Ministri i Mbrojtjes merr pjesë në Ministerialin e Nismës ADRION: Shqipëria e përkushtuar për të ofruar siguri dhe stabilitet në rajon - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes merr pjesë në Ministerialin e Nismës ADRION: Shqipëria e përkushtuar për të ofruar siguri dhe stabilitet në rajon

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, z. Pirro Vengu mori pjesë në Ministerialin e Iniciativës ADRION (Adriatic and Ionian Initiative), që u mbajt në Venecia. Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu falënderoi homologun italian Guido Crosetto për pritjen, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në rajonin Adriatiko-Jonian.

Pas nënshkrimit të Deklaratës së Ankonës, Iniciativa ADRION është bërë një platformë për nxitjen e sigurisë në zonën tonë detare. Forcat tona Detare janë angazhuar në shumë aktivitete për të forcuar bashkëpunimin dhe përmirësimin e ndërveprimit”, – tha ministri Vengu.

Duke sjellë në vëmendje ndryshimet që ka sjellë në mjedisin global të sigurisë lufta në Ukrainë, ministri i Mbrojtjes tha se: “Pellgu Adriatiko – Jon ka qenë një mjedis gjithnjë e më i aksesueshëm për të gjitha llojet e aktiviteteve malinje dhe është një nga pikat më të ndjeshme të transitit dhe infiltrimit në zemër të Evropës. Prandaj, bashkëpunimi ynë rajonal duhet të jetë në nivelin më të lartë, për t’i ofruar siguri dhe stabilitet popullit tonë.

Ne kemi parë gjithashtu gjatë kësaj periudhe ndërhyrjen e aktorëve armiqësorë, që kërkojnë të degradojnë infrastrukturën tonë kritike, të ndërhyjnë në shërbimet tona qeveritare, të pengojnë aktivitetet tona ushtarake përmes sulmeve kibernetike. Për më tepër, Ballkani Perëndimor mbetet teatri i preferuar për palët e treta për të sfiduar parimet demokratike të shoqërisë. Koncepti Strategjik i NATO thekson rëndësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor për Aleancën. Prandaj, Shqipëria është e përkushtuar ndaj NATO për të ofruar një mjedis të sigurt dhe stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor“, – nënvizoi ministri Vengu.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë tha se bashkëpunimi rajonal për të mbajtur linjat detare të komunikimit të hapura dhe të sigurta është thelbësor. “Nga ana tjetër, – shtoi Ministri Vengu, – të njëjtën rëndësi ka edhe infrastruktura e nevojshme detare që mundëson mbështetjen dhe lëvizjen e forcave ushtarake në pikat hyrëse të këtyre korridoreve. Për këtë qëllim, Shqipëria po ndërton portin detar dhe tregtar të Porto Romanos për të lehtësuar mbështetjen për forcat e NATO. Shqipëria ka ofruar portin e integruar të Porto Romanos si objekt detar për t’u përdorur nga NATO“.

Gjithashtu, nënvizoi ministri i Mbrojtjes, fokusi ynë rajonal është tek garantimi i lëvizshmërisë së trupave dhe mallrave, sipas marrëveshjes së nënshkruar gjatë Samitit të Uashingtonit për Korridorin VIII, gjë që ndihmon reagimin sa më të shpejtë në mbështetje të planeve të Aleancës.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se ky forum për Shqipërinë është një mjet për të përmirësuar bashkëpunimin detar dhe për të përgatitur më mirë vendet tona për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave aktuale dhe të ardhshme të sigurisë, duke promovuar stabilitetin rajonal, paqen dhe prosperitetin.

Previous Nis vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: 280 mijë doza të shpërndara në të gjitha Qendrat Shëndetësore