Berat, projektet e fazës së dytë të Rilindjes Urbane, për rehabilitimin e zonave me vlerë të veçantë historike. - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Berat, projektet e fazës së dytë të Rilindjes Urbane, për rehabilitimin e zonave me vlerë të veçantë historike.

Një sërë projektesh të rëndësishme, pjesë e fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane po rigjallërojnë vlerat historike të qytetit dhe rikthejnë vëmendjen tek monumentet e kulturës si një fenomen i rëndësisë së veçantë për qytetin e Beratit. Një ndër to është projekti i madh i rikualifikimit urban të krejt hapësirës me një vlerë të veçantë historike dhe turistike rreth Muzeut Etnografik, përgjatë rrugës tradicionale “Mihal Komneno”, “Mangalemit”, sheshit të “Selamllëkut” bashkë edhe me zonën ku ndodhet kompleksi fetar me Xhaminë Mbret dhe Teqenë e Helvetive

Gjatë vizitës së tij në Berat, Kryeministri Rama u shoqërua nga kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, për të parë nga afër ecurinë e këtyre investimeve me impakt të madh për jetën dhe ekonominë e qytetit.

Falë investimeve në qytet, një pjesë e mirë e shtëpive të vjetra kanë filluar të restaurohen nga pronarët me synim kthimin e tyre në qendra të ofrimit të shërbimit për turistët. “Këtu ka përfunduar studimi arkeologjik i zonës, para se të fillojnë punimet. Presim dhe miratimin e fundit dhe fillojmë pasivisht rehabilitimin e gjithë zonës dhe bëhet shkrirja me gjithë pjesën mesjetare të qytetit. Kjo do jetë një ndryshim për gjithë qendrën e beratit. Gjithë shkrirja me pjesën e Mangalemit e bën këtë zonë më të akeseushme për turistët, por dhe gjithë bizneset , do ketë një impakt të jashtëzakonshëm”, – u shpreh Kryetari i Bashkisë Demo.

Kryeministri Rama vuri në dukje nevojën për kurimin e detajeve në gjithë zonat e prekura nga projektet transformuese. “Këtu ka nevojë për disa ndërhyrje shumë elegante që të bëhet një zonë ku në mbrëmje të ketë njerëz. Kjo e bën Mangalemin lart që të jetë si koka e nuses në një fustan dasme”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Investimet në qytet kanë nxjerrë në pah, jo vetëm vlerat historike të qytetit, por kanë rritur edhe interesin e investitorëve për zonën. “Gjithë logjistika në zonat e vjetra të qytetit ka qenë problematike. Çdo zonë që është prekur tani e ka infrastrukturën nën tokë. Të njëjtën gjë po bëjmë dhe me zonat e tjera tani. Pozitive nga këto ndërhyrje është që i ka dhënë një impuls tjetër interesit nga sipërmarrësit”, – vijoi kryebashkiaku i Beratit.

Berati tanimë është kthyer në një motor të ekonomisë kombëtare falë ofertës turistike që ofron për vizitorët vendas e të huaj.

Previous Hapet Materniteti i ri i Beratit, Rama-Manastirliu: Premtim i mbajtur, materniteti i katërt në krye të 4 viteve

Leave Your Comment