Ministrja Krifca me studentët e rinj të UBT: Bujqësia sot kërkon specialistë të teknologjive të avancuara që kanë paga të larta - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Krifca me studentët e rinj të UBT: Bujqësia sot kërkon specialistë të teknologjive të avancuara që kanë paga të larta

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim me studentët e vitit të parë në Universitetin Bujqësor të Tiranës lidhur me rrugën e tyre të ardhshme për tu kthyer në specialist të bujqësisë dhe blegtorisë.

Duke inkurajuar studentët për zgjedhjen e bërë dhe kontributin e tyre në sektorin sfidues të bujqësisë, ajo u shpreh se asnjë profesion tjetër nuk të jep kënaqësinë të shikosh se si lind një filiz apo një jetë e re, dhe të ndihesh krenar se je kujdesur për të deri në momentin e korrjes apo vjeljes, me kujdesin e një prindi, tha Ministrja Krifca.

Duke u ndalur në statistikat e fundit, 1 në çdo 4 studentë të këtij universiteti është i punësuar me kohë të plotë gjatë periudhës së studimeve, 14% e tyre janë të vetëpunësuar në biznesit e tyre, dhe 1 në 3 studentë është i punësuar me kohë të pjesshme.

Ministrja Krifca shtoi se gjate takimeve të shpeshta me sipërmarrës të bujqësisë dhe të blegtorisë, një ndër shqetësimet kryesore që më paraqitet është pikërisht mungesa e specialistëve dhe dija që e bën prodhimin më konkurues, për të dalë shpejt në tregje, prodhimtari të lartë, përdorim të kimikateve më të ulët, që përkthehet sot në kosto më të ulta dhe tregje më të sigurta.

“Dua t’ju them se në ndryshim nga ajo që shumë besojnë bujqësia po pëson një inovacion të rëndësishëm në të cilën vendimet merren nga leximi i rezultateve të sensorëve në bimë e kafshë”, tha Ministrja.

Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural së bashku me Rektorin e UBT folën gjithashtu për procesin e inicuar nga Kryeministri Rama, për të përafruar diplomat e UBT me një prej universiteteve më të mira në botë atë të BOKU në Vjenë.

Ministrja Krifca gjithahtu u shpreh se: “Me Universitetitn dhe biznesin kemi nënshkruar në prill të këtij viti mbi 20 marrëveshjet trepalëshe, për ofrimin e praktikave mësimore për ju, si edhe mundësive të punësimit në sektorin privat dhe në atë publik”.

Previous Ministrja Kushi prezanton projektin e Librarisë Zanore për nxënësit që nuk shikojnë