Bashkëbisedim me pensionistë për Paketën e Rezistencës Sociale - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bashkëbisedim me pensionistë për Paketën e Rezistencës Sociale

Mirëdita të gjithë!
Faleminderit që erdhët sot!
Gëzuar Ditën e Verës!

Këtu jemi me një grup, që unë kam ftuar praktikisht pasi janë pensionistë, të kategorive të ndryshe padyshim, ashtu siç dhe kryeministri i përmendi dhe që preken nga paketa që Delina, Ministria e Financave, kolegia ime do t’ju shpjegoj pak më pas, por unë do ndalem tek energjia dhe tek transporti. Tek ato që kryeministri, dy çështje shumë të rëndësishme që kryeministri u ndal, por do mundohem që ti bëj pak më konkrete pasi kam marrë faturat nga ju. Nuk do lexoj emrat, sepse edhe faturat janë private dhe secili shpenzimet i di vetë sesi ja mban xhepi, megjithatë janë konkrete, janë fatura që unë i zgjodha pasi pashë se kush erdhi sot në këtë takim. Do ti referohem vetëm tre prej tyre që mos ta zgjasim shumë, por me shifra që ti kuptoni.

Këtu kam një faturë e cila ka një konsum prej 261 kilovatorësh, pra, një konsum të ulët. Kemi një nga miqtë tanë këtu i cili është kursimtar dhe me TVSH kjo faturë shkon 35 mijë lekë ose 3588 lekë të reja, që ti referohemi kështu, bashkë me TVSH-në. Ndërkohë, ju duhet të shikoni sesi kjo faturë e muajit janar, vlera në faturë është 35 mijë e 880 lekë, ndërkohë që vlera e faturës, po të ishte në treg të lirë, pra nëse do të aplikonim atë çmim me të cilin ne e blejmë energjinë, sepse ju paguani vetëm 9.5 për çdo kilovatorë dhe ky është një çmim që ka ngrirë prej vitesh tashmë, kështu që nëse do të aplikonim atë çmimin që kryeministri tha, pra atë që ne e blejmë në import që arrijnë deri në 61 lekë për kilovatorë, atë herë fatura do të ishte për ju 13 564 lekë, ose 130 mijë lekë. Diferenca midis asaj që ju keni paguar dhe asaj që ka mbuluar shteti është 99 mijë lekë ose 9975 lekë të reja. Kjo është njëra nga faturat.

Do të vazhdoj me një faturë tjetër ku është prapë një nga ju, me konsum më të lartë, sigurisht mund të jenë familje më e madhe, mund të ketë edhe fëmijë të cilët mund të jenë të punësuar. Këtu kemi një konsum 1125 kilovatorë dhe fatura totale e muajit, bashkë me TVSH-në, ka shkuar 12 925 ose 120 mijë lekë. Nëse në këtë faturë ne do të kishim aplikuar çmimin me të cilin blejmë, ose mishelën siç e quajmë ne, çfarë prodhon kaskada, çfarë prodhojmë në vend, plus çmimin e importit, kjo faturë do ishte 490 mijë lekë, pra diferenca midis çfarë është paguar nga familja, me atë çfarë ka mbuluar shteti janë 36 944 ose 360 mijë e 944 mijë lekë, siç ne shprehemi me lekë të vjetra.
Fatura e tretë. Një faturë me konsum mesatar që është 522 kilovatorë, muajin e ka mbyllur, bashkë me TVSH-në me 60 mijë lekë ose 6050 lekë të reja. Në rast se ne do aplikonim çmimin me kilovatorët e paguar nga mishela e kaskadës dhe e importit që arrijnë deri në 61 lekë, kjo faturë duhet të shkonte në 230 mijë lekë dhe diferenca që do paguhej nga shteti, dhe është paguar pra nga shteti, është 170 mijë lekë.

Unë zgjodha tre fatura me tipologji të ndryshme. Një faturë me pak kilovatorë, një faturë më shumë kilovatorë për shkak të një familje më të madhe dhe një faturë me konsum të mesëm. Që të treja këto fatura, ju e dëgjuat dhe kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm ta bëjmë më konkrete që të kuptoni sesa kompensohet çdo faturë e energjisë elektrike. Dhe siç e tha kryeministri nuk kompensohet tani që nisi lufta, ne kemi vendosur ta bëjmë këtë prej vitesh. Çmimi 9.5 për abonentin familjar, 14 për bizneset e vogla, si dhe një çmim që kemi vendosur ta ngrimë për momentin për të gjithë ato biznese më të mëdha të lidhura në tensionin e mesëm, ka prej kohësh që janë kthyer në një mburojë sociale në Republikën e Shqipërisë dhe që ofrohet nga Qeveria Rama.

Megjithatë, në këto ditë kur ne po flasim, kur, siç kryeministri e tha, një vit më parë, në muajin mars ne blinim energji me 52 euro për megavatorë, ndërkohë që sot blihet energji me 550 euro për megavatorë, pra 10-fish i rritur. Ndërkohë që çmimi nuk ka ndryshuar, ju vazhdoni dhe paguani të njëjtat fatura.Unë do ti referohem për një moment, pasi është edhe një tjetër çështje që ju prek juve si grup, pra pensionistët, që gëzoni shëndet të plotë, që lëvizni çdo ditë, që ndihmoni fëmijët tuaj për të rritur nipërit dhe mbesat, që ndoshta si keni fëmijët këtu fare dhe ju duhet që ti dilni zot vetes për të bërë pazaret, për të qarkulluar, për të lëvizur, për gjithçka, për të shkuar nën Violeta tek doktori, ju përdorni transportin urban. Ju nuk keni automjete, nuk keni ndoshta dikë që t’ju ndihmojë për transportin, ndaj ju jeni nga përdoruesit më të mëdhenj të transportit urban dhe ju duhet të dini që në Paketën e Rezistencës ne kemi vendosur që të kompensojmë të gjitha ndërmarrjet, të gjitha kompanitë, të cilat ofrojnë transportin urban dhe transportin ndërqytetas, pra edhe nga njëri qytet në tjetrin, me 100 lekë për litër. Duke i kompensuar kështu nevojën që ata kanë shprehur për të rritur biletën.Biletat në Republikën e Shqipërisë do të mbajnë të njëjtin nivel, ne nuk do të lejojmë që askush nga kompanitë të reflektojë rritje bilete pasi të gjitha kompanitë do të kompensohen me 100 lekë për litër nafte që ju të keni të njëjtën biletë siç keni dhe sot.

Kështu që këto janë të gjitha masat që ne kemi marrë dhe ne, siç kryeministri shumë qartë e tha, ne nisemi fillimisht nga target grupet që janë më vunerabël dhe që janë më të ekspozuar dhe më në nevojë. Dhe ju bëni pjesë në këto grupe. Ne as kemi reshtur dhe as do reshtim që të kujdesemi për pensionistët, për nënat kryefamiljare, për ata njerëz të cilët marrin rrogën minimale e cila padyshim është rritur vitet e fundit dhe do vazhdoj të rritet dhe siç ne po e shikojmë, pra edhe dje në takimet që janë bërë, ka filluar që ndërmarrjet të kenë punonjës në brezin nga 300 deri në 400 mijë lekë në numra të konsiderueshëm, që tregon që rroga minimale do vij drejt rritjes dhe ne do të mbajmë atë premtim që kemi bërë, për rritjen e kësaj page minimale.

Por, për t’ju informuar dhe për të qenë të gjithë më të vetëdijshëm se çfarë po ndodh, situata sot nuk ka të bëjë vetëm me çmimet e tregut. Padyshim jemi të ekspozuar përsa i përket çmimit të energjisë elektrike të cilin ne kemi marrë përsipër që ta mbulojmë dhe mos t’ju lejojmë juve që t’ju preken financat. Ashtu kemi bërë edhe me iniciativa të tjera që Delina do t’ju thotë përsa i përket shportës dhe çmimeve që janë rritur kohët e fundit, megjithatë duhet të kemi parasysh që sot ne jemi të rrezikuar ndaj një risku shumë të madh, mungesës së sasive energjetike në treg, qofshin këto të energjisë elektrike dhe qofshin këto të naftës dhe të gazit të cilat ndikojnë praktikisht energjinë elektrike.

Energjia elektrike prodhohet në të gjitha tregjet botërore dhe hidhet në treg për t’u konsumuar pavarësisht se ku prodhohet dhe pavarësisht se ku tregtohet. Është një kosh i madh virtual ku hidhen sasi energjetike të cilat blihen nga kompanitë e shpërndarjes në të gjithë Europën dhe në të gjithë botën. Shumica e këtyre sasive energjetike prodhohen nga termocentralet që vijnë nga nafta dhe gazi kështu që çmimi i rritur i naftës dhe i gazit, për shkak të luftës në Ukrainë, sjell edhe rritjen e menjëhershme të çmimeve energjetike. Por çfarë sjell tjetër? Sjell kufizimin e volumeve dhe kufizimi i volumeve është ai të cilit ne i trembemi sot dhe po mundohemi të marrim të gjitha masat që të mos kthehemi as në kohën e gjeneratorëve kur vetëm zhurma apo kosto që mbante çdo familje për tu furnizuar me energji elektrike në 2007-ën, 2006-ën, 2011 deri në 2013-ën, gjeneratori ishte pjesë e jetës dhe as të kemi probleme të tjera të cilat mund të lidhen me mungesën e volumeve të naftës në Republikën e Shqipërisë.

Ne kemi filluar që të punojmë për këtë. Kemi marrë kontaktet e duhura me vendet të cilat mund të na mbështesin në të ardhmen pasi sot shumica e vendeve europiane kanë nxjerrë një bllok të eksporteve. Si Gjermania, ashtu dhe vende të tjera, nuk lejojnë më eksportimin e naftës apo të gazit duke mbajtur rezervat për veten e tyre. Siç ju e keni ndjekur dhe në ditët e fundit, ne kemi marrë masat që të gjithë tregtarët e naftës dhe të gazit në Republikën e Shqipërisë të kenë faktike rezervat e naftës e gazit të cilat detyrohen që të mbahen në gjendje emergjence, siç është kjo që ndodhemi tani. Kështu që ne po marrim të gjitha masat për ti dalë përpara të keqes.

Megjithatë, ajo çfarë na duhet në kohë të vështira, na duhet që ti qëndrojmë pranë njëri tjetrit dhe mbi të gjitha na duhet mirëkuptimi juaj. Ndaj dhe ne kemi ndërmarrë këto takime për t’ju sqaruar dhe për t’ju bërë ju që të kuptoni se në cilën situatë jemi, si po e zgjidhim atë, si po mundohemi t’ju mbështesim dhe çfarë do bëjmë në të ardhmen nëse kjo situatë do përkeqësohet.

Previous Paketa e Rezistencës Sociale forcon mburojën e çmimit të energjisë – takim me përfaqësues të bizneseve

Leave Your Comment