Nënshkruam sot marrëveshjen e bashkëpunimit me UNDP-në dhe u angazhuam bashkërisht për:
– Zbatimin e metodologjisë LOD në skemën e granteve të #AKR-së për financimin e projekt-propozimeve rinore, duke afruar një nga praktikat e suksesshme te programeve te financuar nga #BE për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile.
– Rritjen e kapaciteteve 💪të Agjencisë Kombëtare të Rinisë për të mbështetur dhe promovuar të drejtat e të rinjve, ndërveprimin dhe aktivizimin rinor, edukimin joformal, inovacionin, sipërmarrjen dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Falenderojmë UNDP-në për mbështetjen.