Fragmenti i fjalimit të Kryeministrit në Jeruzalem është manipuluar për të krijuar një përshtypje të rreme
Një fragment i fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më 24 tetor 2022 në Jeruzalem, po qarkullon në rrjetet sociale i shkëputur nga konteksti origjinal, duke krijuar përshtypjen e rreme se Kryeministri po fliste për zhdukjen e shqiptarëve.
Agjencia për Media dhe Informim sqaron opinionin publik se kjo nuk është një deklaratë apo qëndrim i Kryeministrit Edi Rama, por një citim nga një dokument historik, i cili është deformuar përmes montazhit dhe shkëputjes nga konteksti.
Në fjalimin e tij, Kryeministri po i referohej një dokumenti historik të vitit 1936, konkretisht një mesazhi të koduar të një informatori italian drejtuar Ministrisë së Jashtme të Italisë, ku thuhej: “Pa dashur të alarmoj, më duhet të them se simpatitë shqiptare për ne do të shuhen së shpejti dhe vendin tonë do ta zënë hebrenjtë”.