Koçiu marrëveshje me ambasadoren e Zvicrës për forcimin e sistemit të kujdesit shëndetësor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Koçiu marrëveshje me ambasadoren e Zvicrës për forcimin e sistemit të kujdesit shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu si dhe ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, nënshkruan të martën dy marrëveshje që forcojnë më tej sistemin e kujdesit shëndetësor parësor dhe aksesin në shërbime pranë vendbanimit të qytetarëve tanë.

Marrëveshja në kuadër të zbatimit të projektit “Shëndet për të gjithë” (HAP – Health for All), konsolidon bashkëpunimin teknik dhe financiar për modernizimin dhe zgjerimin e shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor pranë vendbanimit.

Ndërsa marrëveshja “për mbështetjen për gadishmërinë dhe përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore”, ka për qëllim forcimin e gatishmërisë dhe reagimit ndaj çdo emergjence shëndetësore.

Ministrja Koçiu i shprehu mirënjohjen ambasadores së Zvicrës për mbështetjen që qeveria zvicerane ka dhënë për reformat në vendin tonë.

Previous Buxheti 2024, Koçiu: 98.72 miliardë lekë për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale