Asnjë humbje jete në strukturat spitalore nga të lënduarit e protestës
Në lidhje me informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale sipas të cilit dy studentë ndodhen në intubim dhe një person ka humbur jetën si pasojë e protestës, Agjencia për Media dhe Informim sqaron opinionin publik se këto pretendime janë të pavërteta.
Asgjë qytetar nuk ka humbur jetën dhe asnjë student nuk është shtruar në intubim.
Strukturat spitalore kanë ofruar përkujdesje maksimale për çdo të lënduar.