Hapja e Fondit të Teatrit për të Rinj është një tjetër nismë e Ministrisë së Kulturës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Hapja e Fondit të Teatrit për të Rinj është një tjetër nismë e Ministrisë së Kulturës

Ministria e Kulturës vë në dispozicion të kësaj nisme një shumë prej 10 milionë lekë të reja, me vullnetin për t’i riparë buxhetet, në varësi të prurjeve dhe nevojave që do të paraqiten gjatë këtij procesi.

Pas mbështetjes së letrarëve dhe kompozitorëve të rinj, përmes Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të mbështeten regjisorët e rinj deri në 35 vjeç, ndërkohë që edhe komponentët e tjerë, aktrimi, skenografia, kostumografia e muzika do të realizohen po ashtu nga artistë të kesaj moshe.

Risia e kësaj nisme, e cila dikur identifikohej me “Festivalin e Regjisorëve të Rinj”, është bashkëpunimi me teatrot e qyteteve të tjera: Shkodër, Korçë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan.

Po sot u rikonfirmua Pakti për Universitetin, duke firmosur marrëveshjen mes Ministrisë së Kulturës, Fakultetit të Artit Skenik dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”, për të hapur dyert e institucioneve gjithnjë e më shumë për artistët e rinj.

Previous Takim produktiv me Drejtoren e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, znj. Diana Leka.

Leave Your Comment