30-vjet Shqipëria në IOM/Balla: Strategjia e re do ndihmojë për të çuar përpara qeverisjen dhe menaxhimin e migracionit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

30-vjet Shqipëria në IOM/Balla: Strategjia e re do ndihmojë për të çuar përpara qeverisjen dhe menaxhimin e migracionit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti përfaqësuesit e IOM në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në organizatë, që përkon me “Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve e Ditën Kombëtare të Diasporës”. Ai bëri një panoramë të marrëdhënieve me IOM, ndihmën dhe ndikimin thelbësor që ka patur mbështetja e kësaj organizate në menaxhimin e fenomeneve migratore.

“Pa asnjë dyshim historia e Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me Migracionin. Lëvizjet migratore kanë prekur Shqipërinë që në kohën e periudhës osmane, apo dhe gjatë Mbretit Zog. Madje as regjimi totalitar komunist, edhe pse instaloi një izolim të plotë, nuk arriti të ndërpresë tërësisht këtë lëvizje. Vitet e para postkomuniste dhe ndryshimet demokratike natyrshëm u shoqëruan nga një eksod masiv i shqiptarëve drejt vendeve perëndimore. Mbas viteve ’90, gati 40 % e stafit akademik të instituteve shkencore dhe universiteteve u larguan nga Shqipëria. Sot, pothuajse 1 në çdo 2 shqiptarë ka një histori personale emigrimi”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Ai Balla nënvizoi se aktualisht po finalizohet Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024-2030 që shoqërohet edhe me Planin e Veprimit (2024-2026), dokumente të cilat janë hartuar me mbështetjen teknike dhe financiare të IOM.

“Strategji synon të çojë përpara arritjet në zbatimin e strategjisë së mëparshme dhe do të jetë udhërrëfyesi ynë deri në fund të kësaj dekade. E theksoj rëndësinë e saj për një sërë arsyesh që kanë të bëjnë më rëndësinë që migracioni dhe mirëqeverisja e tij ka për shoqërinë shqiptare”, deklaroi Balla.

Ai shprehu gjithashtu angazhimin e Ministrisë së Brendshme për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me IOM në kuadër të prioriteteve të qeverisjes së migracionit në Shqipëri.

Fjala e plotë e mbajtur nga Ministri Balla në këtë veprimtari – VIDEO:

Në detyrën time si Ministër i Brendshëm, që e ka migracionin në fushën e tij të përgjegjësisë, ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në 30-vjetorin e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, njëkohësisht, 18 dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Migrantëve dhe Dita Kombëtare e Diasporës.

Përvjetorë të tillë, padyshim, përbëjnë një moment kyç për të bërë një bilanc të asaj çfarë kemi arritur së bashku në partneritet të ngushtë me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin por dhe me partnerë të tjerë si: Bashkimin Europian, organizatat e tjera të Kombeve të Bashkuara, SHBA, vende partnere evropiane dhe organizata partnere të zhvillimit në Shqipëri, në fushën e migracionit dhe çështjeve të lidhura me të, në kuadrin e bashkëpunimeve ndërkombëtare, evropiane, rajonale.

Shqipëria është bërë anëtare e IOM në vitin 1993 dhe që nga ajo kohë Shqipëria ka përfituar nga mbështetja e IOM në shumë iniciativa të suksesshme në zhvillimin dhe zbatimin e politikave në fushën e qeverisjes dhe menaxhimit të migracionit, luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, menaxhimit të kufijve, luftës ndaj ekstremizmit të dhunshëm, fusha të përgjegjësisë së Ministrisë së Brendshme, për të cilat IOM ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.

Pjesë e misionit të IOM është natyrisht edhe angazhimi i diasporës, migrimi për motive punësimi dhe në rritja e dialogut midis palëve të interesuara për migracionin në nivel dypalësh, rajonal dhe global. Ndërsa në vitet e para të prezencës në Shqipëri, IOM ka qenë krah nesh në përgjigje të dukurive të reja dhe emergjencave të kohës, në vitet në vijim kontributi i IOM u thellua me mbështetje për krijimin e kuadrit strategjik, ligjor, institucional si dhe mekanizmave koordinues dhe fuqizimin e kapaciteteve njerëzore në qeverisjen e migracionit dhe përafrimin me kuadrin strategjik dhe ligjor ndërkombëtar për migracionin.

Në mënyrë të veçantë dëshiroj të përmend:

– Mbështetjen për hartimin dhe zbatimin e Strategjisë së parë Kombëtare për Migracionin dhe Planin e Veprimit (2005-2010) financuar nga BE;

– Mbështetjen e vazhduar me trajnime gjithëpërfshirëse për qeverisjen e migracionit, për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit;

- Mbështetjen për hartimin e Profilit vjetor dhe atij të Zgjeruar të Migracionit, së fundmi sapo është përfunduar edhe Profili i Zgjeruar i Migracionit për vitet 2019-2022;

- Mbështetjen për hartimin dhe përditësimin e Planit të Kontingjencës për Flukset Masive Migratore;

- Mbështetjen për ngritjen e Qendrave të Regjistrimit dhe Akomodimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt, në Gërhot (2017); Kakavijë dhe Kapshticë (2019) dhe në Qafë Botë (2023);

- Kontributin për digjitalizimin e sistemeve në fushën e menaxhimit të migracionit dhe ripranimit me hapin e vendeve më të përparuara;

- Ngritjen e sistemit për menaxhimin e informacionit të shërbimeve dhe referimit për personat e kthyer nga vendet e konfliktit;

- Mbështetjen e vazhdueshme për kthimin vullnetar të të huajve të parregullt në vendin e origjinës;

- Bashkëpunimin në zhvendosjen e të evakuuarve nga Afganistani në kuadër të marrëveshjes së posaçme për këtë qëllim, drejt SHBA, Kanadasë dhe vendeve të tjera;

- Mbështetjen për zbatimin e Paktit Global për Migracionin nënshkruar nga Shqipëria në Dhjetor 2018 në Konferencën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Marrakesh si dhe për raportimin vullnetar në nivel rajonal (2020) dhe global (2022);

Të nderuar pjesëmarrës,

Ministria e Brendshme aktualisht po finalizon Strategjinë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 dhe Planin e Veprimit (2024-2026), të cilat janë hartuar me mbështetjen teknike dhe financiare të IOM dhe e harmonizuar me Paktin Global për Migracionin. Kjo Strategji synon të çojë përpara arritjet e shënuara në zbatimin e strategjisë së mëparshme dhe do të jetë udhërrëfyesi ynë deri në fund të kësaj dekade. E theksoj rëndësinë e saj për një sërë arsyesh që kanë të bëjnë më rëndësinë që migracioni dhe mirëqeverisja e tij ka për shoqërinë shqiptare.

Pa asnjë dyshim historia e Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me Migracionin. Lëvizjet migratore kanë prekur Shqipërinë që në kohën e periudhës osmane, apo dhe gjatë Mbretit Zog. Madje as regjimi totalitar komunist, edhe pse instaloi një izolim të plotë, nuk arriti të ndërpresë tërësisht këtë lëvizje. Vitet e para postkomuniste dhe ndryshimet demokratike natyrshëm u shoqëruan nga një eksod masiv i shqiptarëve drejt vendeve perëndimore. Mbas viteve ’90, gati 40 % e stafit akademik të instituteve shkencore dhe universiteteve u larguan nga Shqipëria. Sot, pothuajse 1 në çdo 2 shqiptarë ka një histori personale emigrimi.

Por gjithsesi, përtej historisë dhe traditës migratore të shoqërisë shqiptare, jam i bindur për potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillim që migracioni mbart, por njëkohësisht edhe për aspekte të caktuara që kërkojnë një qeverisje strategjike, veçanërisht parë në kuadër të aspiratave dhe përafrimit të vazhduar me standardet dhe kërkesat e aderimit në Bashkimin Europian. Prandaj për ne mbetet ende shumë për të bërë, dhe materializimi i Strategjisë së re do ndihmojë për të çuar përpara qeverisjen dhe menaxhimin e migracionit si një çështje gjithëpërfshirëse, në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të shoqërisë.

Në mbyllje, më lejoni të konfirmoj edhe një herë angazhimin e Ministrisë së Brendshme për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me IOM në kuadër të prioriteteve të qeverisjes së migracionit në Shqipëri dhe dëshirojë të falënderojë ekipin e përkushtuar të IOM, drejtuar nga znj. Jani, si dhe t’u uroj suksese të mëtejshme.

Previous Skema Kombëtare: Mbështetje e plotë për 65,000 fermerë përfitues