Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu në takimin me drejtues të spitaleve: Fryma e ekipit, garanci për ta çuar përpara shërbimin shëndetësor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu në takimin me drejtues të spitaleve: Fryma e ekipit, garanci për ta çuar përpara shërbimin shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu takimin e radhës e kreu me drejtues të institucioneve qendrore të shëndetësisë, të spitaleve rajonale dhe atyre bashkiake, me të cilët bëri edhe prezantimin e parë.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me angazhimin e lartë dhe gatishmërinë që stafi shëndetësor ka në lidhje me ofrimin e shërbimeve për publikun.
Ministrja Koçiu në komunikimin e saj me drejtuesit e këtyre institucioneve dha mesazhin e rëndësishëm se fryma e bashkëpunimit mes stafit shëndetësor është një garanci për ofrimin e një shërbimi sa më të mirë shëndetësor.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE ZNJ. ALBANA KOÇIU

“Takimi me drejtuesit e Institucioneve Qendrore të Shëndetësisë, spitaleve rajonale dhe atyre bashkiake, nuk shërbeu vetëm për t’u prezantuar, por edhe për të rikonfirmuar gatishmërinë e shërbimit shëndetësor, në të gjitha nivelet.

Fryma e ekipit, komunikimi e bashkëpunimi në çdo hallkë, janë garancia për ta çuar përpara shërbimin shëndetësor dhe për të bërë më të mirën e punës që na është besuar.”

Previous Ministrja Denaj me drejtues të DG AGRI në Bruksel: Bashkëpunim të plotë me BE-në, në politika për zhvillimin rural