Është i rremë pretendimi se Italia po dërgon forca policore në Shqipëri
Në lidhje me informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale me pretendimin se Kryeministrja e Italisë po dërgon forca të shumta policore nga Italia për të mbrojtur Kryeministrin Edi Rama në përballje me protestën e studentëve, Agjencia për Media dhe Informim sqaron qytetarët se ky pretendim është i pavërtetë.
Asnjë forcë policore italiane nuk është dislokuar apo dërguar në territorin e Shqipërisë me këtë synim.