Ministrja Xhaçka: Diaspora ka një potencial të jashtëzakonshëm, të gjejmë mënyra për të ndërtuar modele bashkëpunimi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka: Diaspora ka një potencial të jashtëzakonshëm, të gjejmë mënyra për të ndërtuar modele bashkëpunimi

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Ministrja Xhaçka theksoi se forcimi i marrëdhënieve me diasporën është një mundësi dhe potencial i jashtëzakonshëm, teksa nënvizoi faktin se duhen gjetur mënyra për të ndërtuar modele bashkëpunimi me të.

“Diaspora është pa as më të voglin dyshim një burim i jashtëzakonshëm mundësish dhe nëse nuk gjejmë mënyrat më të mira për të ndërtuar me diasporën modele bashkëpunimi unë besoj që historia nuk do të na falë. Unë jam optimiste që ne sot i kemi të gjithë mundësitë për ta ndërtuar këtë bashkëpunim. Së pari sepse ky proces i ndërtimit të marrëdhënieve me diasporën ka nisur e është në rrugë të mbarë. Së dyti, me kalimin e diasporës si fushë përgjegjësie tek MEPJ, ne kemi sot mundësinë të vëmë në dispozicion të kësaj përpjekje të gjithë risurset e shërbimit tonë të jashtëm dhe përfaqësive tona. Së treti, dhe kjo është vërtet e rëndësishme, ky bashkëpunim është sot i mundur sepse sot ekziston një filozofi e re që diasporën nuk e sheh thjesht si një burim të ardhurash që na ndihmojnë të kalojmë kohën e vështirë, por si një partnere në këtë përpjekje”, tha kryediplomatja shqiptare në fjalën e saj.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i vendosur në realizimin e amnistisë fiskale, pasi sipas tij garanton formalizmin e të gjitha të ardhurave nga puna e të shqiptarëve në diasporë.

“Ne do e bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, me çdo të drejtë. Kam besim që bashkësia ndërkombëtare, edhe BE do e kuptojë e nuk do ta pengojë, do e pranojë principin e së drejtës për të monitoruar këtë proces që të bëhet siç duhet, se përderisa e bën Italia e vende të tjera, ne nuk kemi pse privohemi se jemi të vegjël”, tha Rama.

Previous Dita e Disporës, së bashku me shqiptarët që nderojnë kombin kudo nëpër botë