Përmirësimi i kushteve të banimit për 847 familje në nevojë, akordohet fondi prej 490 milionë lekë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Përmirësimi i kushteve të banimit për 847 familje në nevojë, akordohet fondi prej 490 milionë lekë

Janë shpallur 22 bashkitë fituese për Projektin e Investimeve të Strehimit Social. Me një vlerë financimi prej 490 milionë lekë nga buxheti i shtetit, këto projekte do të adresojnë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 847 familje në nevojë në të gjithë vendin.

𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐭 𝐪ë 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧ë 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐲 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐣𝐚𝐧ë:
• 11% familje me ndihmë ekonomike;
• 21.6% të moshuar pa përkrahje;
• 13.2% persona me aftësi të kufizuara;
• 10% minoritet Rom dhe Egjiptian;
• 2.5% familje me një prind;
• 2% familje me gra kryefamiljare;
• 3.2% emigrantë të rikthyer;
• 2% viktima të trafikimit;
• 34.5 % kategori të tjera sipas ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”.

Shpërndarja e fondeve do të bëhet sipas planit ku, 57 milionë lekë janë për adaptimin e objektit dhe kthimin në banesë sociale për strehimin e 35 familjeve në kushte të vështira ekonomike, në Bashkinë Mat. Më tej, 335 milionë lekë për programin e “Përmirësimit të kushteve të banimit” për 547 familje në 19 bashki. Gjithashtu, 98 milionë lekë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale për 265 familje, që i përkasin kategorive të strehimit social.

Ky investim është një hap i madh e direkt drejt përmirësimit të jetesës për shumë familje në nevojë.

May be an image of text

Previous Ministrja Koçiu në Kuvend: Katërfishuam buxhetin për kimioterapitë, akselatorët shkurtuan kohën e pritjes nga 3 muaj në 2-3 javë