Aksi Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një tjetër vepër e rëndësishme drejt realizimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Aksi Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një tjetër vepër e rëndësishme drejt realizimit

Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, janë realizuar deri më tani 40% e punimeve.

Aksi që do të jetë i shpejtësisë së lartë, duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa parashikohen edhe një sërë veprash të tjera, mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot ecurinë e punimeve në këtë aks, i shoqëruar nga Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

“ Këtu jemi në gjurmën e Thumanë- Kasharit e pjesës koncensionare, pjesa e parë ku punohet për korridorin Blu dhe punimet kanë ecur shumë mirë. Siç e shikoni, kantieri është plotësisht i angazhuar dhe bëhet fjalë për 40 % të punimeve që tashmë janë të dorëzuara. Gjurma e rrugës është rreth 21 km, ndërkohë që rrugët paralele që ndërtohen, pasi siç e kemi thënë që në fillim, ne ndërtojmë rrugë paralele për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin autostradën e shpejtësisë ku shpejtësia arrin deri në 140 kilometra në orë, por që sigurisht është me pagesë ose rrugët paralele që do të jenë të kategorisë të superstradave që do të jenë pa pagesë. Pra, gjithë Korridori Blu shoqërohet nga rrugët paralele për t’i dhënë alternativë zgjedhjeje qytetarëve.

Rruga paralele është 16 km. Këtu kemi një autostradë, e cila përmbush të gjitha kushtet dhe parametrat që tashmë ne i ndërtojmë këto autostrada, është 2 x 2 korsi plus 2 korsitë e emergjencës. Korsitë normale janë 3.75 metra secila. Vetëm ky projekt, pra projekti i Thumanë – Kasharit do të ketë 11 ura, 12 nënkalime dhe sigurisht ka edhe 2 pjesë të lidhjes së nënkalimeve me disnivel. Procesi më i rëndësishëm për ne është lidhja e Rinasit, e cila do të bashkërendohet me bypass-in e Tiranës.” – shpjegoi Zv/kryeministrja Balluku, teksa shtoi se po punohet që brenda 12 muajsh të jetë totalisht e dorëzuar si rrugë.

Previous Manastirliu inspekton fazën e dytë të punimeve në Spitalin Pediatrik: Gati edhe dy projekte të reja në QSUT