Përmbledhje e Performancës Paraprake 9 – Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përmbledhje e Performancës Paraprake 9 – Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 9 – mujore (Janar – Shtator 2023) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale për 9 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 101.5% të planit të së njëjtës periudhë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 9 – mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 425.65 miliardë Lekë me një realizim në 92.2 përqind të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +3.8 përqind më të larta ose rreth +15.7 miliardë Lekë më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 9 – mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë nga rreth 8.5 miliardë lekë sufiçit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i sufiçitit rezultonte në masën prej rreth 16.29 miliardë Lekë.

 

Performanca Paraprake 9 – Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 9 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë Lekë ose 101.5 % të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +51 miliardë lekë ose +12% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 415 miliardë lekë, 35.1 miliardë ose 9.2% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 11.2 miliardë ose 2.8% më shumë se plani 9-mujor për vitin 2023.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 159.8 miliardë lekë, 4.6 miliardë lekë ose 2.8% më pak se            9 mujori 2022, si dhe 13.6 miliardë lekë ose 7.8% më pak se plani i të ardhurave doganore për     9 mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 9 mujorin rezultojnë 107.7 miliardë lekë, 7.7 miliardë lekë ose 6.7% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 12.3 miliardë ose 10.3% më pak se plani për 9 mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 43.1 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 461 milionë lekë ose 1.1% më pak se plani i akcizës për 9 mujorin 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.3 miliardë lekë, 1 miliardë ose 31.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 65.2% kundrejt planit për 9-mujorin 2023.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 6.7 miliardë lekë, 425 milionë lekë ose 6.8% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe realizim në masën 106.1% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 9 mujorin 2023 u realizuan në masën 255.2 miliardë lekë, 39.7 miliardë ose 18.4% më shumë se 9 mujori  i vitit të kaluar, si dhe 24.8 miliardë lekë, ose 10.8% më shumë se plani i 9 mujorit 2023.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 35.8 miliardë lekë, 7.4 miliardë ose 26% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe 4.6 miliardë ose 14.8% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 9 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 9 mujore 2023 janë 14.6 miliardë lekë, 950 milionë lekë ose 7% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe 1.3 miliardë lekë ose 9.7% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 9 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 44.9 miliardë lekë                   11 miliardë lekë, ose 32.4% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe 9.4 miliardë lekë ose 26.5% më shumë se plani i 9 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 43.8 miliardë lekë, 9.7 miliardë lekë ose 28.5% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe 6.6 miliardë ose 17.7% më shumë se plani i 9 mujorit 2023.

Taksat nacionale, për periudhën 9 mujore 2023 u realizuan në masën 28 miliardë lekë,                  3.9 miliardë lekë ose 12.1% më pak se 9 mujori 2022, si dhe 6.3 miliardë lekë ose 18.3% më pak se plani  për 9 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 102.6 miliardë lekë, 15.4 miliardë lekë ose 17.7% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe realizim 111.3 % të planit për 9 mujorin 2023.

 

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën nëntë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 425.65 miliardë Lekë me një realizim në masën 92.2 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 3.8 përqind më i lartë ose rreth 15.7 miliardë Lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 9 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 61 përqind të planit vjetor.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98 përqind dhe 70.8 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 69.4 përqind dhe 37.2 përqind të tij.

Shpenzimet korente për periudhën 9 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 379.4 miliardë Lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.6 përqind më i lartë ose rreth 36.4 miliard LEK më shumë.

 

Shpenzimet kapitale për periudhën 9 mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 46.1 miliardë Lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 9.6 përqind më i ulët ose rreth 4.9 miliardë Lekë më pak.

 

Grafiku 2: Shpenzimet korente dhe kapitale Plan vs Fakt 9 – Mujori 2023 (në milionë Lekë)

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)

Niveli i sufiçitit për periudhën 9 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 51.6 miliardë Lekë nga rreth 8.5 miliardë Lekë sufiçit i planifikuar për këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i sufiçitit ka rezultuar rreth 216.8 përqind më i lartë ose rreth 35.3 miliardë Lekë më shumë.

 

Grafiku 3Të ardhurat, shpenzimet dhe defiçiti/sufiçiti – Plan vs Fakt 9 Mujori 2023 (në milionë Lekë)

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2023)

Previous Ministrja Denaj: Mbështetje financiare për blegtorët, përmes Skemës Kombëtare