Balla pret ministren e Drejtësisë të Rumanisë: Marrim eksperiencën lidhur me ngritjen dhe forcimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve të krimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Balla pret ministren e Drejtësisë të Rumanisë: Marrim eksperiencën lidhur me ngritjen dhe forcimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve të krimit

Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj, të hedhur për konsultim publik, që parashikon rikuperimin e aseteve me burim kriminal.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se për mirëfunksionimin e Zyrës, do të merret përvoja e autoriteteve ligjzbatuese rumune. Balla priti Ministren e Drejtësisë së Rumanisë, Alina Gorghiu, e pas takimit me të theksoi se ranë dakord të marrin eksperiencën e tyre lidhur me ngritjen dhe forcimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve të fshehura nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rumanisë janë të forta, ato bazohen në lidhje të forta historike”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Previous Përmirësimi i kushteve të banimit për 847 familje në nevojë, akordohet fondi prej 490 milionë lekë