Ministri Hasani takon Peter Szijjarto: Hungaria pro përshpejtimit të procesit tonë të integrimit në BE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri Hasani takon Peter Szijjarto: Hungaria pro përshpejtimit të procesit tonë të integrimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto.

Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Hungarisë për avancimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, duke shprehur besim të plotë për përshpejtimin e këtij procesi gjatë Presidencës hungareze të Këshillit të BE-së.

“Fakti që Presidenca aktuale hungareze e Këshillit të BE-së e ka bërë integrimin e Ballkanit Perëndimor një nga prioritetet e saj thelbësore, është treguesi më i qartë i angazhimit të tyre. Do të dëshironim që këtë vizion strategjik lidhur me rajonin ta bënin të tyrin edhe disa prej vendeve të tjera anëtare të BE-së. Vetëm kështu, afrimi i vendeve tona me Unionin do të fitonte ritmin e duhur dhe do të përparonte pa pengesa shpesh të panevojshme,” tha ministri Hasani.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Szijjarto, u shpreh se Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së është pro një procesi të përshpejtuar të zgjerimit, duke theksuar se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat për të avancuar më tej me procesin e integrimit.

“Shqipëria e meriton plotësisht të fillojë procesin e anëtarësimit. Hungaria këtë vit do të organizojë në Bruksel dy mbledhje të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së, ku do të diskutohet për kapitujt dhe hapat që do të ndërmerren, veçanërisht për hapjen e tre kapitujve të parë dhe qëllimet që duhet të arrihen përmes tyre,” deklaroi MPJ Szijjarto.

Vizita e Ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, në Tiranë pason atë të Ministrit Igli Hasani në Budapest, në mars të këtij viti, ku u nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme, konkretisht për bashkëpunimin dypalësh në fushën e arsimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për trajnimin e diplomatëve dhe shkëmbimin e informacionit në disiplinat akademike përkatëse.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 shtator 2024