57 vjetori i Batalionit të Mbështetjes, Peleshi: Garanton veprimtarinë e FA - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

57 vjetori i Batalionit të Mbështetjes, Peleshi: Garanton veprimtarinë e FA

Batalioni i Mbështetjes së Forcave të Armatosura mbushi 57 vjet nga krijimi i tij. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu vlerësime për punën e efektivëve të këtij batalioni ndër vite, duke e cilësuar një batalion të rëndësishëm që garanton veprimtarinë e Forcave të Armatosura. “Prapa çdo aktiviteti, operacioni, misioni është puna juaj, e ushtarakëve, por dhe e civilëve. Ju jeni edhe pjesë e imazhit të FA të Republikës Shqipërisë përmes strukturave si Orkestra Frymore apo Truproja i Nderit. Të gjithë shqiptarët e kanë parë prezencën tuaj. Ju ndërtoni me punën tuaj edhe reputacionin e FA, ndaj edhe unë jam mbështetës”, u shpreh ministri Peleshi.

Ai u shpreh se një strukturë e re i është bashkuar këtij Batalioni, Orkestra Sinfonike, e cila do të performojë së shpejti edhe për publikun e gjerë, një mënyrë kjo për të apeluar për më shumë prestigj dhe dinjitet, por edhe për më shumë afrim të të rinjve drejt Forcave të Armatosura.

Pjesë e ceremonisë për 57 vjetorin e Batalionit të Mbështetjes ishin edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji, komandanti i Batalionit të Mbështetjes, ushtarakë, etj. Gjatë kësaj ceremonie u dhanë edhe dekorata për të vlerësuar punën e efektivëve të këtij Batalioni.

Previous Fermerë të suksesshëm dhe investime të reja falë mbështetjes së qeverisë

Leave Your Comment