E pavërtetë: Videoja nuk është nga gjimnazi “Qemal Stafa”

Agjencia për Media dhe Informim sqaron opinionin publik se videoja e publikuar nga disa deputetë të Partisë Demokratike dhe në disa faqe online, me pretendimin se nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë janë ngritur në protestë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, është e rreme dhe paraqitet jashtë kontekstit.
Pamjet origjinale nuk i përkasin Shqipërisë dhe nuk kanë lidhje me gjimnazin “Qemal Stafa”, por një proteste të nxënësve në Tuz, në Malin e Zi.
Përdorimi i pamjeve nga një tjetër vend, duke u ndryshuar qëllimisht vendndodhja dhe konteksti, përbën dizinformim të opinionit publik.
Videoja është realizuar në Tuz, ndërkohë që në gjimnazin “Qemal Stafa”, mësimi ka nisur dhe është zhvilluar normalisht.