Ministrja Koçiu në Kroaci, nënshkruan planin e ri të bashkëpunimit në shëndetësi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Koçiu në Kroaci, nënshkruan planin e ri të bashkëpunimit në shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kroacisë nënshkruan Planin e Bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë dhe atë të Mjekësisë për vitet 2024 – 2026, bazuar në Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003.

Plani i ri i bashkëpunimit u nënshkrua sot në Zagreb nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, dhe Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Beros në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Kroaci.

Shqipëria dhe Kroacia do të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e shëndetësisë  në disa aspekte me interes reciprok kryesisht në fushat si: kujdesi shëndetësor parësor, edukimi dhe kërkimi shëndetësor, shëndetësia elektronike dhe siguria kibernetike, turizmi shëndetësor dhe shërbimi i urgjencës mjekësore.

Ministrat e Shëndetësisë së Kroacisë dhe Shqipërisë janë të vendosur për thelluar bashkëpunimin edhe për Programin e Transplantit si dhe produktet medicinale dhe pajisje mjekësore.

Znj. Koçiu dhe z. Beros u dakordësuan që të shtrijnë bashkëpunimin edhe në fushat e tjera të si, shkëmbimi i informacioneve për programet shëndetësore, shkëmbimin e botimeve dhe literaturës edukative për shëndetin në përputhe me nevojat dhe aftësitë e palëve, shkëmbim të ekspertëve dhe grupeve të studimit, programet afat-shkurtra të bashkëpunimit; pjesëmarrja e përfaqësuesve dhe ekspertëve të palëve në aktivitete shkencore dhe në projektet e ndërmarra;  trajnime të specializuara për punonjësit shëndetësorë dhe akordimin e bursave për specializantë nga Shqipëria në Kroaci.

Previous Shqipëri – Kroaci, nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore