Korçë, finalja e garës ndërkombëtare për hartuesin e projektit të Stadiumit “Skënderbeu” si një destinacion i ri zhvillimi ekonomie, biznesi dhe argëtimi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Korçë, finalja e garës ndërkombëtare për hartuesin e projektit të Stadiumit “Skënderbeu” si një destinacion i ri zhvillimi ekonomie, biznesi dhe argëtimi

Stadiumi “Skënderbeu” dhe Pallati i Sportit në Korçë, do të shndërrohen së shpejti në qendra të reja për qytetin, ku jeta sportive do të marrë hov dhe do të zhvillohet përgjatë gjithë ditës dhe vitit.  Stadiumi “Skënderbeu” do të transformohet në një kompleks sportiv me shërbime të ndryshme, duke ndjekur modelin e suksesshëm dhe shumëfunksional të Stadiumit “Air Albania” në kryeqytet, falë iniciatës së qeverisë për rikonceptimin dhe rizhvillimin e komplekseve sportive dhe të stadiumeve të futbollit në qytetet Durrës, Korçë dhe Vlorë, në bashkëpunim me bashkitë përkatëse dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në muajin shkurt të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit/ Atelier Albania hapën thirrjen për pjesëmarrje në Konkursin Ndërkombëtar për Projekt-Ide, ku në finale u përzgjodhën 3 finalistë me prestigj në skenën bashkëkohore të arkitekturës, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë), të cilat sot nisën prezantimin e propozimeve arkitektonike për rizhvillimin  e  Kompleksit të Stadiumit. ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili përshëendeti çeljen e finales.

* * *

Mirëmëngjes të gjithëve!Besoj se parafolësit i thanë të gjitha ato që duheshin thënë. Unë dua të shtoj vetëm që jam shumë i lumtur që sot ne kemi këtë finale të konkursit për të cilin patëm një interesim shumë të madh dhe kjo është një nga tre finalet e këtyre ditëve, që do të ndiqet nga finalja në Durrës, pastaj në Vlorë ose anasjelltas, nuk e kam parasysh mirë radhën, për të pasur tre stadiume të reja të gjeneratës së stadiumit tonë kombëtar i cili është një histori shembullore suksesi, por edhe një histori kuptimplotë eksperience, në bashkëpunimin mes nesh dhe Federatës Shqiptare të Futbollit pa të cilën do të ishte e pamundur të realizohej stadiumi, do të ishte e pamundur të ecnim përpara me zhvillimet e reja sepse sinergjia mes qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është baza, është themeli, është shtysa kryesore për të arritur që të kemi një Shqipëri me një fytyrë krejt tjetër edhe në këtë fushë ku siç e tha edhe presidenti, kemi sot me këto tre stadiume të reja, infrastrukturën më moderne dhe më të kompletuar nga pikëpamja edhe e shtrirjes gjeografike brenda vendit në rajon, duke pasur parasysh se nga sa mbrapa e kemi filluar, jo thjesht për këto vite, por edhe për vitet e mëparshme të historisë sonë, kur rajoni ka qenë në një komplet tjetër nivel dhe në një komplet tjetër situatë integrimi me gjithë sistemet sportive europiane dhe botërore.

Me këtë rast, dua t’i uroj presidentit të Federatës edhe zgjedhjen në komitetin drejtues të UEFA-s. Është një nder shumë i madh për Shqipërinë. Është një nder shumë i madh për futbollin shqiptar. Është hera e parë në historinë e UEFA-s që një shqiptar, drejtuesi i Federatës, përfshihet në komitetin e UEFA-s dhe besoj që kjo e forcon edhe pozitën tonë në përpjekjen tonë për të realizuar disa objektiva të tjerë, duke filluar nga objektivi ambicioz që në 2025 ne do organizojmë në Shqipëri kampionatin europian të futbollit për të rinjtë dhe kjo do të thotë që në 2025 ne duhet të jemi gati me këto stadiume të reja të cilave i shtohet edhe siç e tha presidenti, stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë i cili do të ribëhet tërësisht po me këto principe dhe patjetër do të vazhdojmë edhe më tutje.

Dua të prek edhe dy elementë të tjerë përpara se ta mbyll këtë fjalë.

Elementi i parë është financimi së bashku me Federatën i gjithë infrastrukturës mbështetëse të futbollit që janë pikërisht ato fushat e stërvitjes apo fushat e lojës së futbollit për më të vegjlit. Këtu besoj që me mbylljen e zgjedhjeve vendore dhe me rifillimin e punës së të gjitha bashkive do të duhet një koordinim më i mirë dhe do të duhet një bashkëpunim më i ngushtë sepse në këtë rast nuk kemi problem financimin, kemi problem koordinimin me pushtetin vendor për të vënë në dispozicion terrene të përshtatshme dhe që bëjnë sens në aspektin e gjithë rrjetëzimit të sistemit për të mbuluar të gjithë Shqipërinë dhe për të mbuluar të gjitha komunitetet me këtë infrastrukturë që të jetë e aksesueshme nga te gjithë fëmijët e Shqipërisë, kudo që ata janë, pavarësisht se janë në mes të qytetit apo në një njësi administrative periferike.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të gjithë projektit tonë të sportit në shkolla, të sportit për fëmijët, ku me Federatën Shqiptare të Futbollit kemi realisht një potencial të madh zhvillimi dhe progresi që t’i bashkojmë të gjitha forcat.

Elementi i dytë është ambicia për të transformuar sportin dhe futbollin në radhë të parë, në një mundësi të shtuar për turizmin duke ofruar infrastrukturë dhe logjistikë për skuadrat e huaja që të vijnë të stërviten në Shqipëri. Unë besoj që Korça mund të jetë e para në këtë rrugë të re, me këto zhvillime të reja që të ofrojë mundësi optimale për skuadra europiane që të kalojnë periudhën e tyre përgatitore këtu, duke sjellë një vlerë të shtuar ekonomike dhe financiare për qytetin.

Në këtë kontekst, dua të shtoj se kërkesa që u kemi bërë arkitektëve pjesëmarrës në këtë konkurs, në këto konkurse është që pikërisht të shohin përtej fushës së blertë, të shohin përtej shkallëve të stadiumit dhe të krijojnë një garnitet të ri për këto qytete duke ofruar më shumë sesa thjesht aktivitetin e ndeshjeve të ditës së dielë.

Dua të falenderoj të gjitha studiot që shprehën interes dhe posaçërisht studiot finaliste këtu të pranishme. Dua të falenderoj anëtarët dhe anëtaret e jurisë që kanë ardhur nga vende të ndryshme, arkitektë dhe studiues me shumë përvojë dhe dua të them që jemi në një rrugë shumë inspiruese zgjerimi dhe një skuadre arkitektësh të huaj që punojnë për projekte në Shqipëri dhe që po e zgjerojnë gjithmonë e më shumë edhe ofertën për kërkesën në rritje për zhvillimin urban dhe për zhvillimin e ndërtimeve të natyrave të ndryshme në Shqipëri.

Në fund fare, kam një falenderim shumë të posaçëm për njërin prej arkitektëve këtu të pranishëm i cili është pionier në hapjen e rrugës së bashkëpunimit tonë me studio e arkitektë të huaj dhe ka lënë gjurmën e tij jo vetën në ndërtimin e disa objekteve me rëndësi këtu në bashkinë e Korçës, por edhe në projektimin e të ardhmes së qytetit, duke asistuar kryetarin e bashkisë dhe bashkinë me ide dhe me konsulencë shumë të çmuar, mikun ton Peter Ëilson, i cili, patjetër, ka vendin e tij në skenën dhe në historinë e arkitekturës bashkëkohore por njësoj si Edëard Lear dikur që erdhi në Shqipëri dhe mbeti pjesë e historisë sonë me pikturat e tij në trojet shqiptare, jam i bindur që Peter Ëilson është tanimë pjesë e jona, e historisë së Korçës, por dhe historisë së zhvillimit dhe transformimit të Shqipërisë jo për pak vite, por për shekujt që vijnë.

Shumë faleminderit të gjithëve!

Previous Ministrja Ibrahimaj në konferencë: Ekonomia vijon ecurinë pozitive, të ardhurat u rritën me 16.2 miliardë lekë ose 11.7 % në T1 2023