Zhvillohen konsultimet diplomatike të radhës midis Ministrive të Punëve të Jashme të Shqipërisë dhe Shtetit të Katarit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Zhvillohen konsultimet diplomatike të radhës midis Ministrive të Punëve të Jashme të Shqipërisë dhe Shtetit të Katarit

Në datën 3 mars 2021, u zhvilluan në Tiranë konsultimet diplomatike midis Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Shtetit të Katarit.

Ky takim përkon edhe me vitin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Delegacionet u kryesuan nga Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive të Jashtme, z. Armand Skapi për palën shqiptare dhe Dr. Ahmad Bin Hassen Al-Hammadi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shtetit të Katarit.

Në qendër të konsultimeve diplomatike ishin shkëmbimi i pikëpamjeve mbi ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëpunimit dypalësh. Në vijim u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, fokusuar tek bashkëpunimi ekonomik, rritja e investimeve të Katarit në Shqipëri, bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës, etj.

Një tjetër çështje që u trajtua gjatë këtyre konsultimeve ishte bashkëpunimi shumepalesh dhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, në kuadër edhe të marrjes nga Shqipëria të statusit të anëtarit jo të përhershëm në KS të OKB-së.

Gjatë këtyre konsultimeve të dyja palët shkëmbyen mendime mbi situatën në rajonet respektive, në dritën e zhvillimeve më të fundit.

Delegacioni nga Katari u prit në një takim kortezie edhe nga Zëvendësministra, znj. Megi Fino.

Previous Dita Botërore e Dëgjimit, Manastirliu nga QSUT: Kryhen 20 implante kokleare, financim 100% nga shteti për procedurën e kushtueshme.

Leave Your Comment