Manastirliu në shkollën “Fan Noli”: 300 shkolla të pajisura me laboratorë inteligjentë, mësuesit koordinatorë rol kyç në cilësinë në arsim - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu në shkollën “Fan Noli”: 300 shkolla të pajisura me laboratorë inteligjentë, mësuesit koordinatorë rol kyç në cilësinë në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” që është një nga 50 institucionet arsimore të Tiranës të pajisura me laboratorë Smart, si pjesë e një nisme kombëtare për transformimin e shkollave përmes teknologjisë. Kjo nismë është realizuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe synon që çdo shkollë në Shqipëri të përfitojë nga teknologjia e avancuar për mësimdhënie të suksesshme.

Në vizitën e saj, Ministrja Manastirliu teksa bisedoi me mësuesit e kësaj shkolle theksoi rëndësinë e përmirësimit të cilësisë në arsim përmes përfshirjes së teknologjisë dhe trajnimit të mësuesve në aftësi digjitale.

“Më shumë se 16 mijë mësues do të trajnohen këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, sidomos në aspektin e aftësive digjitale përmes investimeve të mëdha që kemi bërë në laboratorët Smart. Në shkollën ‘Fan Noli’ dy laboratorë të tillë janë tashmë funksionalë, duke u ofruar mundësi për një mësimdhënie të integruar për më shumë se 120 nxënës të klasave të para dhe të dyta. Por kjo qasje e integruar është e vlefshme për të gjitha shkencat dhe për të gjithë ciklet e mësimdhënies, duke përdorur këto investime që ne kemi bërë si qeveri në bashkëpunim me partnerët dhe me Agjencinë Kombëtare të Informacionit.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Laboratorët Smart në shkollat e Tiranës janë pjesë e një rrjeti më të gjerë, ku aktualisht 300 shkolla në mbarë vendin janë pajisur me këto teknologji të reja, dhe parashikohet që edhe +600 shkolla të tjera të përfitojnë gjatë dy viteve të ardhshme. Për të përmbushur këtë synim, Manastirliu theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe përfshirjes së mësuesve dhe dy roleve të reja që janë shtuar në shkollë: koordinatori i cilësisë dhe ai i karrierës, që ndihmojnë në orientimin e nxënësve.

“Rreth 320 mësues koordinatorë do të ndihmojnë shkollat për të identifikuar nevojat për trajnim specifik për mësuesit, si dhe për orientimin në karrierë të nxënësve që fillon që nga klasa e gjashtë. Jam e bindur që këto figura të reja do të japin një hov të ri për cilësinë në arsim dhe për orientimin e nxënësve në karrierë,” tha Ministrja, Manastirliu.

Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të mësuesve dhe nxënësve në procesin e vlerësimit ndërkombëtar të PISA-s, duke shprehur bindjen se “përkushtimi maksimal për kuptueshmërinë e rëndësisë së këtij vlerësimi do të na çojë në nivele më të larta.”

Shkolla “Fan Noli”, një institucion me traditë 60-vjeçare në Tiranë, ka aktualisht 1,070 nxënës dhe 67 mësues dhe renditet e 9-ta në Tiranë për performancën e saj. Kjo shkollë është e pajisur me dy SmartLab-e që me 30 laptopë që u shërbejnë mbi 120 nxënësve. Shkolla ofron gjithashtu aktivitete ekstrakurrikulare si “Ekipet Sportive” dhe një bibliotekë me mbi 3,400 libra artistikë për të krijuar kushte për edukim edhe përtej klasës.

Previous Ministri Malaj në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese: Projektbuxheti 2025 mbështet financimin e sektorëve prioritarë të vendit