Forcohen kontrollet ndaj ndërtimeve pa leje dhe abuzimeve me hapësirat publike

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me drejtuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me fokus forcimin e kontrolleve për parandalimin e ndërtimeve pa leje, abuzimeve me hapësirat publike dhe krimeve mjedisore.

Gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkërendimit institucional dhe pranisë së strukturave të IKMT-së në terren, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve.

Ministri kërkoi gjithashtu më shumë përgjegjshmëri dhe komunikim nga punonjësit e IKMT-së gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe prani të vazhdueshme në terren dhe pranë qytetarëve.