Transporti dhe trajtimi i të riut të lënduar në protestë në Itali u mundësuan nga shteti

Në lidhje me pretendimet se trajtimi i të riut që u lëndua në protestë në një spital në Itali u sigurua nga familja dhe miq të tij, qeveria sqaron se transporti i tij me avion mjekësor dhe mbulimi i shpenzimit janë mundësuar nga shteti.

Kryeministri Edi Rama është angazhuar personalisht për mundësimin e trajtimit të specializuar të të riut në një prej klinikave më të njohura në Romë.