Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24 Prill 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24 Prill 2024

V E N D I M
PËR

MINISTRAVE TË REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR MARRËVESHJEN ISTISNA’A DHE MARRËVESHJEN E AGJENCISË ISTISNA’A, PËR NDËRTIMIN E SEGMENTIT QUKËS – QAFË PLLOÇË, SI PJESË E KORRIDORIT RRUGOR TIRANË – KORÇË, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.128/2013, DHE MARRËVESHJEN NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES ISTISNA’A DHE TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË AGJENCISË ISTISNA’A, PËR NDËRTIMIN E SEGMENTIT QUKËS – QAFË PLLOÇË, SI PJESË E KORRIDORIT RRUGOR TIRANË – KORÇË, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.73/2022

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23 të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për marrëveshjen Istisna’a dhe marrëveshjen e agjencisë Istisna’a, për ndërtimin e segmentit Qukës – Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë, ratifikuar me ligjin nr.128/2013, dhe marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së agjencisë Istisna’a, për ndërtimin e segmentit Qukës – Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë, ratifikuar me ligjin nr.73/2022, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM (SDC) E DEPARTAMENTIT FEDERAL ZVICERAN TË PUNËVE TË JASHTME, DUKE VEPRUAR NËPËRMJET AMBASADËS SË ZVICRËS NË SHQIPËRI, NË MBËSHTETJE PËR GATISHMËRINË DHE REAGIMIN E SHËRBIMIT EMERGJENT SHËNDETËSOR, FAZA KRYESORE, NJË PROJEKT DYPALËSH BASHKËPUNIMI DHE ZHVILLIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal Zviceran të Punëve të Jashtme, duke vepruar nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, në mbështetje për gatishmërinë dhe reagimin e shërbimit emergjent shëndetësor, faza kryesore, një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.137, DATË 6.3.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURËS PËR DHËNIEN E PRONËS SHTETËRORE ME QIRA, ENFITEOZË, LEASING, SHITJE, PËRDORIM SI KOLATERAL DHE TË PËRDORIMIT NË FORMA TË TJERA NGA ANA E KORPORATËS SË INVESTIMEVE SHQIPTARE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikën 3, të kreut II, të vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, shkronja “ë” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“ë) në përfundim të zhvillimit të projektit, pas lidhjes së kontratave përkatëse të kalimit të pronësisë mbi objektin/objektet e ri/të reja, autorizimin AIC-së për të kërkuar regjistrimin e sipërfaqeve shtetërore në pronësi të Republikës së Shqipërisë dhe në përgjegjësi administrimi ose në përdorim të partnerit publik apo në pronësi të njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore ose të entit publik përkatës, në përputhje me kontratën. Pavarësisht nëse prona në gjendjen fillestare i është transferuar AIC-së në përdorim apo në pronësi, në çdo rast, në përfundim të zhvillimit të veprës, pjesa që i përket partnerit publik regjistrohet drejtpërdrejt në pronësi të Republikës së Shqipërisë dhe në përgjegjësi administrimi ose në përdorim të partnerit publik apo në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore ose të entit publik përkatës, sipas rastit.”.

2. Ngarkohen e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.535, DATË 13.9.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “IMPIANTI I TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA HIMARË DHE LARGIMI I UJËRAVE TË TRAJTUARA NË DET PËR ITUN HIMARË””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.535, datë 13.9.2023, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Titulli i projektvendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura Himarë dhe largimi i ujërave të trajtuara në det për ITUN Himarë””.

2. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura Himarë dhe largimi i ujërave të trajtuara në det për ITUN Himarë”.

3. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “godinë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi, prej 9 047 987.3 (nëntë milionë e dyzet e shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë pikë tre) lekësh.

4. Në pikën 4, fjalët “… prej 783 000 (shtatëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekësh …” zëvendësohen me “… prej 9 047 987.3 (nëntë milionë e dyzet e shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë pikë tre) lekësh …”.

5. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.”.

6. Në pikën 8, fjalët “… për likuidimin e pronarit …” zëvendësohen me “… për likuidimin e pronarëve …”.

7. Tabelës bashkëlidhur vendimit nr.535, datë 13.9.2023, të Këshillit të Ministrave, i shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

II. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Bashkia Himarë.

III. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Himarë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT TE FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT, TË PRONËS ME SIPËRFAQE 9 600 M2, ME NUMËR PASURIE 174/144, E NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 3266

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për realizimin e projektit “Mbështetje e infrastrukturës akomoduese për Polin e Ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike”, të pronës me sipërfaqe 9 600 (nëntë mijë e gjashtëqind) m2, me numër pasurie 174/144, e ndodhur në zonën kadastrale 3266, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, paraqitur në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Fondit Shqiptar të Zhvillimit i ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit të pronës, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, si dhe tjetërsimi i pronës.

3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT, TË PRONËS ME EMËRTIM “AGJENCIA PETRELË”, ME VENDNDODHJE NË PETRELË, TIRANË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.413, DATË 11.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES (DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT)”, TË NDRYSHUAR”, SI DHE PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT TË PRONËS SË PALUAJTSHME TË SHTETIT, NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 2947, PJESË E PASURISË ME NR.444/16

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të pronës me emërtim “Agjencia Petrelë”, me vendndodhje në Petrelë, Tiranë, zona kadastrale 2947, me numër pasurie 444/15, sipas planrilevimit në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për ngritjen e një qendre social-kulturore, multifunksionale, rekreacioni dhe argëtimi, me emërtimin “Parku tematik kulturor “Tirana Art Garden””.

2. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit të pronës së paluajtshme të shtetit, ndodhur në zonën kadastrale 2947, pjesë e pasurisë me nr.444/16, sipas planrilevimit në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për ngritjen e një qendre social-kulturore, multifunksionale, rekreacioni dhe argëtimi, me emërtimin “Parku tematik kulturor “Tirana Art Garden””.

3. Prona e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.413, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes (Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit)”, të ndryshuar.

4. Fondit Shqiptar të Zhvillimit i ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit të pronave të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të këtij vendimi, si dhe tjetërsimi i tyre.

5. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

HAPJEN E PROCEDURËS SË PRANIMIT NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE EDHE PËR KANDIDATË TË TJERË JASHTË SHËRBIMIT CIVIL, PËR VITIN 2024

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Për vitin 2024, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.

2. Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, është 62 (gjashtëdhjetë e dy) pozicione të kategorisë së mesme dhe të ulët drejtuese.

3. Pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil për nivelin e mesëm drejtues dhe për nivelin e ulët drejtues, përcaktohen në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
 
Previous Ministri Hasani: Presim dritën jeshile nga Këshilli,t’u mundësojmë qytetarëve tanë Evropën në çdo shtet të rajonit