Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin
Në lidhje me deklaratat se shteti shqiptar është duke falur Zvërnecin tek investitorët e huaj, qeveria shqiptare sqaron opinionin publik se ky është një lajm i rremë, pasi prona për të cilën diskutohet është private dhe jo shtetërore.
Qeveria qartëson se shteti nuk po fal asnjë pronë shtetërore në Zvërnec dhe se investitorët e përfshirë në projekt janë tejet seriozë dhe e kanë marrë pronën nga privati. Ndërkohë që pasuria shtetërore është ana tjetër e projektit që është ishulli i Sazanit, ku ende nuk kanë mbaruar negociatat.
Korporata Shqiptare e Investimeve është pjesë e projektit dhe shteti shqiptar do të jetë aty dhe toka e ishullit do të jetë aty, e shtetit shqiptar.