Në një takim të frytshëm me zv/ Drejtoren Ekzekutive të UN Women znj. Åsa Regnér, ku diskutuam mbi hapat që ka bërë Shqipëria për zbutjen e hendekut gjinor dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.
Nëpërmjet mekanizmit të buxhetimit gjinor, që përcakton mbështetjen financiare të programeve për fuqizimin e grave dhe vajzave, jemi të angazhuar t’i përgjigjemi sfidave të barazisë gjinore të ravijëzuara dhe në Strategjinë Kombëtare të Barazisë Gjinore 2030, plotësisht në përputhje me direktivat e BE dhe konventat ndërkombëtare.