Ministrja Ibrahimaj: Qeveria, e angazhuar për të mbështetur zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj: Qeveria, e angazhuar për të mbështetur zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e ambienteve të reja të Qendrës Multifunksionale në Kamëz, së bashku me Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, z. Peter Zingraf, kryetarin e Bashkisë Kamëz, z. Rakip Suli, Drejtorin i KfË-së për Europën Juglindore dhe Turqinë, z. Klaus Müller dhe Drejtorin e Qendrës Multifunksionale, z.Eris Martini.

Ndërtimi i ambienteve të reja është pjesë mbështetjes së Qeverisë Federale Gjermane për arsimin dhe formimin profesional në Kamëz, i cili zbatohet nga Banka për Zhvillim KfË.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj falënderoi qeverinë gjermane për mbështetjen e dhënë dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të vijuar mbështetjen për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional në vend.

“Qeveria shqiptare ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në forcimin e kapaciteteve të shkollave profesionale, në bashkëpunim dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, me qëllim që të ndjekim hapin e kohës dhe t’i ofrojmë tregut të punës atë që ai kërkon”, tha Ibrahimaj.

Shkolla profesionale e Kamzës është shkolla më e madhe profesionale në vend, me rreth 1500 nxënës të regjistruar dhe me 8 drejtime kryesore, ky dy prej tyre janë drejtimet më të kërkuara në tregun e punës, IT dhe Turizmi.

Vitet e fundit tregu i punës është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe aftësitë e kërkuara janë të ndryshme nga ato të disa viteve më parë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi faktin se qeveria është duke investuar në disa sektorë të ekonomisë, si në ndërtimin e porteve apo marinave, aeroporteve, me synim për të rritur zhvillimin e turizmit, gjë që do të sjellë një kërkesë të shtuar për punonjës të aftësuar.

Me mjaft rëndësi, sipas Ministres, është dhe bashkëpunimi i shkollave profesionale me bizneset, ku shkolla profesionale e Kamzës bashkëpunon me rreth 160 biznese, dhe nxënësit e arsimit profesional kryejnë praktikat e tyre, punojnë me kohë të pjesshme, apo punësohen pasi përfundojnë studimet.

“Shkolla profesionale dhe arsimi profesional duhet parë si alternativë parësore pasi të gjithë nxënësve u jep një bagazh dhe përparësi në tregun e punës, në krahasim me arsimin e përgjithshëm. Kjo nuk do të thotë,  se ai që përfundon shkollën profesionale nuk do të ndjekë universitetin, por që do të fillojë universitetin me një set dhe një kapacitet shumë më të madh se sa ai që mbaron arsimin e përgjithshëm”, vijoi Ministrja.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Zingraf nënvizoi, se bashkëpunimi midis shkollave profesionale dhe kompanive private është i rëndësishëm pasi është shumë e nevojshme për nxënësit të marrin aftësitë e kërkuara nga ekonomia e vendit”.

“Për të mundësuar këtë, Qeveria Gjermane ka mbështetur sektorin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri përmes :

  1. a) asistencës teknike të dedikuar në nivel institucional për të përgatitur kurrikula cilësore dhe të orientuara nga tregu i punës me anë të GIZ
  2. b) investime në ambiente studimore dhe infrastrukturë fizike nëpërmjet KfË-së, si këto që po fillojmë të ndërtojmë sot, këtu në Kamëz”, tha Ambasadori.

Ndërsa Drejtori i KfË-së për Europën Juglindore dhe Turqinë, z. Müller, ritheksoi rëndësinë e sektorit për Qeverinë Shqiptare duke shtuar se, profilet që do të jepen në ambientet e reja të shkollës janë përzgjedhur me kujdes në bazë të nevojave të tregut të punës dhe praktika në punishtet e reja dhe të pajisura më së miri do të përmirësojnë shanset për punësim të të diplomuarve të Qendrës Multifunksionale të Kamzës dhe si rrjedhojë duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kamzës dhe të fshatrave dhe qyteteve përreth.

Shkolla profesionale në Kamëz do të ketë 20 klasa të reja apo të rinovuara si edhe 15 zona për kryerjen e praktikës (laboratorë, punishte etj.) të reja dhe me pajisje të fjalës së fundit. Kjo do t’i mundësojë hapësirën e nevojshme për arsimimin elitar të 1800 nxënësve në vit,  si edhe mundësi shtesë formimi për të rriturit.

Qendra Multifunksionale e Kamzës është shembulli kryesor për të ardhmen e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri duke kombinuar arsimimin profesional të dhënë në shkollë me programe shtesë formimi për kompani të ndryshme dhe personat e papunë.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 28 Shtator 2022

Leave Your Comment