Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu takimin e radhës e kreu me drejtues të institucioneve qendrore të shëndetësisë, të spitaleve rajonale dhe atyre bashkiake, me të cilët bëri edhe prezantimin e parë.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me angazhimin e lartë dhe gatishmërinë që stafi shëndetësor ka në lidhje me ofrimin e shërbimeve për publikun.
Ministrja Koçiu në komunikimin e saj me drejtuesit e këtyre institucioneve dha mesazhin e rëndësishëm se fryma e bashkëpunimit mes stafit shëndetësor është një garanci për ofrimin e një shërbimi sa më të mirë shëndetësor.
POSTIMI I PLOTË I MINISTRES SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE ZNJ. ALBANA KOÇIU
“Takimi me drejtuesit e Institucioneve Qendrore të Shëndetësisë, spitaleve rajonale dhe atyre bashkiake, nuk shërbeu vetëm për t’u prezantuar, por edhe për të rikonfirmuar gatishmërinë e shërbimit shëndetësor, në të gjitha nivelet.
Fryma e ekipit, komunikimi e bashkëpunimi në çdo hallkë, janë garancia për ta çuar përpara shërbimin shëndetësor dhe për të bërë më të mirën e punës që na është besuar.”