Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 Tetor 2023:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: SHPËRNDARJA E SPECIEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “xh”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Shpërndarja e specieve”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin e përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI – TEMA: ZONAT EKOLOGJIKE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “v”, e 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri – Tema: Zonat ekologjike”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin e përditësimin e të dhënave gjeohapësinore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES PËR NJOHJEN E KUALIFIKIMEVE PROFESIONALE TË INFERMIERËVE, VETERINERËVE, FARMACISTËVE DHE MAMIVE NË KONTEKSTIN E MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, PËR NJËSINË VENDORE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR MALLAKASTËR, TË NJË PJESE TË PASURISË NR.9/32, ZONA KADASTRALE 1090, MALLAKASTËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mallakastër, të një pjese të pasurisë nr.9/32, zona kadastrale 1090, Mallakastër, sipas formularit dhe planrilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pasurisë, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT, PËR FONDACIONIN “DURRAH CITY FOOTBALL ACADEMY”, TË PRONAVE SHTETËRORE ME NUMËR PASURIE 79/1 DHE 80/1, PJESË E ZONËS KADASTRALE NR.8517, BASHKIA DURRËS, NJËSIA ADMINISTRATIVE DURRËS, PËR NDËRTIMIN DHE ZHVILLIMIN E KOMPLEKSIT TË AKADEMISË SË FUTBOLLIT DURRËS, SI DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.262, DATË 6.4.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK NË SPITALLË, DURRËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë te Ministria e Arsimit dhe Sportit, të pronave shtetërore me numër pasurie 79/1, me sipërfaqe 99 770 m2, dhe 80/1, me sipërfaqe 104 580 m2, pjesë e zonës kadastrale nr.8517, Bashkia Durrës, Njësia Administrative Durrës, në zonën e Spitallës, sipas kartelave të pasurive dhe fragmenteve të hartës kadastrale, në aneksin 1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, për vënien në dispozicion të fondacionit “Durrah City Football Academy”, me qëllim ndërtimin dhe zhvillimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës.
2. Pasuritë e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, të përdoren për ndërtimin dhe zhvillimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës, të ambienteve sportive dhe çdo shërbimi të nevojshëm, në funksion të promovimit dhe zhvillimit të sportit të futbollit në Republikën e Shqipërisë, si dhe realizimin e funksioneve të fondacionit “Durrah City Football Academy”.
3. Në listën e pasurive që përfshihen në sipërfaqen e zonës teknologjike dhe zhvillimit ekonomik, bashkëlidhur vendimit nr.262, datë 6.4.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Spitallë, Durrës”, të ndryshuar, hiqen pronat shtetërore të përcaktuara në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, fondacioni “Durrah City Football Academy” dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, PËR SPITALIN E TEPELENËS, TË PASURISË NR.16/55, ZONA KADASTRALE 3574, TEPELENË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për spitalin e Tepelenës, të pasurisë nr.16/55, zona kadastrale 3574, Tepelenë, sipas formularit dhe planrilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN E NATO-S NË IRAK (NMI)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dërgimin me mision të 6 (gjashtë) ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në operacionin e NATO-s në Irak (NMI), në Bagdad, Irak.
2. Misioni i ushtarakëve është trajnimi i personelit të Kolegjit të Shtabit të Forcave të Armatosura në Bagdad, Irak, dhënia e kontributit në trajnimin e personelit në fushën e procesit të planëzimit operacional, procesin e vendimmarrjes ushtarake, trajnimin për sigurinë kibernetike, si dhe edukimin për dhënien e ndihmës së parë.
3. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri në 2 (dy) vjet. Periudha e qëndrimit në mision do të jetë 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për dorëzimin e detyrës dhe vonesat për transportin strategjik.
4. Ministria e Mbrojtjes, për personelin pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për:
a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;
b) sigurimin e jetës;
c) siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit;
ç) mbështetje shëndetësore;
d) shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare;
dh) transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline;
e) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së misionit.
5. Transportimi i personelit, që do të shërbejë në Irak, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën, për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, lavanderia, transportimi i individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të rasteve kur do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy- ose shumëpalëshe, ku pala tjetër merr përsipër të përballojë këto shpenzime.
6. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
7. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.425, DATË 27.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURAT E PËRZGJEDHJES SË SUBJEKTEVE TË PAJISURA ME LICENCË PËR PROJEKTIM, ZBATIM, MBIKËQYRJE DHE KOLAUDIM NË PASURITË KULTURORE, PËR KRYERJEN E INVESTIMEVE ME FONDE PUBLIKE NË PASURITË KULTURORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 90, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në kreun II, të vendimit nr.425, datë 27.5.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
a) Pas pikës 9 shtohet pika 9/1, me këtë përmbajtje:
“9/1. Përjashtimisht, në rastet e situatave emergjente dhe kur nga zbatimi i procedurës dhe afateve të parashikuara në këtë vendim rrezikohet gjendja e pasurive kulturore, autoriteti kontraktor shoqëron urdhrin e konkurrimit me relacionin argumentues mbi ekzistencën e situatës emergjente për ndërhyrje në pasuri kulturore, e cila nuk duhet të jetë shkaktuar nga vetë autoriteti kontraktor.”.
b) Pas pikës 13 shtohet pika 13/1, me këtë përmbajtje:
“13/1. Në rastet e situatave emergjente, sipas parashikimit në pikën 9/1, njoftimi për konkurrim publik publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen elektronike të institucionit/autoritetit kontraktor që zhvillon procedurën, të paktën 3 (tri) ditë përpara dorëzimit të ofertave;”.
c) Pas pikës 23/2 shtohet pika 23/3, me këtë përmbajtje:
“23/3. Në rastin e situatave emergjente, sipas parashikimit të pikës 9/1, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga ofertuesit, brenda 2 (dy) ditëve nga dita e hapjes së ofertave.”.
ç) Pas pikës 24 shtohet pika 24/1, me këtë përmbajtje:
“24/1. Në rastin e situatave emergjente, sipas parashikimit të pikës 9/1, ankimi për procedurën e konkurrimit publik bëhet te titullari i institucionit/autoritetit kontraktor që zhvillon procedurën brenda 2 (dy) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni të njoftimit.”.
d) Pas pikës 25 shtohet pika 25/1, me këtë përmbajtje:
“25/1.Në rastin e situatave emergjente, sipas parashikimit të pikës 13/1, njoftimi i fituesit për lidhjen e kontratës kryhet brenda 1 (një) dite nga njoftimi.”.
2. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK), drejtoritë rajonale të trashëgimisë kulturore (DRTK) dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.610, DATË 7.7.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN DHE KONTROLLIN E FONDEVE PËR VEPRIMTARI SPECIFIKE OPERATIVE TË AGJENCISË SË INTELIGJENCËS DHE SIGURISË SË MBROJTJES”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.65/2014, “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.610, datë 7.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin dhe kontrollin e fondeve për veprimtari specifike operative të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, bëhen shtesat e mëposhtme:
a) Në fund të pikës 2 shtohen fjalët “…, duke përjashtuar kontributet e vendeve dhe agjencive anëtare të NATO-s.”.
b) Në pikën 3, pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:
“ë) veprimtari specifike në kuadër të bashkëpunimit me vendet e NATO-s.”.
c) Pas pikës 3 shtohet pika 3.1, me këtë përmbajtje:
“3.1. Për qëllime, sipas shkronjës “ë”, të pikës 3, të këtij vendimi, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes mund t’i kërkojë ministrit përgjegjës për financat të hapë një llogari speciale në një bankë të nivelit të dytë, që operon në sistemin bankar të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të projekteve të përbashkëta në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftës kundër terrorizmit.
Ky fond specifik do të përdoret vetëm me dakordësi të kontribuesit.”.
2. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E TARIFËS SË REDUKTUAR PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM TË DISA AMBIENTEVE NË OBJEKTIN “REZIDENCA QEVERITARE, VILA 31 TIRANË”, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT KULTUROR “VILA ART REZIDENCË TIRANA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të kreut III, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e tarifës së reduktuar për dhënien në shfrytëzim Ministrisë së Kulturës të disa ambienteve në objektin “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë”, për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.
2. Vlera e tarifës së shfrytëzimit të ambienteve të objektit “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë” do të jetë në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes e të trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim për këtë projekt.
3. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TEPELENË, PËR NJËSINË ADMINISTRATIVE QENDËR TEPELENË, TË PASURIVE 39, 41, 42/1 DHE 52, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 2936, DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.6, DATË 6.1.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja “i”, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin në pronësi të Bashkisë Tepelenë, për njësinë administrative Qendër Tepelenë, të pasurive 39, 41, 42/1 dhe 52, me vendndodhje në zonën kadastrale 2936, sipas formularëve dhe planeve të rilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi, me qëllim për t’u përdorur për interes vendor në fushën e turizmit.
2. Pasuritë e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohen listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.6, datë 6.1.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Tepelenë, të Qarkut të Gjirokastrës”.
3. Bashkisë Tepelenë i ndalohet ndryshimi i destinacionit dhe tjetërsimi i pasurive të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Bashkia Tepelenë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA