Rritet buxheti i Ministrisë së Brendshme, Ministri Çuçi: 7,6 herë më shumë investime për teknologjinë e mbrojten nga sulmet kibernetike - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rritet buxheti i Ministrisë së Brendshme, Ministri Çuçi: 7,6 herë më shumë investime për teknologjinë e mbrojten nga sulmet kibernetike

Komisioni i Sigurisë Kombëtare – Komisioni i Sigurisë ka miratuar

Në buxhetin e vitit 2023 të Ministrisë së Brendshme janë parashikuar 7.6 herë më shumë investime në teknologji krahasuar me vitin 2022. Shifrat i konfirmoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend. Ai tha se me fonde të vetë Ministrisë janë 547 milionë lekë ndërsa me fonde të AKSHIT janë 278 milionë lekë. Sipas tij rritja e fondeve për teknologjinë dhe sistemet dixhitale ka ardhur pas sulmeve kibernetike nga Irani.

“Pavarësisht se jemi në një situatë të vështirë të diktuar nga efektet e krizës që ka prodhuar lufta në Ukrainë, me kryefjalë energjinë, e ku inflacioni i rritur kërcënon ekonomitë e shumë vendeve, përfshi edhe ekonominë tonë, ia kemi dalë mbanë që Buxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Brendshme të jetë më i lartë se i vitit që po mbyllet. Ne kemi alokuar pjesën më të madhe të buxhetit për Policinë e Shtetit, plot 19.5 miliardë lekë ose një rritje 16% krahasuar me buxhetin e vitit 2022. Si asnjëherë më parë investimet në Policinë e Shtetit, të cilat zënë pjesën më të madhe në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, do të jenë në masën 56% më shumë se viti aktual. Fokusi me këtë buxhet të ri është edhe më i përqendruar tek përmirësimi i infrastrukturës teknologjike dhe sistemeve dixhitale me standardet me të mira dhe rritjen e parametrave të sigurisë kibernetike për të parandaluar dhe përballuar sulmet apo incidentet kibernetike”, tha ministri Çuçi.

Ministri i Brendshëm u ndal gjithashtu edhe tek rritja e pagave për rreth 75 % të trupës policore.

“Kemi bërë një rritje prej 15 % nga e cila përfitojnë jo pak por rreth 75 % e trupës policore. Kjo është një rritje dyfish më shumë krahasuar me pjesën tjetër të administratës që përfitoi vetëm 7 %, por plotësisht e justifikuar sepse punonjësit e Policisë së Shtetit përballen me vështirësi të jashtëzakonshme për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve”, tha ministri Çuçi.

Po kështu gjatë vitit 2023 janë parashikuar edhe rreth 110 milionë lekë për ngritjen e një strukture të re për të rritur sigurinë dhe kontrollin në zonat bregdetare.

“RIKTHEHEN KAMERAT E TRUPIT PËR POLICINË E SHTETIT”

Kamerat e trupit do të rikthehen për një pjesë të madhe të punonjësve të Policisë së Shtetit. Konfirmimin e ka dhënë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa po prezantonte në Komisionin për Sigurinë Kombëtare buxhetin e vitit 2023.

“Kamerat e trupit e kanë sistemin e ngritur dhe fondi nuk është shumë i madh, por tërësisht i përballueshëm brenda buxhetit të vitit 2023. Është në nivelin e 60 milionë lekëve në vit, një shumë që mund të përballohet nga buxheti i shtetit”, tha Ministri i Brendshëm.

INVESTIMET KRYESORE TË MINISTRISË SË BRENDSHME NË VITIN 2023

– Buxheti i 2023, 24.1 miliard lekë – 14 % më shumë në raport me planin e vitit 2022;
– Rritje e investimeve në masën 56 % për Policinë e Shtetit, pjesa më e madhe shkon për përmirësimin e infrastrukturës së teknologjisë dhe informacionit të Policisë së Shtetit, në funksion të rritjes së sigurisë;
– Garantim i financimit të projekteve në fushën e teknologjisë së informacionit, të nisura në vitin 2022 nga AKSHI, për Policinë e Shtetit;
– Financim i projektit “JONIADA”, për blerjen e mjeteve lundruese për rritjen e sigurisë dhe kontrollit në zonat e plazhit gjatë sezonit turistik;
– Rikonstruksion i DVP Dibër, DVP Elbasan, etj.;
– Rritje e financimit të shpenzimeve të punonjësve për rritjen e pagave, mbikohën në punë, largësinë për shërbimet jashtë vendbanimet;
– Trajtim me ushqim i punonjësve të Gardës së Republikës;
– Investime në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për investime në fushën e teknologjisë, blerjes së pajisjeve, etj.;
– Investime për shërbimin e Gjendjes Civile për përmirësimin e Regjistrit Kombëtar të Adresave.

Previous Paketa Fiskale 2023 synon rritjen e miradministrimit të të ardhurave, përafrimin e legjislacionit me BE dhe luftën kundër informalitetit