Ministrja Denaj me drejtues të DG AGRI në Bruksel: Bashkëpunim të plotë me BE-në, në politika për zhvillimin rural - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Denaj me drejtues të DG AGRI në Bruksel: Bashkëpunim të plotë me BE-në, në politika për zhvillimin rural

Shqipëria është në bashkëpunim të plotë me Bashkimin Europian në hartimin e politikave publike në shërbim të zhvillimit rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, me strukturat e Komisionit Evropian , zhvilloi një takim edhe me drejtuesit e DG AGRI  (Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural), në Komisionin Europian, ku shprehu objektivin ambicioz të qeverisë për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme, sipas standardeve europaine.

“Gjatë vizitës në Bruksel me strukturat e Komisionit Evropian, me zv.ministrat Adela Xhemali dhe Enio Civici, zhvilluam një takim me drejtuesit e DG AGRI, dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, ku diskutuam politikat publike në shërbim të zhvillimit rural”, tha ministrja Denaj.

Ministrja theksoi se fokus është zbatimi i politikave të integrimit europian dhe programeve të zhvillimit bujqësor dhe rural, me qëllim arritjen e objektivave strategjikë kombëtarë për arritjen e standardeve europiane në mbështetje të fermerëve dhe ndërmarrjeve agropërpunuese.

Denaj vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me të gjitha strukturat e BE, teksa theksoi se, “Shqipëria po ndjek dhe përfiton nga eksperienca e vendeve që kanë kaluar procesin e anëtarësimit përpara vendin tone”.

“Mbetemi të angazhuar në përmbushjen e të gjitha kritereve në procesin e negociatave, ku partnerët kanë një rol të rëndësishëm”, deklaroi ministrja Denaj.

Previous Ministri Ervin Mete merr pjesë në ceremoninë e prezantimit të fondeve të Eurizon Capital në Shqipëri