Tragjas, një tjetër pikë moderne grumbullimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Tragjas, një tjetër pikë moderne grumbullimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore

Herberti, një vlonjat i kthyer nga emigrimi për të investuar kursimet e tij në atdhe, është një tjetër shembull suksesi se si me punë e me dëshirë mund jo vetëm të fitosh më shumë se në emigrim, por dhe të krijosh ekonomi për zonën.

Kryeministri Rama bashkë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca u ndalën në këtë dallëndyshe të parë në Tragjas të Vlorës, ku së shpejti falë mbështetjes nga programi IPARD II, Herberti do të ndërtojë dhe një pikë grumbullimi për punimin dhe tregëtimin e produkteve bujqësore.

“Herberti, i kthyer nga emigrimi, punonte në Itali dhe në Spanjë në shërbimet “food service”, vjen në Tragjas dhe investon në zonë me serën e tij. Këtu ka një hapësirë që do të shndërrohet në një qendër grumbullimi dhe përpunimi. Është kontraktuar nga programi IPARD për të gjithë investimin e do t’i shërbejë pastaj dhe prodhimit të vetë në serë dhe të tjerëve”, – u shpreh ministrja Krifca.

Ky investim do të ndikojë në zhvillimin e kompanisë dhe të gjithë zonës ku do të realizohet projekti, pasi do të bëjë të mundur rritjen e shkallës së punësimit dhe rrjedhimisht rritjen e të ardhurave të familjeve të zonës.

Investimet në këtë zonë, si në rrugë lidhëse ashtu dhe në kanale vaditëse e kanë bërë më të lehtë zhvillimin bujqësor të zonës.

Herberti aktualisht prodhimin e tij e eksporton në Europë dhe në Ballkan ndërsa synimi i tij pas përfundimit të investimit është diversifikimi i aktiviteteve bujqësore dhe krijimi i një hovi të ri ekonomik për zonën dhe familjet që jetën e kanë të lidhur me tokën.

Previous Transformimi i lagjes Kume drejt përfundimit

Leave Your Comment