Të hënën e 9 shtatorit do të hapin dyert 25 shkolla të reja në të gjithë vendin, të cilat do të mirëpresin rreth 10 mijë nxënës dhe mësues.
Përgjatë vitit 2024 është investuar dhe po investohet në rindërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në gjithë vendin.
Më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm janë pajisur me tekste shkollore falas në prag të vitit të ri arsimor 2024-2025.