Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu pritet nga homologu i tij Guido Crosetto në Romë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu pritet nga homologu i tij Guido Crosetto në Romë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë z. Pirro Vengu u takua në Romë, me ministrin e Mbrojtjes së Italisë z. Guido Crosetto.

Gjatë bashkëbisedimit me homologun e tij, ministri Vengu i shprehu mirënjohjen për angazhimin e tij dhe ekipit të tij në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ministri Vengu theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë me Italinë, veçanërisht në kontekstin e sfidave të përbashkëta në hapësirën adriatiko-joniane dhe në vigjilencën e përbashkët për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtij takimi, dy ministrat shprehën vendosmërinë që partneriteti i natyrshëm strategjik, nën impulsin edhe të dy kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama, të prodhojë efekte edhe në fushën e Industrisë Ushtarake.

Ministri Vengu dhe homologu i tij italian z. Guido Crosetto diskutuan ndër të tjera edhe për situatën e sigurisë dhe zhvillimet dinamike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Angazhimet e përbashkëta operacionale në kuadër të NATO dhe BE me vëmendje në misionin e KFOR në Kosovë, ishin një tjetër temë e diskutimeve, ashtu si edhe zhvillimi i kapaciteteve të forcave shqiptare apo modernizimi dhe mundësitë e zhvillimit të industrisë ushtarake detare.

Previous Buxheti për arsimin, Manastirliu: Rritëm pagat për mësuesit, investuam në modernizimin e shkollave dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë