300 fidanë të rinj në Ekoparkun e Durrësit, Kumbaro: Shembulli më i mirë i transformimit, vazhdojmë mbjelljet dhe pyllëzimet në 46 bashki për Vitin e Pyjeve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

300 fidanë të rinj në Ekoparkun e Durrësit, Kumbaro: Shembulli më i mirë i transformimit, vazhdojmë mbjelljet dhe pyllëzimet në 46 bashki për Vitin e Pyjeve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro iu bashkua sot skuadrës së gjelbërimit të bashkisë së Durrësit, bashkë me kryetaren Emiriana Sako për mbjelljen e 300 fidanëve të rinj në Ekoparkun e madh të qytetit, një ish-gangrenë mjedisore e transformuar në një hapësirë të rehabilituar prej 15 hektarësh, me zona pushimi dhe oaze rekreative.

Ministrja Kumbaro përgëzoi rastin e bashkisë Durrës për prioritetin që i ka dhënë gjelbërimit dhe mbjelljeve të reja, gjatë Vitit të Pyjeve.

“Më vjen shumë mirë që bashkia Durrës na bashkohet. Kur e nisëm vitin e pyjeve në takimin që bëmë me bashkitë në mes të janarit, ishim vetëm 29 bashki. Në harkun e dy-tre javëve jemi bërë 46 bashki që i janë bashkuar vitit të pyjeve dhe janë në këtë aksion. Më vjen shumë mirë që bashkia e Durrësit e kombinon mbjelljen e pemëve me hapësirat e gjelbërta dhe pjesën rekreative se jemi dhe bashki turistike” u shpreh ministrja Kumbaro, e cila theksoi gjithashtu se Durrësi është gjithashtu një shembull pozitiv i përgatitjeve për sezonin veror 2024.

Në bisedën e saj me ekipin e Drejtorisë së Gjelbërimit të bashkisë Durrës, ministrja Kumbaro dha mesazhin se në këtë ditë Shën Valentini, përveçse duhet të përqafojmë njerëzit e dashur, duhet të përqafojmë edhe natyrën.

“Kur ke dashurinë për natyrën, dalin edhe punët e mira”, u shpreh Kumbaro.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirian Sako, tha se Ekoparku i madh i Durrësit ka transformuar jetën e banorëve të zonave përreth.

“Kjo ka transformuar diametralisht në anën e kundërt situatën me çfarë ishte më përpara dhe si është sot në gjithë zonën. Duam të vazhdojmë mbjelljen e pemëve në mënyrë që pas vitesh apo dekadash, të jetë një park i mirëfilltë i qytetit të Durrësit”, theksoi Sako.

Në fund të takimit, ministrja Kumbaro sqaroi se shtimi i mbjelljeve në këtë bashki është i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të rregulluar ekuilibrin mes Durrësit si qytet industrial, tregtar dhe qytet turistik po ashtu.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 14 Shkurt 2024