Ministrja Denaj takim me blegtorët në Korçë: Financim në masën 100% nga Skema Kombëtare e Mbështetjes - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Denaj takim me blegtorët në Korçë: Financim në masën 100% nga Skema Kombëtare e Mbështetjes

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me blegtorët, pranë Qendrës së Transferimit të Teknologjive Korçë.
Në këtë takim ku ishin të pranishën specialistë të fushës dhe blegtorë të zonës, u diskutua rreth nevojave të sektorit dhe mbështetjen e ministrisë përmes investimeve në blerjen e gjedhëve të rinj, për shtimin e përmirësimin e racës së gjedhëve.
Denaj vuri theksin tek vëmendja e shtuar në mbështetjen e blegtorisë, sektor që po përballet me sfidat e fuqisë punëtore dhe bashkimin për më shumë mundësi ekonomike.
“Vazhdojmë financimin e blegtorëve nëpërmjet Skemës Kombëtare të Mbështetjes, me aktin e ri normativ do të mbështesim 100% me subvencione të gjithë blegtorët që kanë aplikuar e plotësuar kushtet’, theksoi ministrja Denaj.
Për herë të parë këtë vit, MBZHR subvencionon në masën 100%, të gjithë blegtorët aplikantë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023. Mburoja financiare e qeverisë për familjet shqiptare shkon drejtpërdrejt edhe për fermerët, blegtorët e të gjithë komunitetin rural.
Skema Kombëtare 2023 financon 9 masa. Konkretisht, në blegtori mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt.) Tek të imtat, mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.)
Krahas subvencioneve qeveria ka një vëmendje të shtuar dhe në ofrimin e teknologjive të reja në prodhim bujqësor, sipas standardeve më të mira.
Kështu Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) po forcojnë rolin e tyre në orientimin e ekonomisë bujqësore.
Shërbimet që ofrojnë institucionet në varësi të MBZHR-së ndaj fermerëve, janë në prioritet për çdo specialist pranë këtyre institucioneve. Ekspertët e QTTB-ve, punojnë fort që rezultatet e arritura nga kërkimet aplikative të jenë të vlefshme dhe konkrete për grupet e interesit që operojnë në sektorin e zhvillimit rural.
QTTB- ja Korçë, me ekspertët e Institutit të Blegtorisë në Francë, po punojnë për të vënë në jetë planin e forcimit të mëtejshëm të blegtorisë në vendin tonë përmes transferimit të njohurive dhe teknologjive.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi synohet të arrihet një transformim në Qendrën e Blegtorisë së Korçës, për të konsoliduar më tej zhvillimin e këtij sektori dhe për ta bërë atë më konkurrues.

Previous Rihapet Salla e Koncerteve, Universiteti i Arteve