“Informaliteti i pagave, armiku i pensioneve” – fjala e Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Informaliteti i pagave, armiku i pensioneve” – fjala e Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha

Përshëndetje të gjithëve,

Ne sot flasim për të drejtat dhe detyrimet në një shoqëri të lirë. Është e qartë se ato nuk mund të ekzistojnë nëse nuk kemi një sistem ekonomik të formalizuar, ku çdokush kontribuon dhe fiton. Ndaj në këtë aspekt, informaliteti nuk është vetëm fenomen, që ul të ardhurat e shtetit, por na dëmton të gjithëve.

Çdo devijim nga ky rregull, të jemi të qartë, nuk është shkelje – është akt i pastër vjedhjeje. Dhe të jeni të sigurt se kështu do të trajtohet.

Përgjegjësia e personit juridik po ashtu është një aspekt shumë i rëndësishëm. Punësimi i paligjshëm, mospagimi i taksave dhe e të ardhurave, shpërdorimi i detyrës nga ana e administratorëve, moslëshimi i kuponit tatimor, të gjitha janë akte të dënueshme dhe përbëjnë një krim ekonomik.

Sektori i Krimit Ekonomik në Polici, që nga sot, do të intensifikojë kontrollet në terren dhe do të ndjekë me vendosmëri çdo rast të fshehjes së të ardhurave, mashtrimit me kontributet shoqërore apo shmangies së detyrimeve fiskale.

Do të ketë hetime të thelluara dhe analiza të detajuara financiare, për të ndëshkuar ato grupe, kompani a individë që përfitojnë nga informaliteti.

E reja është se kjo nuk mund të jetë vetëm një përpjekje administrative, por një luftë ndaj asaj që e klasifikojmë si një krim, që prek shoqërinë dhe frenon ritmin e rritjes ekonomike.
Policia e Shtetit është e vendosur të zbatojë me vendosmëri çdo masë, që garanton formalizimin e tregut të punës dhe përmbushjen e plotë të detyrimeve ndaj sigurimeve shoqërore.

Kjo është një betejë që nuk ka vend për tolerancë, me gjithë vështirësitë, që duhet të mbeten të tilla por duhet të ndiqen edhe në terren.

Policia udhëhiqet nga informacioni inteligjent që vjen nga agjencitë me të cilat bashkëpunon. Por, të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është një luftë vetëm e qeverisë por e të gjithë shoqërisë.

Siç edhe u tha nga parafolësit, është detyrë e çdo punëdhënësi të respektojë të drejtat e punonjësve të tij, duke siguruar që ata të jenë të regjistruar dhe të mbrojtur nga sistemi i sigurimeve.

Është detyrë e çdo punonjësi të kërkojë dhe të mbrojë të drejtën e tij, duke qenë pjesë e këtij sistemi.

Duke dëshmuar vullnet dhe angazhim maksimal, siç kemi bërë në betejat kombëtare dekadën e fundit, nisur nga ajo kundër vjedhjes e abuzimit me energjinë elektrike, ndërtimeve pa leje, etj., rezultatet do të jenë domethënëse.
Faleminderit.

Previous Ceremonia për nisjen e zbatimit të Programit ‘Infrastruktura Bashkiake V’