Parandalimi i zjarreve dhe përmbytjet, prezantohen rezultatet e monitorimit të satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Parandalimi i zjarreve dhe përmbytjet, prezantohen rezultatet e monitorimit të satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”

U prezantuan sot, produktet e para të shërbimit satelitor, në një aktivitet, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, drejtues të institucioneve të ndryshme dhe ekspertë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se Shqipëria ka arritur të monitorojë përmes dy satelitëve të lëshuar në hapësirë, “Albania 1” dhe “Albania 2”, 47% të territorit.

Me një gamë të gjerë përdorimi, nga parandalimi i zjarreve te përmbytjet, duke vijuar te bujqësia dhe ndërtimi pa leje, Shqipëria përmes satelitëve të hedhur në hapësirë “Albania 1” dhe “Albania 2”, sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku: “… bëhet pjesë e ekonomisë së re të hapësirës, duke zhvilluar përfshirjen e saj në komunitetin hapësinor, mes shfrytëzimit të fuqisë së imazheve satelitore me rezolucion të lartë, të cilat mundësojnë realizimin e ambicieve tona si vend anëtar i NATO”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se falë shërbimit satelitor kemi një bazë fantastike të leximit të territorit sipas nevojave të dikastereve, gjë që e bën të pamundur korrupsionin në shumë fusha: “Deri më 21 qershor janë mbledhur të dhëna nga 16.324 km2 të Republikës së Shqipërisë. Për shkak se moti e vështirësoi shumë punën e atyre që janë përfshirë në këtë proces, kompania ofruese e shërbimit shtoi edhe 8 satelitë të tjerë pa asnjë pagesë ekstra për të na furnizuar me më shumë imazhe në ato periudha kohe”, – tha kryeministri.

Duke folur për përmbytjet, kryeministri Edi Rama tha se: “Harta satelitore e bën të pamundur që një përmbytje prej 3 km2 të kthehet në një përmbytje prej 15 km2 duke shtuar aty viktima të ujit, e prona të dëmtuara për të rritur faturën në kurriz të shtetit, duke rritur dhe normën e korrupsionit. Kjo sepse janë imazhet dhe identifikimi i dëmeve, që deri dje bëhej me grupe në këmbë në terren mund ta bëjmë tani vetëm me një imazh”. Kryeministri Edi Rama ftoi punonjësit e teknologjisë së informacionit – IT, që të punojnë për shtetin shqiptar, duke premtuar paga më të mira e konkurruese se në sektorin privat, krahasuar edhe me rajonin.

Gjatë aktivitetit, u prezantuan dhe dy shembuj konkretë ku Agjencia e Mbrojtjes Civile ka përfituar informacion të vlefshëm përmes satelitëve, siç është rasti i zjarrit në ishullin e Sazanit, ngjarje e ndodhur në qershor 2022, ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me përmbytjet në qarkun e Shkodrës, në fshatin Muriqan. Sipas përfaqësueses së Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Gentiana Maçi ky monitorim ndihmon në parandalim dhe në ndërhyrje sa më efikase.

Një ekip ekspertësh nga të gjitha institucionet kanë nisur prej kohësh trajnimin pranë Satellogic për përdorimin e teknologjisë të avancuar për përpunimin dhe analizimin e imazheve satelitore. Ekipi i trajnuar i ASIG po ndërton raste dhe shembuj që do të jenë në ndihmë të institucioneve publike për të analizuar dhe marrë vendime në kohë sa më të shkurtër.

Previous Fjala e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë prezantimit të produkteve të para të “Shërbimit Satelitor”