funksionet dhe të drejtat e secilit përdorues janë në përputhje me pozicionin e punës, të përcaktuara në procedurat e punës, si dhe të miratuara nga drejtori i IKTK-së për secilin nga punonjësit e tij.
17. Vendimi nr.133, datë 7.3.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin e webGis për menaxhimin e veprimtarisë arkeologjike në terren të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik”, shfuqizohet.
18. Ngarkohet Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, institucionet e specializuara që kryejnë veprimtari të kërkimit arkeologjik dhe subjektet e licencuara për veprimtari arkeologjike dhe veprimtari arkeologjike nënujore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.548, DATË 27.7.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KRITEREVE, TË RREGULLAVE E PROCEDURAVE PËR PËRFITIMIN E PENSIONEVE SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1, 15 e 17, të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I.Në vendimin nr.548, datë 27.7.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 11 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në shkronjën “ç”, fjala “… zëvendësohet …” zëvendësohet me “… njësohet …”;
b) Shkronja “d” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“d) Pozicionet e punës në drejtoritë e përgjithshme të bankave të nivelit të dytë dhe në ish-Institutin e Sigurimeve, nga “titullar institucioni” deri te “specialist”, njësohen me pozicionet homologe të institucioneve qendrore të grupit të tretë, të përcaktuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e punonjësve në institucionet e administratës shtetërore.”.
2. Në pikën 13, fjalët “… në momentin e largimit nga funksioni …” zëvendësohen me “… në momentin e ndërprerjes së funksionit …”.
II. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për nomenklaturën e kombinuar të mallrave dhe tarifën e integruar doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave 2025, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2025.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË AFATMESME TË TË ARDHURAVE DHE PLANIT TË VEPRIMIT 2024-2027
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe planit të veprimit 2024-2027, sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe institucionet përgjegjëse, sipas përcaktimeve, referuar dokumentit strategjik dhe planit të veprimit, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E NJË NDIHME TË MENJËHERSHME FINANCIARE PËR PUNONJËSIT MBËSHTETËS TË QEVERISJES QENDRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 12, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e një ndihme të menjëhershme financiare, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme, organikë dhe me kontratë të përkohshme mbi 6 muaj, në njësitë e qeverisjes qendrore, të cilët paguhen me sistemin me 9 dhe 13 klasa.
2. Efektet financiare sipas pikës 1, të këtij vendimit, përballohen nga fondi i veçantë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohet Ministria e Financave të alokojë fondet e nevojshme për përballimin e efekteve financiare për institucionet e përfshira në pikën 1, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen njësitë e qeverisjes qendrore të kryejnë veprimet financiare deri në datën 15 janar 2025.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES, FUNKSIONEVE DHE PROCEDURËS SË KOMISIONIT PËR SHQYRTIMIN E KËRKESËS PËR NJOHJEN E NJË PAKICE KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kërkesa për njohjen formale të një pakice kombëtare sipas pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, depozitohet nga grupi i shtetasve që përbëjnë mbi 1 % të numrit të përgjithshëm të shtetasve që kanë shtetësinë shqiptare në Republikën e Shqipërisë, të cilët pretendojnë se i përkasin një pakice. Kjo kërkesë paraqitet pranë Komisionit për Njohjen e Pakicave Kombëtare, i cili ngrihet pranë ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme (në vijim referuar si “Komisioni”).
2. Dokumentacioni për njohjen formale të një pakice kombëtare përbëhet nga:
a) kërkesa e nënshkruar nga çdo pjesëtar i grupit që pretendon se i përket pakicës kombëtare që synohet të njihet;
b) formulari individual i vetëdeklarimit për secilin nga shtetasit që kanë firmosur sipas shkronjës “a”, për njohjen e statusit të pjesëtarit të pakicës kombëtare, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Komisioni kryesohet nga zëvendësministri i ministrisë përgjegjëse për çështjet e brendshme dhe ka në përbërje:
a) një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në ministrinë përgjegjëse për gjendjen civile;
b) një përfaqësues nga ministri përgjegjës për pushtetin vendor;
c) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e brendshme, përgjegjës për çështjet ligjore;
ç) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale;
d) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për punët e jashtme;
dh) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore;
e) një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave;
ë) një përfaqësues nga Akademia e Shkencave;
f) një përfaqësues nga Instituti i Historisë, në Akademinë e Shkencave;
g) katër përfaqësues nga Komiteti për Pakicat Kombëtare, ku njëri prej tyre është përfaqësues i pakicës kombëtare që kërkon të njihet, sipas rastit;
gj) tre përfaqësues nga shoqëria civile, të propozuar nga Komiteti për Pakicat Kombëtare, nga radhët e organizatave joqeveritare që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të personave që i përkasin pakicave kombëtare.
4. Komisioni, për kryerjen e veprimtarisë së tij mbështetet nga sekretariati teknik, i cili është përgjegjës për organizimin e punës, të sigurojë komunikimin me paraqitësit e kërkesave, të koordinojë punën mes institucioneve përgjegjëse, si dhe për çdo detyrë tjetër të nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit të Komisionit.
5. Sekretariati teknik kryesohet nga një nga përfaqësuesit e ministrisë përgjegjëse për çështjet e brendshme dhe ka në përbërje katër anëtarë, si më poshtë vijon:
a) Dy përfaqësues të caktuar nga titullari i ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme;
b) Një përfaqësues i caktuar nga titullari i ministrisë përgjegjëse për çështjet vendore;
c) Një përfaqësues i caktuar nga titullari i Komitetit për Pakicat Kombëtare.
6. Përfaqësuesit e institucioneve të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, janë të nivelit të lartë drejtues.
7. Komisioni shqyrton kërkesën e paraqitur sipas pikës 1, të këtij vendimi, dhe verifikon plotësimin e kritereve ligjore të përcaktuara në pikën 1, të nenit 3, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe dokumentacionin e paraqitur sipas parashikimeve të neneve 6 dhe 7, të këtij ligji.
8. Komisioni shqyrton kërkesën e paraqitur sipas pikës 1, të këtij vendimi, brenda 9 (nëntë) muajve nga dita e pranimit nga ministria përgjegjëse për çështjet e brendshme.
9. Për shqyrtimin e kërkesës, Komisioni bashkëpunon me të gjitha institucionet publike në nivel qendror, sipas rregullave të përcaktuara në vendimin nr.867, datë 10.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtetërore”, të ndryshuar.
10. Vendimi arsyetohet dhe i komunikohet grupit të shtetasve apo përfaqësuesit të autorizuar prej tyre, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative. Kundër vendimit të Komisionit për refuzimin e kërkesës për njohje të pakicës kombëtare mund të bëhet ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.
11. Komisioni garanton transparencë në realizimin e veprimtarisë së tij, në përputhje me ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, dhe programin e transparencës, duke i publikuar aktivitetet e tij në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për çështjet e brendshme.
12. Në rastet kur Komisioni vendos pranimin e kërkesës, i dërgon ministrit përgjegjës për çështjet e brendshme propozimin, shoqëruar me relacionin e argumentuar për vijimin e procedurave për njohjen formale të pakicës kombëtare.
13. Ministria përgjegjëse për çështjet e brendshme harton projektligjin për njohjen formale të pakicës kombëtare dhe propozon projektvendimin përkatës pranë Këshillit të Ministrave, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga paraqitja e propozimit nga Komisioni.
14. Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e brendshme, ministritë dhe institucionet e parashikuara në pikën 3 për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MËNYRËN E PËRDORIMIT TË GJUHËS SË PAKICAVE KOMBËTARE NË MARRËDHËNIET NDËRMJET PERSONAVE QË I PËRKASIN PAKICAVE KOMBËTARE DHE ORGANEVE TË VETËQEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 15, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, ku personat që i përkasin pakicave kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20% të popullsisë së përgjithshme, bazuar në të dhënat e censit të fundit, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë pranë organeve të njësisë bazë të vetëqeverisjes vendore për krijimin e kushteve, që mundësojnë përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet e tyre me këto organe.
2. Kërkesa për përdorimin e gjuhës së pakicës paraqitet me shkrim nga grupi i shtetasve, që pretendojnë se i përkasin pakicës kombëtare pranë njësisë bazë të vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës banojnë tradicionalisht këta persona ose ku përbëjnë mbi 20 % të popullsisë së njësisë, ku përcaktohet qartë qëllimi i saj dhe caktohet/n përfaqësuesi apo përfaqësuesit e autorizuar për të komunikuar me organet bazë të njësisë së vetëqeverisjes vendore, deri në marrjen e vendimit nga këto të fundit. Kjo kërkesë duhet të pranohet brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve.
3. Vendimi i këshillit bashkiak, pasi i nënshtrohet verifikimit të ligjshmërisë nga ana e prefektit të qarkut, i komunikohet personit të autorizuar, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, dhe me Kodin e Procedurave Administrative. Kundër vendimit të refuzimit të kërkesës për përdorimin e gjuhës së pakicës, në marrëdhënie mes personave që i përkasin pakicave kombëtare, kërkuesit kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.
4. Përdorimi i gjuhës së pakicës ka për qëllim lehtësimin e komunikimit zyrtar në marrëdhëniet ndërmjet njësisë bazë të vetëqeverisjes vendore me anëtarët e një pakice kombëtare dhe përqendrohet në:
a) dërgimin e njoftimeve zyrtare të shkruara nga organet e njësisë së vetëqeverisjes vendore te shtetasit;
b) pranimin e shkresave të firmosura nga shtetasi që i përket pakicës kombëtare përkatëse.
5. Përdorimi i gjuhës së pakicës kombëtare realizohet, si më poshtë vijon:
a) Gjatë procesit të informimit për të drejtat e shtetasve, në bazë të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, të ndryshuar, duke hartuar për këtë qëllim rregullore apo nëpërmjet fletëve informuese, të cilat mund të publikohen ose të afishohen në ambiente të dukshme të organeve të vetëqeverisjes vendore;
b) Nëpërmjet aksesit në programin e transparencës;
c) Gjatë seancave të këshillimeve me bashkësinë përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, sipas parashikimeve të nenit 18, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me përfaqësuesit e pakicave kombëtare apo me shoqatat që i përfaqësojnë këto komunitete;
ç) Në paraqitjen e kërkesave apo ankesave drejtuar organeve bazë të vetëqeverisjes vendore për çështje që lidhen me funksione dhe kompetenca në juridiksionin e njësisë së vetëqeverisjes vendore;
d) Për të paraqitur iniciativa qytetare nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar, drejtuar këshillit bashkiak, sipas parashikimeve të përcaktuara në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak, në përputhje me nenin 20, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar.
6. Për të siguruar përdorimin në gjuhën e pakicës kombëtare, sipas përcaktimeve të pikës 5, të këtij vendimi, organet përgjegjëse të njësisë bazë të vetëqeverisjes vendore parashikojnë në buxhetin vjetor të tyre zë të veçantë për punësimin e personave që njohin gjuhën e pakicës kombëtare, sipas parashikimeve të ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe të ligjit për financat vendore.
7. Në rastet kur numri i shtetasve që i përkasin një pakice kombëtare është minimalisht mbi 20% e numrit të përgjithshëm të popullsisë, që banon në këtë njësi të vetëqeverisjes vendore, sipas të dhënave të censit të fundit të kryer, ata kanë të drejtë që krahas gjuhës shqipe të kërkojnë edhe vendosjen e emërtimeve të njësisë administrative, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë në gjuhën e pakicës së njohur.
8. Kur përmbushen rrethanat, sipas pikës 7, të këtij vendimi, këshilli bashkiak miraton vendosjen e emërtimeve në gjuhën e një pakice mbas gjuhës shqipe. Ky vendim i nënshtrohet procedurës së verifikimit të ligjshmërisë nga institucioni i prefektit të qarkut përkatës.
9. Efektet financiare për tabelat për emërtimin e njësisë administrative, bulevardeve, rrugëve, shesheve, parqeve në gjuhën e pakicës kombëtare, brenda territorit administrativ të njësisë, sipas pikës 8, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore, në përputhje me nenin 28, të ligjit nr.9270, datë 29.7.2004, “Për sistemin e adresave”, të ndryshuar.
10. Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e brendshme, ministria përgjegjëse për pushtetin vendor dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.509, DATË 30.8.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE TË POSAÇME TË LICENCIMIT DHE AUTORIZIMIT, DOKUMENTEVE SHOQËRUESE, QË PARAQITEN PËR PAJISJEN ME LICENCË APO AUTORIZIM, AFATIT TË VLEFSHMËRISË SË LICENCËS DHE AUTORIZIMIT, PROCEDURAVE TË SHQYRTIMIT E TË VENDIMMARRJES DHE AFATEVE PËR KRYERJEN E TYRE, SI DHE PROCEDURAVE TË SHFUQIZIMIT/PEZULLIMIT TË LICENCAVE E AUTORIZIMEVE PËR PRODHIMIN, IMPORTIMIN, EKSPORTIMIN, TRANSITIMIN E ARTIKUJVE PIROTEKNIKË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 25, të ligjit nr.73/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Pika 1, e nenit 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, për operatorin ekonomik, që kërkon të pajiset me licencë për import ose eksport të artikujve piroteknikë, vlerëson dokumentacionin e përcjellë nëpërmjet portalit “e-Albania”, si më poshtë vijon:”.
Neni 2
Pika 1, e nenit 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, për operatorin ekonomik, që kërkon të pajiset me licencë për prodhimin e artikujve piroteknikë, vlerëson dokumentacionin e përcjellë nëpërmjet portalit “e-Albania”, si më poshtë vijon:”.
Neni 3
Pika 1, e nenit 7, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, për operatorin ekonomik, që kërkon të pajiset me autorizim për import ose eksport të artikujve piroteknikë, vlerëson dokumentacionin e përcjellë nëpërmjet portalit “e-Albania” si më poshtë vijon:”.
Neni 4
Pika 1, e nenit 8, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, për operatorin ekonomik, që kërkon të pajiset me autorizim për transitin e artikujve piroteknikë, vlerëson dokumentacionin e përcjellë nëpërmjet portalit “e-Albania”, si më poshtë vijon:”.
Neni 5
Pas nenit 8 shtohet neni 8/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 8/1
Verifikimi i dokumentacionit
1. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, në përputhje me përcaktimet e neneve 5, 6, 7 dhe 8, më sipër, verifikon nëpërmjet ndërveprimit institucional, me autorizim të kërkuesit, dokumentacionin si më poshtë vijon:
a) Vërtetimin nga prokuroria që shoqëria, administratori, ortaku dhe punonjësit e angazhuar nuk janë në procedim penal;
b) Vërtetimin që shoqëria dhe administratori nuk janë në proces gjyqësor penal, lëshuar nga gjykata e rrethit gjyqësor që ka selinë;
c) Vërtetimin nga përmbarimi që shoqëria dhe administratori nuk kanë detyrime ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë ose shtetërorë;
ç) Certifikatën e gjendjes gjyqësore për administratorin, ortakun dhe punonjësit e angazhuar, të cilët nuk duhet të jenë të dënuar për vepra penale;
Vërtetimin nga dega e tatimtaksave për shlyerjen e detyrimeve;
dh) Vendimin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, deklaratën mjedisore dhe lejen përkatëse mjedisore për prodhimin e artikujve piroteknikë;
Lejen e ndërtimit për prodhimin e artikujve piroteknike;
ë) Aktin teknik për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi për mjediset ku do të magazinohet dhe do të prodhohet artikulli piroteknik;
f) Autorizimin për magazinimin e lëndëve plasëse, lëshuar nga ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë;
g) Certifikatën e trajnimit për drejtuesin teknik për kryerjen e kursit të trajnimit për zjarrfikës me rrezik të lartë pranë Akademisë së Sigurisë, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin;
gj) Dëshminë e zjarrmëtarit për drejtuesin teknik, lëshuar nga autoriteti përgjegjës për çështjet minerare.
2. Përveç sa parashikohet në pikën 1, të këtij neni, dokumentet e tjera sipas përcaktimeve të neneve 5, 6, 7 dhe 8, më sipër, paraqiten nga kërkuesi.”.
Neni 6
Në nenin 11 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Operatori ekonomik paraqet përmes portalit “e-Albania” aplikimin on-line dhe dokumentacionin e kërkuar për t’u pajisur me autorizim me vulë elektronike për importin, eksportin, transitin e artikujve piroteknikë dhe licencë të importit, eksportit ose prodhimit.”.
Në pikën 2, pas fjalëve “… të plotësojë mangësitë e konstatuara …” shtohen “… nëpërmjet portalit “e-Albania” …”.
Në fjalinë e parë, të pikës 4, fjalët “… me shkresë …” zëvendësohen me “… nëpërmjet portalit “e-Albania” …”.
Në fjalinë e tretë, të pikës 4, fjalët “… me shkrim, nëpërmjet platformës on-line….” zëvendësohen me “…. me dokument me vulë elektronike, nëpërmjet portalit “e-Albania” …”.
Neni 7
Në pikat 1, 2 dhe 3, të nenit 12, fjalët “… me shkrim ose nëpërmjet platformave on-line …” zëvendësohen me “… nëpërmjet portalit “e-Albania” …”.
Neni 8
Në nenin 14 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Në pikat 1 dhe 2, pas fjalëve “… pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve …” shtohen “… nëpërmjet portalit “e-Albania” …”.
Në shkronjën “a”, të pikës 4, pas fjalëve “… të njoftojë …” shtohen “… nëpërmjet portalit “e-Albania” …”.
Në shkronjën “b”, të pikës 4, pas fjalëve “… pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve …” shtohen “… nëpërmjet portalit “e-Albania” …”.
Neni 9
Në pikën 1, të nenit 16, pas fjalëve “… mund të ankimohen …” shtohen “… nëpërmjet portalit “e-Albania” …”.
Neni 10
Dispozita kalimtare
Procedurat e parashikuara në vendimin nr.509, datë 30.8.2023, të Këshillit të Ministrave, do të vijojnë të kryhen sipas mënyrës ekzistuese deri në momentin që përfundojnë zhvillimet teknike për pritjen e aplikimeve në sistemin e përmirësuar të menaxhimit të informacionit për AKSHE-në, për ofrimin e shërbimit nëpërmjet portalit “e-Albania”.
Neni 11
Organet zbatuese
Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Neni 12
Hyrja në fuqi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR SIGURIMIN FIZIK TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR” TË NATO-S, TË BASHKIMIT EVROPIAN, TË SHTETEVE DHE ORGANIZATAVE TË TJERA NDËRKOMBËTARE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 36, pika 3, 37, pika 5, dhe 38, pika 3, të ligjit nr.10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për sigurimin fizik të informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” të NATO-s, të Bashkimit Evropian, të shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vendimi nr.189, datë 4.3.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për sigurimin fizik të informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” të NATO-s, BE-së, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KLASIFIKIMIN, PUNËN, TRANSPORTIMIN FIZIK, DEKLASIFIKIMIN, ZHVLERËSIMIN, ASGJËSIMIN DHE SHKATËRRIMIN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR” TË NATO-S, TË BASHKIMIT EVROPIAN, TË SHTETEVE DHE ORGANIZATAVE TË TJERA NDËRKOMBËTARE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, pika 4, 18, pika 4, 19, pika 5, 20, pika 3, 22, pika 7, 24, pika 2, dhe 26, pika 3, të ligjit nr.10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për klasifikimin, punën, transportimin fizik, deklasifikimin, zhvlerësimin, asgjësimin dhe shkatërrimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” të NATO-s, të Bashkimit Evropian, të shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.263, datë 12.5.2021, “Për miratimin e rregullores për klasifikimin e informacionit “sekret shtetëror””, nr.662, datë 15.11.2017, “Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror””, nr.81, datë 28.1.2008, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për asgjësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar, nr.502, datë 23.6.2010, “Për miratimin e rregullores “Për transportimin fizik të informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror””, nr.312, datë 16.3.2011, “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, nr.377, datë 31.5.2001, “Për sigurimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” në marrëdhëniet ndërkombëtare”, të ndryshuar, dhe nr.836, datë 14.10.2015, “Për miratimin e rregullores “Për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian””, shfuqizohen.
3. Ngarkohen ministritë, institucionet shtetërore, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar dhe operatorët ekonomikë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.519, DATË 20.9.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 6, të nenit 6, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.519, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Territorit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në titull dhe në tekstin e vendimit, emërtesa “Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT)” zëvendësohet me “Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU)”.
2. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje:
– ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë anëtar;
– ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit anëtar;
– ministrin e Drejtësisë anëtar;
– ministrin e Turizmit dhe Mjedisit anëtar;
– ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural anëtar;
– ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit anëtar;
– ministrin e Mbrojtjes anëtar;
– ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale anëtar;
– ministrin e Financave anëtar;
– drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit
të Territorit anëtar dhe sekretar.”.
3. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Sekretariati teknik i KKTU-së zbardh vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të cilat ua dërgon për nënshkrim Kryeministrit, në cilësinë e kryetarit, dhe ministrit të linjës për zhvillimin e propozuar. Vendimet nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e sekretarit të KKTU-së. Vendimet nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe sekretari i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit dhe hyjnë në fuqi menjëherë.
Në rastin e zbardhjes së vendimeve, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, sekretariati teknik koordinon veprimet me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Vendimet për dhënie lejeje apo autorizimi, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Vendimet nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe, kur është rasti, dhe nga sekretari i KKTU-së, dhe hyjnë në fuqi menjëherë.”.
4. Vendimi nr.198, datë 3.4.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Ujit”, i ndryshuar, shfuqizohet.
II. Ngarkohen të gjitha institucionet e përcaktuara në pikën 2, Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROGRAMIT TË PËRGJITHSHËM ANALITIK TË PROJEKTAKTEVE QË DO TË PARAQITEN PËR SHQYRTIM NË KËSHILLIN E MINISTRAVE GJATË VITIT 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2025, sipas tabelave që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA