Mbahet forumi i 7 i Nismës Adriatiko-Joniane NAJ/EUSAIR në Tiranë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Mbahet forumi i 7 i Nismës Adriatiko-Joniane NAJ/EUSAIR në Tiranë

Forumi vjetor i Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ)/ Strategjia e Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), zhvilluar më 16 – 18 maj 2022, Tiranë, shënon ngjarjen kulmore të Presidencës shqiptare, 1 qershori 2021-31 maj 2022.

Në Forum morën pjesë delegacionet nga 10 vendet anëtare të NAJ/EUSAIR, si dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, Sekretariati i NAJ, Universitetet, Dhomat e Tregtisë, shoqëria civile, organizata rinore, etj.

Në Fjalën e hapjes Zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, në emër të Presidencës shqiptare theksoi se ky aktivitet konfirmon edhe një herë rolin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë. Shqipëria merr për herë të parë Presidencën e EUSAIR, ndërsa ka përmbyllur me sukses kryesimin e OSBE dhe tashmë është anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më tej, Zv. Ministrja Fino u shpreh se bashkëpunimi rajonal është thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve anëtare të Nismës NAJ dhe Strategjisë së BE-së EUSAIR.

Znj. Fino nënvizoi se stimujt dhe veprimet e Presidencës shqiptare synuan thellimin e bashkëpunimit brenda komunitetit NAJ/EUSAIR për të gjetur zgjidhje të përbashkëta dhe për të trajtuar në mënyrë adekuate pasojat ekonomike dhe sociale me të cilat po ndeshemi. Si një vend i Adriatikut dhe Jonit, Shqipëria iu përkushtua njohjes dhe rizbulimit të vlerave unifikuese që dy brigjet kanë krijuar dhe ruajtur në shekuj.

Gjithashtu, Presidenca shqiptare përshëndeti zyrtarizimin e anëtarësimit të San Marinos në EUSAIR.

Zgjerimi i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor përbën një investim strategjik për paqen, demokracinë, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka qenë një prioritet i Presidencës shqiptare dhe mbështetja për marrjen e datës së Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda Presidencës franceze, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe marrja e statusit kandidat për Bosnjën dhe Hercegovinën, është shënuar edhe në Deklaratën e Tiranës që sapo u aprovua.

Rinia ka qenë prioriteti parësor i Presidencës shqiptare, prioritet i cili koincidon me Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinise për vitin 2022, si dhe me 2022 – viti Evropian i Rinisë. Gjatë presidencës sonë ne filluam dhe kemi bërë hapa të qenësishëm për formimin e Këshillit Rinor të EUSAIR.

Presidenca shqiptare ka inicuar rishikimin e strategjise EUSAIR, mbas 8 vitesh të aprovimit të saj, duke besuar se rishikimi i Planit të Veprimit të EUSAIR do ta sjellë strategjinë më afër projekteve konkrete dhe më afër nevojave të qytetarëve të rajonin Adriatiko-Jonian.

Rezultatet konkrete gjatë Presidencës shqiptare u arritën nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të përcaktuara në kalendarin e Presidencës, të cilat përfshijnë organizimin e konferencave, panaireve, tryezave të rrumbullakëta, si dhe takimeve në kuadër të sektorëve të mbështetur nga Strategjia EUSAIR, aktivitete të cilat përfshinë Parlamentet e rajonit, rininë, universitetet, dhomat e tregtisë, shoqëria civile, etj.

Presidenca e ardhshme e NAJ/EUSAIR i kalon Bosnjës dhe Hercegovinës.

Previous Kumbaro: Në gatishmëri të plotë për sezonin veror të turizmit! Këtë vit baret e plazheve me leje të posaçme të Këshillit Kombëtar të Territorit

Leave Your Comment