Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 shtator 2024:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË NIKARAGUAS, PËR PËRJASHTIMIN E VIZAVE PËR PASAPORTAT E ZAKONSHME, DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Nikaraguas, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
MINISTRI PËR EVROPËN
DHE PUNËT E JASHTME
IGLI HASANI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KABINETIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË KIRGIZSTANIT, PËR PËRJASHTIMIN E KËRKESAVE PËR VIZË PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Republikës së Kirgizstanit, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
MINISTRI PËR EVROPËN
DHE PUNËT E JASHTME
IGLI HASANI
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.689, DATË 26.10.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TE FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT, TË OBJEKTIT ME EMËRTIM “ISH-SANATORIUMI”, BASHKIA KORÇË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Në pikën 1, të vendimit nr.689, datë 26.10.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të objektit me emërtim “Ish-Sanatoriumi”, Bashkia Korçë”, togfjalëshi “… me sipërfaqe të përgjithshme të truallit 6 888 m2 (gjashtë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë) …” zëvendësohet me “… me sipërfaqe të përgjithshme të truallit 7 036 m2 (shtatë mijë e tridhjetë e gjashtë) …”.
- Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU