70-vjetori i Univeristetit të Mjekësisë, Manastirliu: 700 mjekë të rinj me rihapjen e specializimeve në Mjekësi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

70-vjetori i Univeristetit të Mjekësisë, Manastirliu: 700 mjekë të rinj me rihapjen e specializimeve në Mjekësi

“Ambicja jonë është ndërtimi i një qendre të bio-simulimit klinik për studentët e Mjekësisë dhe Infermierisë”
Sot shënohet 70-vjetori i krijimit të Universitetit të Mjekësisë të Tiranës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj shprehu krenarinë për mjekët dhe profesorët që kanë bërë historinë e mjekësisë shqiptare. Duke folur për plejadën e re të mjekëve, Ministrja Manastirliu u shpreh:
“Sot, kemi 700 specializatë të diplomuar, me rihapjen e specializimeve në Mjekësi nga 2014, të punësuar dhe që po punësohen në çdo rajon të vendit, duke zbutur gradualisht hendekun e krijuar ndër vite”.
Në Universitetin e Mjekësisë këtë vit është bërë e mundur rritja e kuotave për studentët e mjekësisë dhe infermierisë, falë investimeve në shëndetësi, për të cilat Manastirliu u shpreh:
“Rritja e kuotave ka ndodhur sepse është përmirësuar infrastruktura në spitale, është zgjeruar mundësia për ushtrimin e praktikave klinike përtej Tiranës, falë investimeve edhe në spitalet rajonale, të cilat janë sot pole të mirëfillta të ofrimit të kujdesit të specializuar për qytetarët, afër vendbanimit. Ndërsa Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të jetë xhevahiri në gjithë kolanën e investimeve transformuese në QSUT, vepra më e rëndësishme e tre dekadave të fundit për shëndetësinë, dhe që do pasohet nga viti tjetër me investimet e reja në spitalin kardio-kirurgjikal, spitalin psikiatrik dhe atë të djegje-plastikës. Ai do të shënojë padyshim një erë të re, sidomos për studentët e Mjekësisë, të cilët do të kryejnë praktikat klinike në kushte që, breza e breza të tërë, që u ulën në këto banga para tyre, i kanë ëndërruar. Do të mësojnë dhe ushtrojnë profesionin e porsafituar edhe tek pediatria e re, spitalin e ri kirurgjikal, spitalin e ri infektiv, disa prej veprave për të cilat ndihemi krenarë dhe që, do u qëndrojnë dekadave të ardhshme”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu foli edhe për investimet për studentët e Mjekësisë.
“Nëpërmjet investimeve përmes Paktit për Universitetin, studentët e mjekësisë dhe infermierisë kanë dy qendra të bio-simulimit brenda QSUT, njësoj si në universitetet europiane. Ambicia jonë është krijimi i një qendre të mirëfilltë të bio-simulit klinik, që do të jetë padyshim një model në rajon”, tha Manastirliu.
Previous “Open Day”, nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Lezhës vizitojnë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit