Asistenca financiare e BE, Ministrja Xhaçka: Rregullat e reja, thelbësore për përballimin e sfidave të reja që sjell procesi i negociatave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Asistenca financiare e BE, Ministrja Xhaçka: Rregullat e reja, thelbësore për përballimin e sfidave të reja që sjell procesi i negociatave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Kuvend, foli për miratimin e Marrëveshjes Financiare në Kuadër të Partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian.

Ministrja Xhaçka theksoi se miratimi i kësaj marrëveshjeje do të rrisë efektivitetin në përdorimin e fondeve të BE-së, për të mbështetur zbatimin e reformave në fusha të ndryshme.

“IPA do të promovojë vlerat e përbashkëta evropiane, do të nxisë reformat për modernizimin e shoqërisë dhe ekonomisë, do të vazhdojë të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike nga Covid-19, e gjithashtu do të mbështesë procesin e përafrimit me rregullat dhe standardet e BE-së”, tha ajo.

Sipas kryediplomates Xhaçka, qeveria shqiptare ka marrë një sërë vendimesh që lehtësojnë zbatimin e projekteve me fonde IPA, vendime të cilat do të mundësojnë që të përmirësohet përthithja e fondeve nga përfituesit potencialë shqiptarë.

“Kjo etapë e re në të cilën ka hyrë procesi ynë i integrimit shoqërohet më një instrument të përforcuar të asistencës financiare të BE, që do të na ndihmojë më mirë në përballimin e sfidave të reja të procesit. Sepse sfida do të ketë dhe do të jenë sfida jo të lehta. Por i kemi të gjithë mundësitë që t’i përballojmë këto sfida me sukses, duke synuar madje, të rikuperojmë kohën e humbur”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Miratimi nga Kuvendi i rregullave të reja të funksionimit të asistencës financiare të BE, nëpërmjet Instrumentit të Para-Aderimit 3, vjen pak javë pas hapjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Previous Nis nga shkolla “Lasgush Poradeci” në Tiranë fushata për kursimin e energjisë

Leave Your Comment