"Albania All Senses”, Kumbaro: Shqipëria këtë verë, një buqetë imazhesh, ngjarjesh dhe ndjesish - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Albania All Senses”, Kumbaro: Shqipëria këtë verë, një buqetë imazhesh, ngjarjesh dhe ndjesish

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, mori pjesë në një ceremoni për prezantimin e sloganit zyrtar të Shqipërisë turistike, ‘Albania All Senses’ gjatë të cilit u arrit një marrëveshje mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe kompanisë “One Albania” për bashkëpunim në promovimin e turizmit dhe logos së re të Shqipërisë turistike.

Ministrja Kumbaro gjatë ceremonisë nënvizoi se slogani “Albania All Senses” do të brandojë imazhin e Shqipërisë në programin promovues si vendi i nderit i panairit më të madh në botë të turizmit, “ITB Berlin 2025” nën kornizën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe një ofertë turistike unike që bashkon natyrën me mikpritjen shqiptare.

“All Senses do të jetë një buqetë një buqetë jo vetëm në imazhe, jo vetëm në eventet kulturore, tradicionale, sportive në qytetet tona, nga Tirana, kryeqyteti mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, deri në Vlorë, qytetin e sporteve, por është në një farë mënyre edhe një ftesë për të gjitha shijet, shqisat dhe ndjesitë që shoqërojnë një turist, një vizitor në momentin që shkon në një vend. Prandaj “Albania All Senses” ishte slogani më i mirë, që i thotë të gjitha. Për ta bërë këtë, kemi nevojë për shumë partnerë, për shumë bashkëpunëtorë, si në rastin e “One Albania” që ka gjithashtu një plan biznesi të qëndrueshëm. Turizmi gjeneroi në vitin 2023 rreth 4,2 miliardë euro për ekonominë shqiptare. Kjo ka zgjuar edhe interesin e investitorëve dhe sipërmarrjeve”, u shpreh ministrja Kumbaro.

CEO i kompanisë “One Albania”, Brano Djurovic u shpreh se kur bashkohen fuqitë për nisma të tilla, turizmi fiton shumë.

“Jemi të gjithë konshientë për rritjen që ka përjetuar turizmi vitin e fundit duke u bërë një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në vend dhe një nga fushat më të rëndësishme të ekonomisë. Prandaj jemi krenarë që sot prezantojmë një marrëveshje strategjike me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, të vetëdijshëm për potencialet e destinacioneve të Shqipërisë, që nëse bashkojmë forcat mund të arrijmë akoma më shumë për promovimin e aktiviteteve të turizmit, komuniteteve dhe biznesit përmes teknologjisë”.

Gjatë sezonit veror 2024, kalenari digjital i eventeve, i aksesueshëm në formën e aplikacionit TEA, do t’u ofrojë turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë një eksperiencë të përmirësuar në gamën e produkteve dhe ngjarjeve turistike në bregdet, qytete dhe në festat lokale të fshatrave të vendit.

Previous Lezhë, në fabrikën moderne të ish emigrantit, që ndërton suksesin në vendlindjen e tij